20/10/07

Shkarkoni librin

Siç ju premtova, librin tim te vogel " Endrrat e thyera" mund ta shkarkoni ketu falas.
Nevojitet nje regjistrim i thjeshte ne kete portal te huaj. Portali punon ne gjuhet kryesore te botes e mund te ndryshoni gjuhen sipas deshires ne pjesen e poshtme te faqes.
Libri eshte Gratis ne formen eletronike, ndersa persa i perket librit te zakonshem une s'mund ta dhuroj ngaqe letra kushton shtrenjte.

Ne rast se s'keni deshire te regjistroheni ose hasni ndonje problem teknik, une jam i gatshem t'jua postoj via e-mail . Me kontaktoni.
Po t'u hidhni nje sy shkrimeve te meparshme do ta shihni qe i mbajta te gjitha premtimet. Natyrisht qe per keto gjera nevojitet kohe, prandaj jam vonuar pak per arsye qe nuk varen prej meje.

Duke pare disa kerkesa nga shtete te ndryshem per librin ne leter, une e kam vene ne shitje te Portali ku do te gjeni edhe librin eletronik. Mjafton te klikoni mbi emrin tim.
Une personalisht nuk shes libra tradicional, ngaqe s'kam kohe dhe i shita te gjithe. Me teper se 150 libra te shitur brenda nje jave ne qytetet italiane Terni, Peruxhia, Roma. Per kete pata ndihmen e dikujt tjeter qe ka kontakte te shumta me komunitetin shqiptar.

Ky liber eshte shkruajtur pa qellime fitimi, por vetem per pasion dhe per nje ideal, edhe pse mund t'ju duket qesharake: une kam idealet e mia.

Uroj qe t'ju pelqej dhe jam i lumtur qe po ju jap edhe mundesine ta shkarkoni pa pagese.
Ne fund te fundit une Barazimin e kam ne xhep.:))

Faleminderit per vemendjen qe i kushtoni blogut tim dhe librit.
Erion Selmani

1 commento:

Erisel ha detto...

Link i ri ku libri mund te shkarkohet falas:

www.shqipfalas.com/enderrat_e_thyera.rar