29/11/07

Perballe admirueses time

Ajo me shikon me kureshtje dhe plot admirim. Jemi perballe njeri-tjetrit ne nje kafene plot me njerez. Admiruesja ime ka realizuar me ne fund nje nga deshirat e saj. Takimin me mua. Birra ime po mbaron ndersa ajo veç sapo ka lagur buzet me Coca-cola, dhe ndjek me sy levizjet e syve te mi. E kam patur gjithnje te veshtire t'i shoh njerezit drejt e ne sy. I shmangem gjithmone kryqezimeve te veshtrimeve, paçka se ndoshta shumica juaj nuk e beson se deri diku jam tip i ndrojtur.

Admiruesja ime ka sy te medhenj dhe floke te gjata ngjyre geshtenje. Eshte krehur bukur dhe bluza e saj e ngushte shfaq dhunshem gjoksin e saj te madh.
Per here te pare gjate bisedes tone ajo thote nje paragraf te shkurter nga shkrimet e mia sikur te donte te me tregonte qe nuk eshte fanse imja krejt rastesisht.
Buzeqesh dhe kerkoj me sy kamarierin per te porositur nje birre te dyte. Dua te pi per te mposhtur sikletin qe po me shkakton biseda. Birra e dyte erdhi dhe papritur ajo thote paragrafin e dyte nga shkrimet e mia. Ka mesuar permendsh disa theniet e mia. Ky eshte kulmi !! Thote se ka lexuar dy here librin tim te sapobotuar dhe e kam çuditur shume .
çuditerisht une jam idhulli i saj dhe ka ne dhomen e saj dy fotografite e mia qe i ka shkarkuar nga interneti. Vendos dy duart mbi tavoline dhe pas pak ajo me prek si pa dashje doren time te majte. Nuk flasim per pak çaste derisa duart tona bashkohen plot embelsi. Shihemi ne sy dhe une e ul prape shikimin duke pare goten me birre.
S'di çte bej ! Ajo nuk m'i ndan syte dhe pas pak me thote:- Me ke çuditur me mentalitetin tend !
Flet ne dialektin e Tiranes dhe kjo e ben te paperballueshme per mua. Gjithnje me ka pelqyer te flas me femra tiranase. Dialekti ose theksi i embel i ben te duken marramendese, pavaresisht nga pamja e jashtme. Une kesaj here nuk bej asnje perpjekje per te fshehur theksin tim jugor. Ka te ngjare qe i pelqen dialekti i jugut !? Ku ta dish ?
- S'kam dyshim, thone se vij nga nje bote tjeter. hahahaha , qesha me te madhe.
- Erioni, ti ke diçka qe se kuptoj mire, por shume interesante.- thote ajo me ate tingullin e embel te Tiranes, ate me eksituesin per nje mashkull nga jugu.
Vajzat e Vlores ndonese jane shume te bukura u mungon pak ajo finesa prej femre per shkak te dialektit te vrazhde vlonjat, kurse keto tiranaset e folura i ben te duken shume te kendshme.
Perseri pa asnje perpjekje per te fshehur origjinen time labe i them: - Une jetoj per qejfin tim dhe s'ka shume rendesi nese me kuptojne te tjeret. Nderkohe te dyja duart tona jane bashkuar mbi tryeze. Kam pershtypjen se po me shikon shpatullat e gjera . Une i ngul syte perseri syte tek gjoksi i saj dhe dua ta ngacmoj pak.
- Ti je nje nga ato femra qe çdo mashkull do te donte t'i gjunjezohej dhe lutej, ashtu siç mund te behej vetem perballe nje Princeshe.
- Wow! Kete s'ma ka thene kush, plako ! tha vajza
- Do te mjaftonte buzeqeshja dhe shija e buzeve te tua per te arritur kenaqesine totale çdo mashkull.
hahaha. Ajo qesh e lumtur. - Aman, leri keto. Me duket sikur po lexoj tregimet e tua.
Pas pak dalim nga lokali dhe jam ne medyshje. Me pas pershendetemi, perqafohemi dhe puthemi ne dy faqet. - Do te doja te qendroja me teper prane teje, ose te te ftoja ne Hotel, por ti e di qe une jam i martuar. Ja them keto sa per ti dale borxhit. Ne fakt s'kam asnje deshire ta zgjas muhabetin dhe as te tradhtoj bashkeshorten.
- Po e di. Po te me njihje me mire do ta kishe lene gruan tende per mua.
- Me nje fjale ti do qe te njihemi me mire, te ndahem nga ajo per ty ? e pyeta.
E perqafoj prape pa i dhene kohe te pergjigjet. I kthej shpinen dhe largohem me ngut. Nuk i kthej syte mbrapa dhe s'dua te shoh asgje.
Tashme e kuptova perfundimisht qe vajzat shqiptare kerkojne ne internet kryesisht vetem burra per t'u martuar.

