Krijimet e mia gjenden te publikuara edhe ne Amazon.com ose Amazon Europe.
Kliko ketu. Erion Selmani libra
Visualizzazione post con etichetta Te ndryshme. Mostra tutti i post
Visualizzazione post con etichetta Te ndryshme. Mostra tutti i post
15/01/14
19/05/12
Refuzime ndjenjash
E provove ne kurrizin tend kur ajo te tha "Jo". U merzite shume po ti
nuk u dorezove. Rifillove nga e para e perseri vajzat te thoshin "jo".
Tashme i lodhur t'i hoqe dore, se dihet s'kishe me force:-))
Pikerisht
kur u terhoqe, ato erdhen pothuajse vete, por kishin kaluar vite e ti
djale i mbare ishe rritur, kishe mesuar gjera te reja, e i qendroje
besnik strategjise tende... e cila me teper se taktike ishte thjesht
sjellja jote natyrale.
Ndodhi çudia e madhe !! Ato po te pranonin njera pas tjetres dhe u bere pak mendjemadh.:-):D Vetekuptohet.
Po ti
s'kishe kohe per te gjitha.. ndaj ashtu siç erdhen te gjitha bashke po
ashtu u detyrove ti largoje... pa perjashtim, thuajse pa meshire.Ndodhi çudia e madhe !! Ato po te pranonin njera pas tjetres dhe u bere pak mendjemadh.:-):D Vetekuptohet.
Kjo qe "hakmarrja" jote per vitet e tua te vetmise, te pritjes se gjate.... asokohe kur asnjera s'pati meshire per ty, per ndjenjat e tua.
Me vone ti fillove te perzgjedhesh e me nje ekuiliber thuajse te eger, perzgjodhe njeren, duke qene i detyruar edhe te refuzosh ndonjeren. Tek e fundit edhe vajzat qene te "etura" per te provuar Shijen e te qenit te refuzuara.... madje ato, disa prej tyre jane ende kurioze te degjojne "Jo" nga mashkulli.
Gjithçka qenka reciproke. Perfshi refuzimet.
http://erisel10.blogspot.com/
31/10/10
Tregim i ri / Fragment
Meqënëse tregimi i ri është pak i gjatë. Do ta sjell këtu pjesë-pjesë. Ja një fragment i shkurtër që përzgjova për ju.
Lexim të këndshëm!
Kështjella e të dashuruarve
nga Erion Selmani
p.s së shpejti tregimi i plotë. Le të shohim... ende s'jam gati.
Lexim të këndshëm!
Kështjella e të dashuruarve
-Ju shkruani edhe poezi dashurie.A mund të më thoni; Sa dashuri mund të përmbaj kjo kështjellë e vogël?- e kishte pyetur ajo gjatë drekës pa ua ndarë sytë duarve të tij kur ai prekte gotën e verës apo pirunin e thikën. “paska duart e buta si ai që shkruan, ose ai pianisti i orkestrës me gishta të hollë dhe të gjatë”. Ky ishte mendimi që e përshkoi ndërsa priste përgjigjen. Ajo kishte pasur gjithmonë dobësi thuajse mahnitje për duart e meshkujve.
-Nëse më lejoni do të thoshja se ky është i vetmi vend në botë ku mund të lexohet një poezi e gjallë. Natyra përreth, e pjesëtuar nga bedenat që fshehin disa pamje, ashtu siç fshehin njerëzit pjesët intime; rrugicat që duken e përdredhura si përdredhjet e mbase përkëdheljet e çifteve në shtrat.
Bukuria e fustanit tuaj të kuq që po e shoqëroni me buzëqeshjen, janë elementët më të çmuar për të krijuar vargje të panumërta, e të gjitha keto së bashku, janë i vetmi Koktej i parealizuar deri më sot nga të tjerët. Sepse ju jeni Princesha e cila keni misionin të krijoni një Oaz dashurie, në mes të gjithë kësaj bote, apo si ta quaj ndryshe: shkretëtirë e urrejtjes. Në mes të shkretëtirës së urrejtjes, zilisë, komploteve, hakmarjes e gjakderdhjes, persekutimit e dhunës, ju do të krijoni një oaz unikal.
Nuk them Eden, por si të them: Vetëm dy hapa larg kopshtit të Edenit, thënë ndryshe; pragun e parajsës. Atë parajsë që vetëm dashuria na jep me kënaqësinë e saj, apo me iluzionin se e kemi tejkaluar, kaluar kufirin, ndofta edhe kapërcyer ylberin.- poeti i ri as vetë s'kuptonte se ku i gjente fjalët.
Karolina s’kishte pasur guxim të bënte pyetje të tjera dhe sikur të donte të ndërronte bisedën urdhëronte kamerierin të sillte ëmbëlsirat.
nga Erion Selmani
p.s së shpejti tregimi i plotë. Le të shohim... ende s'jam gati.
30/07/09
Muaji i pushimeve
Te gjithe kemi nevoje per te pushuar.

