28/06/08

Ethet e Finales


Ja pra, po afron momenti i triumfit!
Ndeshja finale Euro 2008 Gjermani-Spanjè do të jetë sigurisht një "Betejë" sportive dhe lind pyetja se cila skuadër do të fitojë? Spektakli i skuadrës spanjolle apo organizimi dhe gjakftohtësia gjermane. Finalet e mëdhaja kërkojnë sidomos tepër gjakftohtësi për të dalë fitues.
Nesër Europa do të ketë kampionen e saj të re dhe tifozat presin me padurim e ankth të shohin ndeshjen.
Nuk e di pse jam i bindur se triumfi i madh u përket gjermanëve. Ka shumë mundësi që të fitoj Gjermania. Përse Jo?! -:)))

21/06/08

Çmenduria Turke

Përsëri Ai, i madhi Fatih Terim. Sot të gjithë flasin për fitoren e pabesueshme Turke kundër Kroatëve me penallti. Kroacia meritonte fitoren sepse luajti më bukur, por futbolli ka surprizat e tij. Ka patur shumë fat Turqia në Euro 2008 aq sa mund të duket edhe si përrallë apo skena të shkëputura nga ndonjë film. Megjithatë po afron momenti i gjysëmfinales Turqi - Gjermani, dhe kundrejt seriozitetit, organizimit të skuadrës gjermane "përralla" Turke apo siç e quajnë ndryshe gazetarët; Çmenduria Turke, mund të përfundoi. Të gjitha parashikimet flasin për një fitore Gjermane, ndonëse s'mund të harrojmë se Turqia i ka dhënë të gjitha provat se "çmenduria" ka të ngjarë të përsëritet. Mbase Perandori Terim do të na bëjë surpriza të reja... Kam përshtypjen se do të fitoj Gjermania.;))

11/06/08

Futboll

Dihet se futbolli transmeton emocione të rralla. Të gëzon apo trishton, të rrëmben, të përpin kokë e këmbë deri në sekondën e fundit. Spektakli sapo ka filluar për neve sportdashësit. Ndoshta do e fitoj EURO 2008 ndonjë skuadër surprizë siç ndodhi para 4 vjetësh.
Natyrisht që edhe unë kam skuadrën time të zemrës në këtë kampionat. Por kësaj here do të doja të qëndroja disi neutral për të shijuar sa më tepër ndeshjet. Nuk e di sesa do arrij të mbetem neutral.... Kuptohet që në rast fitoreje të skuadrës sime të zemrës do të postoj plot eufori në blog.
Le të fitoj skuadra më e mirë.
Për çudi sporti gjatë ndeshjes ka aftësinë të të largoj nga mendja hallet e telashet. Prandaj sporti e veçanërisht futbolli janë aq tërheqës, marramendës dhe të nevojshëm.