P.S Ju kujtoj se ne kete blog nuk pranohen as komente dhe as e-mail nga vizitoret

26/11/07

Perballe monumentit te pavaresise






Botimi i dyte



Erion Selmani (Nentor 2006) Edhe pse u rrezua muri i Berlinit e rane Kabuli e Bagdati. Edhe pse bandat dogjen Shqiperine ne vitin 97. Ndonese greket vazhdojne fushaten e tyre dinake per Vorio Epirin. Ai vazhdon ngadhnjyes triumfin e tij sikur te donte te gervishte qiellin me lartesine e tij madheshtore.Flas per monumentin e pavaresise ne Vlore tek i famshmi Sheshi i Flamurit. Me ate hijen e rende qe e karakterizon dhe e ben te duket me fitimtar, fitore te cilen e verteton me se miri Flamuri i ngritur lart. Ky monument i ka rezistuar grindjeve politike, dallgeve ekonomike, dhe fjalimeve te pafund qe kane mbajtur te medhenjte nen hijen e tij. Perballe monumentit secilit do t’i dukej çdo gje e arritshme dhe premtimet e politikaneve behen te besueshme, sidoqofte e verteta ………Monumenti eshte i shenjte per ne shqiptaret qe festojme diten e pavaresise. I lavdishmi Ismail Qemali krijoj shtetin e pavarur, ngriti lavdishem drejt qiellit flamurin kuqezi duke mbetur ne kujtesen tone perjetesisht. Perballe monumentit te lind deshira te rilindesh edhe 100 here te tjera shqiptar, perballe ketij piedestali e kupton qe endrra greke per vorio epirin eshte nje perralle e parealizueshme, kuptohet lehtesisht qe edhe pavaresia e Kosoves eshte shume pranè.Perballe monumentit te lind deshira per te mbrojtur flamurin, atdheun dinjitetin kombetar ashtu siç bene shqipet nga te gjitha trevat shqiptare me 28 Nentor 1912. Ne Sheshin e flamurit ne Vlore festohet festa me e madhe e shqiptareve kudo ne bote. Me 28 nentor ne jemi me te bashkuar se kurre e natyrisht me te forte. Prandaj le te festojme per pavaresine tone, dhe te vazhdojme t’a mbrojme ate ashtu si gjithmone. Mjafton te lexosh himnin tone kombetar per te kuptuar sesa fuqishem e duan atdheun dhe flamurin shqipet, pavarisht se dikush flet per “flamurin grek” ne Himare, flamur i cili nuk na perket, sepse ne i kemi ngjyrat tona kuqezi dhe jemi te vetmit me nje shqiponje dykrereshe ne flamur. Ate me te frikshmen!! GËZUAR 28 Nëntorin!


Hymni kombëtar

Rreth flamurit të përbashkuar, Me një dëshirë dhe një qëllim, Të gjithë Atij duke iu betuar, Të lidhim besën për shpëtim. Prej lufte veç ay largohet, Që është lindur tradhëtor, Kush është burrë nuk friksohet, Po vdes, po vdes si një dëshmor. Në dorë armët do t'i mbajmë, Të mbrojmë Atdheun në çdo vend, Të drejtat tona ne s'i ndajmë, Këtu armiqtë s'kanë vend. Se Zoti vet e tha me gojë, Që kombe shuhen përmbi dhè, Po Shqipëria do të rrojë, Për te, për te luftojmë ne.








24/11/07

Klan - Blog etj.

Thone se ne SHBA politikanet u vardisen blogerave me te njohur. Politikanet amerikan ftojne per darke persona te thjeshte qe kane nje emer ne blogosfere, per t'i shfrytezuar keta ne rast nevoje. Natyrisht ne SHBA blog-u ka tjeter vlere dhe me teper klik. Per ne shqiptaret sado gjera te rendesishme te shkruajme neper faqet personale nuk i kalojme 120 maksimumi 200 (ndoshta gaboj) vizitore unike ne dite.
Pra audienca e vogel kushtezohet nga gjuha shqipe ne te cilen shkruajme. Megjithate edhe po shkruajte ne anglisht nuk eshte e thene te kesh 10 mije vizitore ne dite, pasi sot eshte e veshtire te krijosh audience te gjere.