Edhe ti vizitore besoj se je i lodhur nga puna, jeta e perditshme, madje edhe nga kompjuteri yt qe te ka lodhur syte dhe krijuar iluzione te panumerta.
Ne breg te detit per t'u qetesuar. Muaji gusht eshte i shumepritur per shume njerez, dhe une jam njeri prej tyre.
Ja pra, po afron periudha e pushimeve te veres. Te gjithe behemi pak "egoista" ne kete periudhe kur i kushtojme aq shume vemendje, diellit, detit e argetimeve te ndryshme.

Edhe ti vizitore besoj se je i lodhur nga puna, jeta e perditshme, madje edhe nga kompjuteri yt qe te ka lodhur syte dhe krijuar iluzione te panumerta.
Perballe kompjuterit gjithçka duket e kapshme, e lehte, krejt ndryshe nga ajo qe shihet e ndodh ne rruget e vendbanimit tuaj.
Ok miq! Edhe une po shkoj ne plazh. Nuk do te jete nje udhetim spektakolar tejpertej Mesdheut siç mund te dyshoj ndonjeri :-)) Jo, nuk eshte aspak keshtu.Po gjithsesi jam i bindur qe kam bere zgjedhjen me te bukur.
Kalofshi mire pushimet e veres!
Mirupafshim!
07/07/09
Si te shkruajme shpallje te suksesshme
A ju ka ndodhur të publikoni njoftime/lajmërime por, pa arritur rezultatet që dëshironi ?
Atëherë lexoni disa këshilla që nuk janë rregulla, por veçse pikëpamje/sygjerime të cilat ka te ngjare qe mund t’ju shërbejnë.
Titulli i lajmërimit ka rëndësi të veçantë dhe duhet të tërheqi vëmendjen e personit të interesuar. Shkruani në titull fjalën kryesore të sendit, objektit që shisni ose blini etj.
Mos shkruani tituj ose tekste me gërma kapitale; për shembull SHTEPIA, pasi është mungesë etike. Teksti juaj nuk duhet te jetë shumë i gjatë, (pasi ka rrezik që mos ta lexoj askush) por sintetik dhe i qartë.
Vendosni edhe njè foto të shtepisë, hotelit, makinës etj që jepni me qera ose shisni, pasi fotografia e shton mundësinë e suksesit.
Pra, përgatituni mirë përpara se të publikoni ofertën apo kërkesën tuaj.
Zgjidh rubrikën e duhur.
Trego qartë qytetin ose fshatin ku ndodhet objekti apo ju vetë.
Nëse jeni Firmë/Agjensi atëherë prezantohuni qartë përballë klientit tuaj.
Statistikat thonë se lajmërimet e shoqeruara me një numër telefoni kanë më tepër sukses, pasi të interesuarit ju kontaktojnë më shpejtësisht.
Mos harroni të zgjidhni një titull interesant.
Ka raste që edhe një shpallje/lajmërim mund t’ju ndryshoj ose përmirësoj jetën.
Natyrisht nevojitet edhe pak fat për të arritur suksesin.
Suksese !
E.Selmani

