28/03/12

Fragment libri

    Pjesëz nga "Rikthimi i dashurisë"

Me shumë mundim goja iu zgjidh e bashkë me të iku edhe e skuqja nga fytyra.
Pa droje, biles me pak egërsi ai tha:
“Është pikërisht rasti i takimit fatlum që ndryshon stilin tonë për të dashuruar. Ja po marrë shkas nga parafolësja” Të gjithë mysafirët po kërkonin me sy Alesian. “Tha se gjatë një takimi  ndryshoi mentalitetin e saj. Për çudi edhe një masazh mund ta ndryshoj stilin tonë e të zbukuroj jetën e secilit. Janë ato prekjet, fërkimet e ndonjë fjalë e mirë që na bëjnë të ndihemi mirë e duke qenë mirë me vetveten ne bëjmë të kënaqur edhe personin që kemi pranë. Krijohet kështu një zinxhir kënaqësie i cili është në gjendje të stolisi ditët tona.
Të gjithë neve kemi përjetuar plot ditë të trishtuara për të cilat s’besoj se kemi nostalgji.

   Të nderuar miq! Jemi këtu në këtë kështjellë me qëllim që të bëjmë dashuri si njerëz të lirë, të emancipuar. Ky është rasti jonë i madh. Prej shekujsh popuj e individë janë përpjekur të realizojnë kryevepra artistike e shkencore.
   Neve këtu s’bëjmë as art e as shkencë. Vetëm një gjë është në duart tona. Të bëjmë dashuri artistike, për të rifituar vitet e humbura. Qenë ato vite kur secili prej nesh ka pyetur vetveten: Ku ka shtegtuar dashuria? Kush e ka detyruar për këtë shtegtim?
Kohëzgjatja e shtegtimit qe tejet e padurueshme derisa lindi dyshimi i arratisjes së ndjenjave. Ikjes së pasionit. Largimit të shpresës: Thyerjes së ëndrrave. Shpartallimit të njeriut. Humbjes së dinjitetit. Triumfit të bujshëm të Djallit.
Po Djalli nuk arriti ta fitoi betejën. Neve jemi këtu për të deklaruar e konfirmuar fitoren tonë të vonuar e, të
pashmangshme, mbase të bujshme, kundër paragjykimeve, injorancës seksuale e dhunës së përditshme.

Ja këtu një kështjellë e vogël me një Princeshë madhështore është foleja e parë ku u rikthye ndjenja. S’ka më arratisje e shtegtime.
  Dashuria u rikthye !

  Nga Erion Selmani