08/10/07

e-book falas nga E.Selmani


Libri i Erion Selmanit "Ëndrrat e thyera" është mbi të gjitha krijim i zemrës. I përngjan një "Koktej "ku ndjenjat gërshetohen me kurajon, çiltërsia me pasionin, ose sakrificat me dhimbjen.
Ky roman i shkurtër ( 80 faqe) paraqitet me një tekst të dendur dhe plot ritëm.
Është nga ata libra ku secili mund të gjej pak nga vetvetja, veçanërisht të gjithë mërgimtarët e larguar nga trojet e tyre.
Shkruajtur në mënyrë lehtësisht të kuptueshme nga të gjithë, dhe me një shqipe të pastër.
Autori u ofron lexuesve mundësinë ta lexojnë librin pa pagesë, kështu që nuk shpenzoni gjë po ta lexoni. Lexohet me një frymë.
Libri eletronik (e-book) është falas dhe momentalisht i dërgohet lexuesit me e-mail. Në ditët e ardhshme NDOSHTA vendoset për shkarkim në ndonjë blog ose portal, por nuk ju premtohet asgjë.
Dërgoni e-mail në
adresën
Subjekt: Libri juaj
Teksti: Po të dëshironi shkruani emrin tuaj dhe vendin ku banoni.
e-book do t'ju mbërrij duke filluar nga fundjava e ardhshme.
Gjithashtu sapo ka dalë nga shtypi edhe libri tradicional. Për këtë do të njoftoheni më qartë pas disa ditësh, dhe do të mund të shihni foto të librit dhe video.
Erion Selmani
08/10/2007

5 commenti:

Erisel ha detto...

Blogosfera shqiptare s'ka nevoje te bej kerkesa per e-book. Do filloj ta postoj neser dalengadale per miqte dhe te njohurit e mi virtual.
Natyrisht nje falenderim special per Edrus, Eni,Belle_Fleur e padyshim e.T te cilet me keshilluan dhe me dhane kurajo ne rrugen qe une sapo kam nisur.

Anonimo ha detto...

Me behet qejfi qe lehtesia e shperndarjes se letersise me e-book perdoret edhe nga bashkekombas te tjere te mi... suksese te metejshme dhe vertete do deshiroja ta lexoja... grizhda.zabar@gmail.com
faleminderit

belle_fleur ha detto...

Urime Erisel!

Erisel ha detto...

Grizhda, mireserdhe!
Ta dergova librin, dhe pergezime per poezite e tua!

Flm Belle, ti je gjithmone shume xhentile!

P.S kam marre deri tani 21 email me kerkesa per e-book. Do ju a dergoj te gjitheve ne fundjave.
Me behet qejfi qe ka disa kerkesa edhe nga Kosova e Maqedonia.

Chart Smart ha detto...

Nice Blog :)