21/10/08
Si kenaqen femrat

Kohë më parë diskutova me miqtë nëpër forume në lidhje me kënaqësinë e femrave.
Pas shumë replikash arritëm njëfarë konkluzioni Jo shkencor! Më tepër sesa konkluzion është vetëm opinion.
Tregohu xhentil!Bëji komplimente!
Tregohu Bujar, jepi dhurata!Respektoje!
Jepi kohë kur ajo nuk është gati për marrëdhënieThuaj fjalë të ëmbla!
Përkëdhele femrën, Admiroje, Dashuroje,
Mos harro ti blesh herë pas here lule .
Eshtë shumë e thjeshtë, mjafton të keni dëshirën e mirë për ta kenaqur të dashurën tuaj.:)
12/10/08
Shtëpia e librit
Edhe pse jeta jonë është e tejmbushur me Google, Msn etj, dashamirësit e librit janë ende të shumtë.
Më në fund edhe unë kam gjetur librarinë time online. Kam ngelur mjaft i kënaqur nga shërbimi dhe mirësjellja e drejtuesve të librarisë "Shtëpia e librit". Porosita disa libra atje dhe më erdhën me postë. Ata janë shumë të përpiktë në punën e tyre.
Ky website është një mundësi e mirë sidomos për ne që jetojmë jashtë shtetit, për të lexuar letërsi shqiptare dhe të huaj. Shume nga kryeveprat e letërsisë mund t'i gjeni atje. Ndërkohë që edhe Blogu i librarisë ka recensione dhe lajme interesante nga bota letrare.
Në qoftë se jeni në kërkim të librave në gjuhën shqipe, atëherë klikoni këtu te Shtepia e librit.

Gjthçka është kalimtare, veç librat janë të përjetshëm.
18/05/08
Gruaja ne ankand

Historia e njerëzimit është e mbushur me tradhëti të panumërta. Gjithashtu të shumëllojshme dhe të panumërta janë teknikat e hakmarrjes.
Ndoshta imagjinonte një hakmarrje të rrallë Paul Osbon kur publikoj lajmërimin te eBay.
" Shes gruan time 24 vjeçe atij që bën ofertën më të mirë". Ka arritur çmimin 500 sterlina, por ka rënë në sy të administratorëve ebay, të cilët kanë lajmëruar policinë për këtë shitje të paligjshme.
Bashkëshortja e tradhëtonte burrin me punëdhenësin e saj. Pas disa dyshimesh Pauli ka bërë kontrolle në postën eletronike të gruas ku gjeti email të ndryshme me fjalor që mund të përdoret vetëm midis dy personash të dashuruar.
Ndodh edhe kështu në ditët tona kur përditë jemi të spiunuar nga telekamerat, apo na shkatërrojnë imazhin me fallsifikime e-mail etj,. Po sikur ato e-mail ti ketë krijuar vetë burri për të hequr qafe gruan e tij?!
Në qoftë se gruaja tradhëtonte vërtetë, sigurisht që ai ka zgjedhur rrugën më të habitshme, më të paligjshme por, mbase edhe atë më të tmerrshmen. Njerëzit nuk shiten...
25/01/08
Kohe me pare nje grua braziliane denoncoi burrin per mungese kenaqesie ne shtrat. Per shkak te paaftesise se tij seksuale, bashkeshorti perfundoj ne gjykate. Lajmin e publikova edhe ne Forum ku ngjalli diskutime.
Keto jane gjera te njohura ne jeten bashkeshortore, pasi dihet qe nuk eshte aq e thjeshte te kenaqesh femrat, sidomos pas disa viteve martese kur deshira dobesohet...
Ka ardhur momenti te meditojme pak. Mos valle ne rastin kur Ajo/Ai kenaqen shume gjate dashurise kane te drejten te denoncojne partnerin per kenaqesi te tepruar?! ;)
Po sikur kenaqesia e madhe te shnderrohet ne vuajtje per ndonjerin? ;)

21/01/08
Izolimi turistik 2
PJESEN E PARE DO E GJENI ME POSHTEMoti u permiresua pak dhe dola vetem rreth e rrotull kampit. Doja te shihja çdo kend dhe te gjithe personat. Disa prej atyre pak pushues kishin dale te pragu i shtepive dhe fillova te buzeqesh e pershendes te gjithe. Doja te shihja se çfare do te ndodhte. Te gjithe me pershendeten me edukate e ne te njejten kohe ftohtesisht, siç bejne pergjithesisht evropianet veri-perendimore.
Shkova te porti i liqenit dhe s'pashe kembe njeriu. Shetita anes liqenit dhe hasa dy femra ne shetitje me qente e tyre te dashur.

