20/11/11

Porosit librin e ri !

     Botimi i një libri të ri është me të vërtet një emocion i papërshkrueshëm për autorin.
Pas disa javësh do të botohet romani im i ri. Në qoftë se ke dëshirë të jesh njëri nga lexuesit e parë atëherë porosite librin me email. Më shkruaj këtu
     Do t'jua dërgoj ndërmjet e-mail e-book,versioni eletronik i librit , i cili do të kushtoj tre euro. Ndërsa librin e printuar do ta gjeni nëpër libraritë online.

Ky  krijim është i ndërtuar me një stil të ri, pa hequr dorë nga karakteristikat e mia. Në përgjithësi përpiqem të shkruaj gjëra origjinale dhe jo të mërzitshme.
Nuk po ju tregoj përmbajtjen e tekstit, por mund të them se ka plot surpriza dhe natyrisht emocione të shumta.

 Po pate dëshirë porosite librin tim të ri !
  Përshëndetje
 autori  Erion Selmani

10/11/11

Mireserdhe

Hera e parë këtu ? Shfleto rubrikat e ndryshme dhe nuk do të pendohesh.

Po punoj për një roman të ri duke modifikuar projektin tim fillestar për një përmbledhje me tregime e novela.
Materiali i bollshëm që kam ndër duar më jep mundësine e kënaqësinë të bëj këtë zgjedhje.
   Ndoshta po afron momenti që të publikoj një libër sa më dinjitoz e të larmishëm. Kësaj here subjekti është i dorës së parë, mbase më i miri që kam pasur deri sot.
Nga e kaluara kam fituar pak përvoje me librat e mi. Ndaj e di që po të shkruaj me qetësi e frymëzim do të jem në gjendje ta krijoj sa më bukur.

Po ju vizitorë !! A ju ka pëlqyer ndonjë libër o tregimi im ?
E atëherë nëse ju lexues keni dëshirë të më ndihmoni mua si autor për botimin apo publicitetin e librit të ri  *këto gjëra kushtojnë të holla*, jeni te ftuar të më ndihmoni me një dhuratë/donacion sipas mundësive tuaja.. KLIKO djathtas tek butoni Donate.
  Faleminderit!

    Sidoqoftë mirupafshim
.

05/11/11

Opinion

 Per fat te keq ne s'mundemi te hapim zemrat. Jemi te "ndrydhur" ne misteret tona... dhe xheloz per keto mistere, vazhdojme te jetojme te trishtuar, ndonese edhe trishtimi mund te shnderrohet ne kenaqesi por jo dhimbje:-)

Pa pretendime

-Fjalët e bukura janë ndoshta "çelësi i artë" për të hyrë në zemrën e vajzës që të pëlqen. Po vetëm fjalët dhe togfjalëshat nuk mjaftojnë që ajo të të dorëzohet... Mbase nuk mjafton asgjë, por tek e fundit nuk është e pamundur :D:-)

Shkurt

Me sa kuptova mungon rruga e mesme. Femrat dashurohen veç me ate mashkull qe i ben te qajne ose te qeshi.
Dhe qenka vertet e tmerrshme kur zbulon mungesen e nje rrugedaljeje midis loteve dhe buzeqeshjes.

02/11/11

Titulli i librit te ri

   Mirëserdhe!  Kam dëshirë që ta zgjedhim së bashku titullin e librit tim të ri, për të cilin po punoj.
Po përpiqem që ta realizoj sa më bukur e për këtë arsye jam menduar gjatë. Vështirësia kryesore qëndron tek ritmi dhe detajet. A mund të jetë ritmik stili i rrëfimit duke shtuar hollësira e përshkrime të thella?
    Dikur mendoja se kjo ishte e pamundur, ndërsa sot jam i bindur se ritmi i rrëfimit mundet të mbetet i lartë edhe me pershkrime të stërholluara.
   Titullin po ju ftoj ta votoni ju me sondazh ose shkruaj koment. Ne fakt titulli nuk e përmbledh krejt librin, sepse pjesa e parë, ajo më kryesorja për mua si autor është  larg nga titulli.  Tema është serioze por edhe argëtuese... midis realitetit dhe fantazisë.

   - A ta titulloj librin ? Arratisja dhe rikthimi i dashurisë.
Tjetër titull?

 N.q.s ke ndonjë ide, propozo titullin tënd të preferuar. Shkruaj koment!