Ka patur disa perpjekje te gazetave te medha evropiane per te afruar blogerat e talentuar. Sipas blogosferes italiane redaksite e medha i kane blere talentet apo blogistat me te suksesshem.
Ne fakt nga pervoja ime nuk eshte e lehte te bashkepunosh me blog-un e nje gazete te madhe, sepse atje ne redaksi kane tjeter mentalitet. Mund te ndodhi qe te dergosh 9-10 shkrime dhe ata te botojne vetem dy. Disa nga keto 9-10 shkrime nuk jane te keqia, perkundrazi kane edhe fansa ne internet. çuditerisht redaksia boton shkrimet qe prej autorit konsiderohen si me te keqiat, dhe nuk kuptohet qarte nese autori po i ben vetes reklame apo thjesht po le nam.
Ne qofte se blogosfera italiane thote se blogistat e njohur marrin $$ pare nga redaksite, çfare duhet te bejne redaksite shqiptare kur bejne Copy & Paste nga interneti. Nuk te thone as faleminderit.
Para ca ditesh bisedova me nje kryeredaktor gazete. Ka simpati per shkrimet e mia etj,. por nuk paguajne. Une shkruaj mbi te gjitha per qejf por jam pak i lodhur kur shoh mosmirenjohjen e te tjereve, prandaj nuk pranova te bashkepunoj gratis me nje gazete. Shyqyr Zotit nuk kam probleme financiare po kjo s'do te thote qe duhet te bej dhurata perhere. Ne fund te fundit prej kohesh e kam provuar kenaqesine e botimit neper gazeta.
Mandej une s'mund te ndryshoj idete e mia per t'i bere qejfin kryeredaktorit X apo per te ndjekur linjen editoriale te gazetes. Une idete dhe idealet e mia nuk i ndryshoj, e aq me teper gratis !
Para ca muajsh m'u krijua iluzioni se blogosfera kishte parakaluar gazetat. Ne fakt neper gazeta veshtire se e lexon diçka argetuese, por blog-u nuk po arrin ta parakaloj gazeten. Keto jane rregullat e tregut editorial.
Le te flasim hapur . Neper blogje krijohen klane shoqerie dhe kjo ndodh edhe ne blogosferat e huaja. Pra nese nuk je pjese e grupit, deri diku je i bllokuar.
Personalisht e konsideroj jeten virtuale si diçka me sublime se sa ndarja ne grupe siç ndodh neper lagjet e qyteteve dhe fshatrave.
Jam dakort qe do besh shoqeri vetem me ate qe te hahet muhabeti, dhe s'kam ndermend t'ja prish argetimin askujt.
Duke krijuar klan-blog ne çdo lloj blogosfere qofte, s'do te thote qe mund te behet diçka me mire se te tjeret. Maksimumi qe mund te behet eshte ky: 100 komplimente per blogistin X qe meriton vetem 5 komplimente, dhe 15 tallje + 5 fyerje per blogistin me te urte.
S'duhet harruar se komplimentet e teperta te demtojne. ATA qe te bejne shume komplimente mbi te gjitha NUK TE KONSIDEROJNE RIVAL, ose mund te jene edhe admirues te flakte. Pra mungesa e nje fjale te mire mund te interpretohet edhe si konkurrence, zili apo edhe moskuptim. Jo te gjithe autoret jane te kuptueshem.
Ndodh keshtu prej mijera vitesh dhe s'ka per te ndryshuar ndonjehere!
Te krijosh klan s' eshte ndonje fitore e madhe. Fitoret me te medhaja i verteton koha.

Mendoj se e gjithe kjo eshte çeshtje mentaliteti dhe pikeveshtrimi. Nuk eshte e thene qe une te kem te drejte, e njekohesisht ka te ngjare qe te mos e kem gabim.
Secili e jeton jeten dhe e miremban blogun personal sipas qejfit te tij.

23/11/07

Foto

Kjo eshte nje ide per keto dite kur nafta dhe benzina arriten çmime te papara!;-))

Kot fare






Sot jam ne forme te mire dhe plot hare. Jam tip i qete dhe shpeshhere me pelqen vetmia.