Hyra tek klubi i portit per te pire kafe, dhe u informova per nje salle vallezimi prane nesh, pasi doja te vallezoja me çdo kusht. Ne mbremje shkuam per vallezim. Muzika ishte me teper per mosha te thyera e aspak per te rinj. Dukeshim si dy qyqar midis dhjetera te moshuarve. Na shihnin te gjithe pa u kuptuar mire se çka donin prej nesh. Dy-tre burra pleq i kishin ngulur syte bjondes time. E ftova per vallezim bjonden time por ajo refuzoj. Me pas shkova ne wc dhe kur u ktheva pashe tek tavolina nje burre rreth 60 vjeç qe po ngacmonte bjonden time.
Ne krahasim me ato plakat e tjera ne sallen e vallezimit, ajo ishte me e bukura ate mbremje.
Me ngrihen nervat dhe e kap nga mbrapa per kemishe plakun e huaj.- Ka ikur koha e klasit dhe e miresjelljes i dashur plako, ndaj duhet te paguash pijet tona per ngacmimin.Perfito nga rasti qe jam zemermire dhe po e mbyll me kaq- I thashe me ze te larte.
-Si? pse?- thote ai i trembur. E mberthej tek mjekra dhe i them se deri sa te jem gjalle s'lejoj njeri ta ngacmoj bjonden para syve te mi. Ka perfunduar periudha e tolerances per mua. Toleranca e miresjellja tepruar me ka shkaktuar perhere vetem dhimbje. E ç'do gje ka kufi.
Para se te ikim nga lokali i them kamarierit se pijet tona i paguan ai plaku qe s'po na i ndante syte.
Nuk e di nese ai pagoj me pas!?
Shkojme ne shtepine tone te pushimeve ne heshtje. Para se te fleme une i ngjitem asaj dhe i propozoj. -Shpirti, a bejme dashuri?
- Shyqyr qe e kuptove, me ne fund! thote ajo duke qeshur. Qeshim te dy me te madhe e pastaj perqafohemi. Jemi turista te izoluar si shume te tjere, por te dashuruar me teper se zakonisht, ndoshta perjetesisht!
E.Selmani
P.S ne foto liqeni i Trazimenos (PG)20/01/08
Izolimi turistik

