31/10/07

Ditar, shenime

Blog-u personal eshte edhe njefare pasqyre e shpirtit tone, sidomos per ata me te ndjeshmit. Sot neve bejme blog per qindra arsye, secili sipas deshires apo qellimit te tij.
Ka raste qe mua me ndodh edhe ajo qe une e quaj; Merzitja ne blog, pra behet monotone. Shkoj ne shtrat per te fjetur me mendimin te heq dore nga interneti, e çfare ndodh? Te nesermen une s'kam asgje interesante per te rrefyer por dikush tjeter ka menduar per mua dhe une e vizitoj.
Rifilloj nga e para gjithçka. çeshtja eshte se vizitoret pretendojne. Ata duan te kenaqen kur hyjne ne faqet tona, perndryshe nuk kthehen prape.
Jo rralle, une e ndonje tjeter i kemi kenaqur vizitoret, e shume here te tjera i zhgenjejme. Eshte normale ! Ndonjehere pyes vetveten se kush je ti qe me lexon?! Disa prej jush i njoh, e shumicen s'e njoh.
Here pas here perpiqem te pushoj, te largohem nga kompjuteri sepse kjo do te me freskonte idete. Por, edhe kur shkoj ne plazh apo diku tjeter me pushime une e krijoj mundesine per te hyre ne web.
Do bej nje perpjekje tjeter per t'u shkeputur, qofte edhe per pak jave nga blog-u.

Po jetoj dite te qeta. Jane nga ato dite ku nuk ndodh asgje, por kane lezet edhe ditet boshe.

P.S Ju ftoj per here te fundit te shkarkoni librin tim falas. Mos humbisni rastin e perfitoni nga bujaria ime. Lajmeroni edhe miqte tuaj po ta shihni te arsyeshme.
Bashkohu edhe ti me qindra lexuesit e ketij libri te ri.
Gjithashtu ndonje dashamires i librit tradicional mund ta gjej te libraria online.
Per mua nuk ka asnje ndryshim, nese zgjidhni librin eletronik apo ate ne leter/karte.
Kryesorja per mua si autor eshte qe ju te kenaqeni! Ne qe mirembajme blog-e jemi te gjithe djem e vajza bujare, shkruajme e krijojme dite e nate qe te kenaqim vizitoret tane me çdo kusht.
Ne jemi me dhjetera, qindra blogera/blogista dhe meritojme te degjojme nje fjale te mire me ne fund, edhe nga juve vizitoret me te heshtur.
Mirupafshim
E. Selmani

6 commenti:

edrus ha detto...

Ore, se mos hikësh me gjithmënd ti?
S'ka më shumë se dy javë leje :)
Apo meqë është Nëntori i festave dhe do të shkosh të shullëhesh me mishëra të pjekura ti ;)

Erisel ha detto...

Edi, e ku do mbytem pa blog? Une vdes per nje çike blog.:)
Ne fakt 2-3 jave pushim do me benin mire per te qetesuar shpirtin dhe kthjelluar idete.
Ketu ne blog vizitoret kerkojne gjera te papara:))

P.S Edi ,i ndoqa keshillat e tua edhe kesaj here ( mos u qaj prej meje). Bera paqe me Ate personin dhe i kerkova falje.Duhet kurajo edhe per te pranuar gabimet, apo jo?
Une do e respektoj Paqen, pjesa tjeter nuk varet prej meje.
Ciao

eni ha detto...

Erion mos e vrit mendjen shume!ne shkruajme se pari per qejfin tone! flm shume per kopjen e librit dhe me beso se kam qen shume e zene per te lexuar .por do te kthehem se shpejti me komente.kalofsh mire!

Erisel ha detto...

ok Eni. ne fakt nuk e vras mendjen per vizitoret, por kam kaluar nje periudhe shume te rralle. Jam bere shume sentimental.

Gjithe fajin e ka nje email i Tmerrshem qe me erdhi. Nuk i meritoja ato fjale, megjithese mund te kem gabimet e mia.Nuk jam Shenjtor.
Ju pergjigja keq edhe une, por tani kemi bere Paqe, pra secili ne punen e tij.

Lexoje kur te duash librin.
Fundjave te kendshme!

eni ha detto...

Erion , ti mos e vrit mendjen hiç vella, turpin le ta mbaje ai qe te ka shkruar ate mesazh te pahijshem.te kritikosh eshte tjeter dhe t'e kesh qellim te caperlosh me fjale per qellime hedoniste egoje eshte tjeter.ti je i nderuar te thashe..mos e vrit hiç menjen dhe vazhdo te gatuash serish gjera kaq te mira:) ciao

Erisel ha detto...

Eni, ashtu po bej. Po i bej qejfin vetes me te ngrene e te pire.:))
Shpresoj te gjej pak peshk te fresket keto dite, per ate receten tende ose per nje tave peshku.