Zhytem ne mendimet e mia dhe kjo me mjafton. U kenaqa sot kur kontrollova ca statistika rreth blog-ut e librit. Librin po e perpijne qindra persona dhe statistikat qe posedoj une jane te pjesshme. Ose per shembull blog-u im andej nga Faqet eshte me i vizituari nga te gjithe sipas http://www.alexa.com/ . Kjo nuk eshte pak midis 14 mije blogjeve shqiptare. Shumica e blogerave i kane braktisur faqet personale. Do te thote se te jesh blogger ka rendesi edhe vazhdimesia ne shkrime. Kete vit mesa pashe andej nga Faqet.Com nuk do te kete konkurs te ri per te zgjedhur faqen me te mire. Para nje viti e fitova une çmimin e pare dhe po nuk pati konkurs te ri kete fundviti do te thote se une Erion Selmani vazhdoj te mbetem nga ana zyrtare i pari dhe i fundit blogist deri me sot, fitues i nje çmimi ne historine e blogut shqiptar. Jo keq !
Nuk e them per tu mburrur por keto jane fakte. E kam thene edhe njehere tjeter se: Fitoret, edhe kur nuk jane te merituara, mbeten pergjithmone fitore!

Asnjehere nuk i kushtoj vemendje anes grafike e teknike neper blog, ngaqe e ndjej veten autor dhe jo piktor! Mua s'me interesojne fotot etj. Secili ka pasion dhe talent sipas qejfit dhe mundesive.




16/11/07

Per kenaqesine tuaj

Disa lexues me thone se u duket vetja si personazhi kryesor. Ky eshte nje liber i destinuar te mbetet ne memorien e lexuesit per nje kohe te gjate. Lexuesit e mbyllin librin " Endrrat e thyera" me keqardhjen qe mbaroj dhe me deshiren per ta rilexuar sa me pare. Te pakten keshtu thone admiruesit me te flakte.
Mos e humbisni kete krijim te thjeshte, te bukur dhe domethenes. Shkruajtur nga autori me gjithe shpirt, e ne disa fragmente edhe me lot ne sy.
Vizitoni kete librari online.

Dite pa blog


Me pelqen kafeja ekspres, turke, amerikane (e gjate). Kur shkruaj dhe kam kohe e parapelqej te gjate si dikur ne veri te Evropes.

Kam nja dy ftesa per kafe nga fanset e mia ne Tirane. Nuk e dija se ende ekzistonin fanset e mia verdalle. Mendoja se ishin zhdukur te gjitha!

Ok. Do largohem ca kohe. Jam bere pak grindavec ne boten virtuale;-))) S'kam asnje deshire te bej blog. Diteve te fundit perveç ndonje blog-u te rralle une "trembem" te bej komente ose nuk e kuptoj nese e preferojne viziten time.

S'po kuptoj asgje!

Tung!
P.S Komentet jane te mbyllura/kyçura

14/11/07

Eros dhe blog-u

Ka dy pamje erotizmi ne blog. Bile jo vetem pamje por edhe gjini. Kur shkruajne femrat diçka te "nxehte" eshte jo vetem kenaqesi, por edhe "art sublim". Ndersa eshte krejt e kunderta kur meshkujt shkruajne diçka te "nxehte". Jo ralle autori mund te quhet "manjak" etj. E gjithe jeta eshte çeshtje kendveshtrimi dhe gustoje prandaj s'ka asgje te panatyrshme.
Njihem disi edhe si autor erotik. Megjithese kam trajtuar tema dashurore asnjehere s'kam zbritur shkallet deri ne vulgaritet total.
Njoh disa autore femra qe kane permendur edhe fjale te pahijshme, por pa asnje paragjykim nga te tjeret. Keshtu eshte jeta!

Me kujtohet se gjate kohes se "lavdise dhe turpit" tim neper blog-e me kane kontaktuar disa here femrat, ato qe ne jeten normale duken shenjtore. Mbi toke s'ka shenjtor. Jemi te gjithe plot mekate dhe vese. Duhet vetem kurajo per te pranuar te verteten!!!

Une edhe sot kam ne PC disa nga mesazhet e tyre me te shthurura. Femra nga vende te ndryshme e sidomos nga zyrat e Tiranes. Te shkruajne dhe telefonojne gjate orarit te punes fantazite e tyre me te fshehta, mjafton pak talent per t'i zberthyer ......
Pra, tjeter thone ne komente apo shkrime neper forume apo blog e tjeter jane ne te vertete!
Per kete mua s'mund te ma ndryshoj mendjen askush.
Si perfundim une kam menyren time te jeteses dhe kete s'mund te ma ndryshoj askush. Ashtu sikurse une s'kam asnje deshire te ndryshoj diçka ne mendjen e te tjereve. Madje s'kam asnje te drejte per ta bere kete. Per fat te mire!