Kesaj here une dhe ajo kemi zgjedhur te pushojme anes liqenit te madh Trasimeno (Perugia).
E njohim mire zonen, teper romantike per te mos e vizituar. Krahina e gjelbert e Umbria-s eshte me te vertete nje parajse e vogel nga natyra. Zgjedhim per pushimet tona nje kamping (fshat turistik) me shtepi kryesisht prej druri por edhe me te tjera materiale ndertimi.
Diten e pare dielli shkelqen fuqishem dhe fshati turistik eshte plot me turista. Para se te pergatisim darken bejme dush ne shtepine tone turistike pjeserisht prej druri e pjeserisht me alumin etj.
Jo rralle ne keto raste pushimesh gatuaj une ( me shume kenaqesi), ndersa ajo lan pjatat, tenxheret e rregullon krevatin.
Kuzhina eshte teper komode dhe ushqimet e kemi blere para se te mberrinin ne fshat.
Diten e dyte dielli e humbet shkelqimin dhe ben pak fresket. Gjithsesi duam te shkojme me anije tek ishulli me i madh i liqenit ku ka edhe disa shtepi, restorante e nje keshtjelle te lashte.
Ne tragetin e vogel jemi dy çifte te rinjsh qe zbresim ne ishull. Ndryshe nga hera e kaluar kur kishte qindra turista,kesaj here ne ishull jemi pak njerez dhe kamarieri i nje restoranti qendron tek dera e lokalit dhe me nje buzeqeshje te shtirur na fton brenda lokalit. E di nga pervoja e jetes time se kamarieret profesionist jane pak aktor.
Fillojme te shetisim perreth ishullit dhe shohim perseri çiftin qe udhetoj me ne ne tragetin e vogel. Ata po puthen anes liqenit per qejf, ndoshta edhe per paksa ekzibicion.
Kthehemi ne kamping me tragetin e mbremjes, ndersa bie shi dhe ne shtratin e drunjte i ngjitemi njeri-tjetrit tere naten per t'u ngrohur. Diten e trete dhe te katert fshati turistik zbrazet nga pushuesit. Duke shetitur verdalle shohim se kane ngelur vetem disa familje holandeze e gjermane. " Kur isha e vogel ne fshatrat turistike te gjithe ishin shume te dashur" Me thote ajo. " Prinderit e mi lidhnin miqesi me te gjithe dhe shkembenin vizita me banoret e kampit turistik. Nuk u besoj syve, sepse kur mberritem ketu fqinjet tane duhet te vinin te na pershendesnin. Te pakten keshtu ndodhte dikur ne kampet anes detit Adriatik" vazhdon ajo duke dashur te me bindi qe s'eshte faji i saj nese te tjeret na pershendesin ftohte. E vetmja shume e edukuar eshte pronarja e kampit. Ajo me dha disa libra per lexim nga biblioteka e saj dhe me qerasi me kafe ne klubin e vogel te kampingut.
Une pyes per se ku mund te gjej kompjuter dhe pronarja me shoqeron ne kafene per te me dhene kompjuterin e saj. "Zakonisht u kerkoj klienteve 5 euro ne ore per internetin, por ty sot ta jap falas" me thote ajo me nje embelsi prinderore.Une s'mund te heq dore nga kontrolli i postes eletronike dhe blogu im, ndaj "fundosem" ne web per me teper se 1 ore.
Jam i bindur qe drejtoresha e kampit kerkon te kenaqi ata pak turista qe i kane mbetur ne kamp.
Moti vazhdon te jete i keq dhe ne vendosim te shkojme te hame nje pice ne Perugia (qyteti i pare i madh prane nesh). Peruxha eshte edhe inati im si shofer. Qyteti ndodhet pjeserisht ne koder dhe eshte pak i merzitshem me veture, sepse ne disa rruge nuk i lejohet hyrja askujt perveç banoreve rezident.
Pas darke ikim nga Peruxha disi te merzitur. Ajo do qe te kthehet ne shtepi sepse prej ditesh nuk shkemben dy fjale me asnjeri tjeter perveç meje. Keto dite pushimesh nuk flet askush. Te gjithe heshtin e askush nuk afrohet as ne kamp e as neper fshatrat e zones.
Te nesermen tek nje supermarket i zones te gjithe na shohin me kureshtje. Jemi fytyra te panjohura nga ato ane dhe eshte e natyrshme te ngjallim pak kureshtje. Une here ul syte pertoke e here buzeqesh majtas-djathtas kur ndesh shikimin me dike. Perballe meje personi tjeter qendron i ngrire, dhe as buzeqesh dhe as qan;)
VIJON
14/01/08
Platforme e re per blog-e Shqip
Sapo eshte themeluar platforma e re www.face2page.com . Atje mund te krijoni blogun tuaj te ri ne gjuhen shqipe apo gjuhe te huaja. Siç me thane, anetaret kane mundesi te publikojne edhe video personale apo te tjera video. Gjithashtu do te kete duele profilesh midis anetareve.
Ky projekt i ri i realizuar nga Adion Gorani eshte mjaft ambicioz dhe synon te krijoj nje komunitet te gjere nderkombetar. Face2page.com punon ne gjuhet Shqip, Anglisht dhe Italisht.
Personalisht mendoj te krijoj atje nje faqe. Pse jo?!

