Komentet e djemve
nuk kishin të sosur e pasioni i tyre ngjante si zjarret gjatë stinës së verës,
kur sapo fikej një vatër zjarri, merrte flakë pylli tjetër...
Edlira i kishte quajtur me mendjen e saj
“Pylli i meshkujve” ato mesazhet e ftesat e panumërta të miqësisë on-line. Ajo
as që do ta kishte hapur më postën eletronike tek profili i saj në internet
sikur midis morisë të komenteve të mos spikaste një i panjohur i pazakonshëm.
Kur djemtë e tjerë
komentonin fotot e saj në plazh në mënyrën sikur do ta “mbysnin në det” ose do
t’i merrnin frymën... po t’u binte ndër
duar, i panjohuri... jo vetëm që nuk përzihej në atë lëmsh po edhe e ledhatonte
me fjalë. Në fakt ai “përkëdhelte” pamjen në foto, pozicionin e saj, shprehjen
e syve duke i bërë krahasime me figura mitologjike, ose me yje, ende të
pazbuluar... E kjo e bënte komentuesin
enigmatik tepër interesant për Edlirën.
“Shkencëtarët janë vazhdimësisht në kërkim të yjeve, eksplorimit
të universit, pa iu shkëputur shpresës së zbulimit të ndonjë planeti të ri, të
ngjashëm me tokën, po ata nuk patën fatin të zbulonin të vetmen vajzë
"jashtëtokësore" që ka ardhur nga qielli midis nesh. Janë sytë e tu që vërtetojnë
preardhjen tënde nga një botë tjetër, mbase e shpikur nga fantazia ime, po meqë
s’kam parë kurrë më parë një ikonë bukurie si ty, detyrimisht të përulem, të
respektoj, e do të mbroj, ashtu siç mbrohen sytë e ballit....” Ky qe njëri
nga komentet e djalit të panjohur dhe natyrisht Edlira kishte buzëqeshur, qe
kënaqur dhe, e kishte mësuar përmendsh.
I egzagjeruar, i veçantë dhe ka llafe të lezetshme, u kishte thënë më pas mikeshave. – Po pse mua nuk më
shkruan asnjëri kësi gjërash?! Hi,hi,hi Jepi dhe adresën e profilit tim! I kishte
thënë një shoqe buzagaz.
Edlira u kishte
treguar disa hollësira shoqeve; Ai nuk shton foto të vetat, nuk më nis foto në
privat, flet për gjithçka po jo për veten e tij. Kjo gjë e bën edhe të “urryer”
po edhe tundues. Jam kureshtare... dua ta njoh!...
VIJO LEXIMIN... lexoje të gjithë tregimin.....