Pa paragjykime !






I shkeputa keto nga shkrimet e mia te meparshme.

- Imagjino ne tё dy duke shijuar buzёt e njeri-tjetrit, sikur tё provoje pёrkedheljet e mia, tё dёgjoje rènkimin tim tё eksituar! Do te doja tё puthja sytё e tu, buzёt e tua tё ёmbla dhe tё tё lёpija, puthja e thithja çdo pjesè tё trupit tёnd. Parajsa qёndron kёtu pranё teje dhe t’i vetёm duhet t’a pranosh qё ke dёshirё tё shkosh nё parajsё, e gjithё kjo mund tё ndodhi po tё mё pranosh mua, dhe rrugёn drejt parajsёs s’mund tё na e ndёrpresi askush, ngaqe ne tё dy e meritojmё kёtё kёnaqёsi sublime!
-------------------------
Kaluan tè paktèn dhjetè minuta derisa Ivana doli nga banja. Ishte e veshur vetèm me mbathje e mbajtèse gjiri ngjyrè blu dhe çorape tè zeza te gjata qè i mbulonin edhe pjesèn mè tè madhe tè kofshève. Ai e pa i mahnitur bukurine e saj dhe pa folur fare e ngriti né krahet e tij pèr disa çaste dhe e lèshoj èmbèlsisht mbi shtrat. As ajo s’foli dhe nuk kundèrshtoj puthjet qè i bèri ai tek qafa,veshèt, syte. Papritur ai foli; -Tè adhuroj ! çmendem pas teje!- Kèto fjalè e rritèn sé tepermi dèshirèn tek ajo, prandaj pranoj me shumè qejf puthjen e tij tek buzèt, Ishte ajo qè hapi gojèn e para dhe nxorri pak gjuhèn duke kèrkuar gjuhèn e djalit. Dy gjuhèt u bashkuan shpejt pèr tè kryer njè puthje te embel franceze. Iu bè qejfi kur pa se ai nxorri nga portofoli prezervativin dhe pasi lejoj qè ai t’i puthte gjoksin, ia morri nga dora kondomin dhe ja vendosi me duart e saj, Djali ngeli pak i stepur por tashmè ishte ajo qè kontrollonte situatèn. Me njè dèshirè tè paparè ajo i kèrceu sipèr dhe filloj tè shtrèngonte dhunshèn midis kèmbève tè saj, organin gjenital tè atij. Ajo e nderpreu papritur “vallezimin” mbi djalin dhe u afrua drejt fytyres se tij duke i afruar pubisin te goja. Ai nuk pertoi tè nxirrte gjuhen e tij dhe me disa lepirje e thithje te shpejta e lagu krejt organin femeror te asaj. Vajza u kenaq shume nga perkedhelja dhe orgazma qe perjetoj, falè gjuhès sè djaloshit. Edhe buzet e djalit qe i shtrenguan, thithen èmbèlsisht klitorin ishin vendimtare per orgazmen qe ajo arriti, ndersa ledhatonte floket e djaloshit plot me deshire dhe epsh.

13/11/07

Pizza



Do te me pelqente te rikthehesha ne piceri. Jam shendoshur pak dhe sa here qe bej pizza trupi me rikthehet ne forme. Dua te bie pak ne peshe dhe po te punoj disa ore ne darke do me bente mire.

Keto dite kam te tjera gjera ndermendje dhe rikthimi si pizzaiolo do te ndodhi ne dhjetor ose janar. Kam patur fatin te punoja me nje mjeshter te madh dhe ai me mesoj ca sekrete per te bere pizza te shijshme. Pjesa tjeter per te bere diçka ndryshe nga te tjeret eshte pasioni dhe pak talent.