30/12/07
09/12/07
Duke enderruar pranveren

Ben shume ftohte dhe filloi debora. Debora eshte romantike per mua, kurse ngrica e akulli s'me pelqejne. Do te doja ta shkrija akullin me sy dhe te ngrohja shtepine time, por nuk kam kaq forca te mbinatyrshme.:)Dielli i pranveres se ardhshme do te ngrohi gjithçka, dhe do te na largoj kujtimet e dimrit te ftohte.
Mire u lexofshim ne te ardhmen !
04/12/07
E mrekullueshmja Gishteza
Ka njerez qe me miresine tyre duken si yje te larget dhe te pakapshem ! S'keni nevoje te shkoni larg per te gjetur kenaqesine ne boten virtuale . Portali qe miremban e mirenjohura Gishteza eshte nje "ishull" i vogel ku te krijohet pershtypja se edhe po te mungonte dielli, buzeqeshja e asaj do te ngrohte secilin prej nesh.
Nuk do te pendoheni. Vizitoni Portalin e bukur BOTA JUAJ
Nuk do te pendoheni. Vizitoni Portalin e bukur BOTA JUAJ
29/11/07
Perballe admirueses time
Ajo me shikon me kureshtje dhe plot admirim. Jemi perballe njeri-tjetrit ne nje kafene plot me njerez. Admiruesja ime ka realizuar me ne fund nje nga deshirat e saj. Takimin me mua. Birra ime po mbaron ndersa ajo veç sapo ka lagur buzet me Coca-cola, dhe ndjek me sy levizjet e syve te mi. E kam patur gjithnje te veshtire t'i shoh njerezit drejt e ne sy. I shmangem gjithmone kryqezimeve te veshtrimeve, paçka se ndoshta shumica juaj nuk e beson se deri diku jam tip i ndrojtur.
Admiruesja ime ka sy te medhenj dhe floke te gjata ngjyre geshtenje. Eshte krehur bukur dhe bluza e saj e ngushte shfaq dhunshem gjoksin e saj te madh.
Per here te pare gjate bisedes tone ajo thote nje paragraf te shkurter nga shkrimet e mia sikur te donte te me tregonte qe nuk eshte fanse imja krejt rastesisht.
Buzeqesh dhe kerkoj me sy kamarierin per te porositur nje birre te dyte. Dua te pi per te mposhtur sikletin qe po me shkakton biseda. Birra e dyte erdhi dhe papritur ajo thote paragrafin e dyte nga shkrimet e mia. Ka mesuar permendsh disa theniet e mia. Ky eshte kulmi !! Thote se ka lexuar dy here librin tim te sapobotuar dhe e kam çuditur shume .
çuditerisht une jam idhulli i saj dhe ka ne dhomen e saj dy fotografite e mia qe i ka shkarkuar nga interneti. Vendos dy duart mbi tavoline dhe pas pak ajo me prek si pa dashje doren time te majte. Nuk flasim per pak çaste derisa duart tona bashkohen plot embelsi. Shihemi ne sy dhe une e ul prape shikimin duke pare goten me birre.
S'di çte bej ! Ajo nuk m'i ndan syte dhe pas pak me thote:- Me ke çuditur me mentalitetin tend !
Flet ne dialektin e Tiranes dhe kjo e ben te paperballueshme per mua. Gjithnje me ka pelqyer te flas me femra tiranase. Dialekti ose theksi i embel i ben te duken marramendese, pavaresisht nga pamja e jashtme. Une kesaj here nuk bej asnje perpjekje per te fshehur theksin tim jugor. Ka te ngjare qe i pelqen dialekti i jugut !? Ku ta dish ?
- S'kam dyshim, thone se vij nga nje bote tjeter. hahahaha , qesha me te madhe.
- Erioni, ti ke diçka qe se kuptoj mire, por shume interesante.- thote ajo me ate tingullin e embel te Tiranes, ate me eksituesin per nje mashkull nga jugu.
Vajzat e Vlores ndonese jane shume te bukura u mungon pak ajo finesa prej femre per shkak te dialektit te vrazhde vlonjat, kurse keto tiranaset e folura i ben te duken shume te kendshme.
Perseri pa asnje perpjekje per te fshehur origjinen time labe i them: - Une jetoj per qejfin tim dhe s'ka shume rendesi nese me kuptojne te tjeret. Nderkohe te dyja duart tona jane bashkuar mbi tryeze. Kam pershtypjen se po me shikon shpatullat e gjera . Une i ngul syte perseri syte tek gjoksi i saj dhe dua ta ngacmoj pak.
- Ti je nje nga ato femra qe çdo mashkull do te donte t'i gjunjezohej dhe lutej, ashtu siç mund te behej vetem perballe nje Princeshe.
- Wow! Kete s'ma ka thene kush, plako ! tha vajza
- Do te mjaftonte buzeqeshja dhe shija e buzeve te tua per te arritur kenaqesine totale çdo mashkull.
hahaha. Ajo qesh e lumtur. - Aman, leri keto. Me duket sikur po lexoj tregimet e tua.
Pas pak dalim nga lokali dhe jam ne medyshje. Me pas pershendetemi, perqafohemi dhe puthemi ne dy faqet. - Do te doja te qendroja me teper prane teje, ose te te ftoja ne Hotel, por ti e di qe une jam i martuar. Ja them keto sa per ti dale borxhit. Ne fakt s'kam asnje deshire ta zgjas muhabetin dhe as te tradhtoj bashkeshorten.
- Po e di. Po te me njihje me mire do ta kishe lene gruan tende per mua.
- Me nje fjale ti do qe te njihemi me mire, te ndahem nga ajo per ty ? e pyeta.
E perqafoj prape pa i dhene kohe te pergjigjet. I kthej shpinen dhe largohem me ngut. Nuk i kthej syte mbrapa dhe s'dua te shoh asgje.
Tashme e kuptova perfundimisht qe vajzat shqiptare kerkojne ne internet kryesisht vetem burra per t'u martuar.
P.S Ju kujtoj se ne kete blog nuk pranohen as komente dhe as e-mail nga vizitoret

26/11/07
Perballe monumentit te pavaresise

Botimi i dyte
Erion Selmani (Nentor 2006) Edhe pse u rrezua muri i Berlinit e rane Kabuli e Bagdati. Edhe pse bandat dogjen Shqiperine ne vitin 97. Ndonese greket vazhdojne fushaten e tyre dinake per Vorio Epirin. Ai vazhdon ngadhnjyes triumfin e tij sikur te donte te gervishte qiellin me lartesine e tij madheshtore.Flas per monumentin e pavaresise ne Vlore tek i famshmi Sheshi i Flamurit. Me ate hijen e rende qe e karakterizon dhe e ben te duket me fitimtar, fitore te cilen e verteton me se miri Flamuri i ngritur lart. Ky monument i ka rezistuar grindjeve politike, dallgeve ekonomike, dhe fjalimeve te pafund qe kane mbajtur te medhenjte nen hijen e tij. Perballe monumentit secilit do t’i dukej çdo gje e arritshme dhe premtimet e politikaneve behen te besueshme, sidoqofte e verteta ………Monumenti eshte i shenjte per ne shqiptaret qe festojme diten e pavaresise. I lavdishmi Ismail Qemali krijoj shtetin e pavarur, ngriti lavdishem drejt qiellit flamurin kuqezi duke mbetur ne kujtesen tone perjetesisht. Perballe monumentit te lind deshira te rilindesh edhe 100 here te tjera shqiptar, perballe ketij piedestali e kupton qe endrra greke per vorio epirin eshte nje perralle e parealizueshme, kuptohet lehtesisht qe edhe pavaresia e Kosoves eshte shume pranè.Perballe monumentit te lind deshira per te mbrojtur flamurin, atdheun dinjitetin kombetar ashtu siç bene shqipet nga te gjitha trevat shqiptare me 28 Nentor 1912. Ne Sheshin e flamurit ne Vlore festohet festa me e madhe e shqiptareve kudo ne bote. Me 28 nentor ne jemi me te bashkuar se kurre e natyrisht me te forte. Prandaj le te festojme per pavaresine tone, dhe te vazhdojme t’a mbrojme ate ashtu si gjithmone. Mjafton te lexosh himnin tone kombetar per te kuptuar sesa fuqishem e duan atdheun dhe flamurin shqipet, pavarisht se dikush flet per “flamurin grek” ne Himare, flamur i cili nuk na perket, sepse ne i kemi ngjyrat tona kuqezi dhe jemi te vetmit me nje shqiponje dykrereshe ne flamur. Ate me te frikshmen!! GËZUAR 28 Nëntorin!
Hymni kombëtar
Rreth flamurit të përbashkuar, Me një dëshirë dhe një qëllim, Të gjithë Atij duke iu betuar, Të lidhim besën për shpëtim. Prej lufte veç ay largohet, Që është lindur tradhëtor, Kush është burrë nuk friksohet, Po vdes, po vdes si një dëshmor. Në dorë armët do t'i mbajmë, Të mbrojmë Atdheun në çdo vend, Të drejtat tona ne s'i ndajmë, Këtu armiqtë s'kanë vend. Se Zoti vet e tha me gojë, Që kombe shuhen përmbi dhè, Po Shqipëria do të rrojë, Për te, për te luftojmë ne.
Iscriviti a:
Post (Atom)