Jam i njohur nga keto ane si picaberes. Kam deshire te punoj disa muaj te dimrit dhe pranveres, sepse gjate veres puna jone eshte tmerr i vertete. Ne picaberesit sipas kontratave jemi te paguar mire. Ne te vertete asnje shef s'te jep kurre aq euro sa meriton. Une bej shume sherr me shefat;))) Kam nje aftesi te veçante per t'u mbyllur gojen te tjereve.;)

Kur punoja kamarier erdhi nje dite qe une sapo e shihja klientin ne sy e kuptoja se çfare pice donte te hante. Betohem eshte e vertete! çdonjeri prej nesh e ka te shkruajtur ne balle sesi ushqehet e çfare pi. Me nje sy te stervitur e kupton se kush eshte klienti dhe çfare jete ben. Natyrisht ka edhe perjashtime. Ben vaki qe te gabosh me 10 % te mysafireve qe vijne ne lokal.

E gjithe bota eshte e rrumbullaket si pizza. Ne te gjithe vertitemi rreth picave apo pjates se gjelles etj. Eshte nje rrumbullakesi e perditshme, e pashmangshme dhe e shtrenjte.!! Shpresoj te bie pak ne peshe (5-6 kg) ne muajt e ardhshem. Me pelqen te bej pizza por nuk e mendoja kurre qe do te enderroja kete rikthim te ri, pasi kisha hequr dore. "Bishti qenit, bisht qeni mbetet";)))

11/11/07

Kosova


Kete poster e gjeta tek Brisku. Postoje edhe ti ne blog-un tend! Kosova Republike!

10/11/07

Ditar

"Ditët e arta quhen të tilla ngaqë zgjasin pak kohë. Përndryshe do të quheshin ditë argjendi, bronxi. Në varësi të plotë me kohëzgjatjen e tyre, aq sa mund të ktheheshin edhe në ditë llamarinash apo alumini."

Ka raste që them edhe nga këto gjëra.:)))
Me sa po shoh nga përvoja e jetës, nuk është e thënë qe momentet e lumtura apo ditët plot suksese te mos përsëriten kurrë më. Për shumë faktor ditët e lumtura të jetës përsëriten në periudha të ndryshme. Veç se këto përsëritje fatkeqësisht janë shumë të rralla, kundër dëshirave tona.
Më pëlqen të mendoj se lumturia nuk vjen nga qielli, varet shumë nga njeriu.
Pra gjërat e bukura mbarojnë shpejt dhe përsëriten mjaft rrallë.
Është disi e ngjashme me orgazmën që zgjat pak sekonda, por ja vlen ta përjetosh.:)
Dikush ka zbuluar edhe orgazmën cerebrale që plotëson përfundimisht çdo boshllëk. Për fat të keq këto janë zbulime të rralla, për ata më fatlumët.
Mund të them se për mua "ditët e arta" janë rikthyer fuqishëm, dhe nuk e di se sa kohë do vazhdojnë. Kryesorja është që u rikthyen pas një mungese jo tepër të gjatë. Madje ka të ngjarë se që të mos jenë ndërprerë kurrë, vetëm se unë jam krejt i pafuqishëm për të dhënë shpjegime të mëtejshme ................

08/11/07

Sondazh per librin tim

Po te deshironi merrni pjese ne sondazhin djathtas.

Per ata persona qe nuk e kane lexuar po u jap edhe kete mundesi te fundit. Kesaj here libri (File PDF) hapet menjehere dhe pa u shkarkuar. Mjafton te klikoni ketu: ose http://filmashqip.altervista.org/Endrrat_e_thyera.pdf . Eshte falas!

Kjo eshte dhurata ime e fundit per ju. Se shpejti libri do te lexohet vetem me pagese.
Tashme shumica e atyre qe e meritonin gratis e kane lexuar, prandaj s'kam arsye te bej dhurata pergjithmone. Pra, lajmeroni edhe te tjeret per kete peshqesh / dhurate te fundit.
Ndoshta nje dite do e kerkoni e s'do e gjeni librin. Ku ta dish?!

E.Selmani

04/11/07

Oxhaku dhe pjekja e mishit


Pule e vogel dhe dy pellumba!





Sot hengrem pule dhe pellumba per
dreke. Siç e shihni familja Selmani
ushqehet mire:-)))
Une po u hedh pak vaj ulliri me kripe te shkrire gjate pjekjes.
Kete oxhakun e madh e kemi te pjesa e shtepise qe e quajme taverna. Ketu organizojme keto pjekjet ne hell dhe pizza gjate vjeshtes-dimrit. Kemi edhe nje oxhak te vogel ne avlli.
Kjo shtepia jone eshte nje vile e vogel ne periferi, prone e gruas time. Ja ka dhene i ati dhurate /paje per martesen tone.
Erion e Maura