28/03/12
Fragment libri
20/11/11
Porosit librin e ri !
Po pate dëshirë porosite librin tim të ri !
Përshëndetje
autori Erion Selmani
10/05/10
Shenime ne blog
Duke pare rezultatet e sondazhit (shiko djathtas) vura re se disa prej jush kane shprehur interes per te lexuar librat e mi.
Mendova te krijoj ndonje link te ri per shkarkime e-book. Sepse atje ku botoj une nuk paska statistika te ndershme.
Botuesi/Libraria online nuk me ka paguar rregullisht. Ka pasur plot shitje por i paguajne me vonese te drejtat e autorit dhe ka ca probleme...
Ndersa tani kam krijuar linke te pavarur nga Botuesi.
Ne qofte se jeni te interesuar ja linket; Anija e dashurise
Romani im "Endrrat e thyera" shkarkohet duke klikuar ketu.
çmimet jane simbolike 2-3 euro. Ne fillim pagesa e me pas shkarkohet libri pdf.
Per kete shitje mbaj pergjegjesi une. Per çdo problem ju rimbursoj te hollat te cilat vijne direkt ne llogarine time Paypal.
Ne qofte se rastesisht je simpatizant o admirues i krijimeve te mia, me kete rast me jep edhe mua si autor perkrahje Morale. Po, pikerisht perkrahje morale. Mbi te gjitha!
Lexohemi ne te ardhmen me ndonje tregim apo liber te ri.
Se bashku, mirulexofshim
Erion
14/06/09
Sa libra lexon Shqiperia virtuale?
Ka autore te tjere te rinj qe kane arritur suksese me te medha e ka ca te tjere qe kane ecur akoma me keq se mua.
e shkruajta me nxitim dhe jane vetem mendime personale. Jo tjeter.
20/01/09
Ditar personal
15/12/08
Fragment nga "Anija e dashurisë"
Anija e dashurisë (fragment)
Buzët bashkohen për një puthje paralizuese. Mbetën pa frymë nga emocioni që vetëm ndjenjat, zemrat e dashuruara dinë të dhurojnë, e shijojnë deri në ekstazë. Pas mpirjes fillestare, buzët e të dyve u çliruan nga "prangat", duke thithur në mënyrë të ethshme, thuajse të dhunshme gjuhën dhe buzët. "MË pëlqejnë buzët e tua dhe aroma e trupit tënd," i thotë ai me zë të ulët. Eshtë ajo kësaj here që fillon ta preki gjithandej nëpër trup. Në heshtje, e nxehtë dhe disi agresive. Thonjtë e saj çjerrin dhunshëm gjoksin e tij dhe më pas ajo afron gjinjtë sërisht pranë buzëve të tij, buzë të etura për qumështin ..... por, nuk ka mbaruar me kaq. Nata sapo ka filluar dhe mund të
shndërrohet në një koktej dashurie... Atë më të shijshmin
Koktej... që mund të shijohet në jetë.
Ju ftoj ta lexoni falas librin e vogël eletronik; "Anija e dashurisë"këtu.: http://www.mediafire.com/file/cdmwe2ntzg2/anija_e_dashurise.pdf
Përndryshe shkarkojeni këtu. http://www.lulu.com/content/4944035 ky version ka më pak imazhe.
Ju uroj të gjithë vizitorëve ; Gëzuar festat e fundvitit!
17/11/08
Anija e dashurisë- Ebook shqip falas

Krijimi im më romantik deri më sot:)
Ju këshilloj ta lexoni gjatë fundjavës, për qejf dhe mos paragjykoni.
E shkruajta me shumë nxitim ashtu siç ndodh me gjërat jashtë programit. Ky libër i vockël (46 faqe) lindi në një moment frymëzimi të paparashikuar dhe me një stil krejtësisht të papërcaktuar mirë. Stil i cili e bën këtë krijim disi të veçantë, larg çdo monotonie të përditshme.
Një anije madhështore plot me turista në kërkim të dashurisë.
Disa vajza që trajtohen si princesha.
Dhe shumë çuna të ëmbël paksa aventuriera...
Krijim tejet modest por, edhe mjaft i larmishëm.
Lejohet leximi vetëm për persona romantik:)
Ky është linku që sajova shpejt e shpejt: http://www.lulu.com/content/4944035 ose kliko këtu.
31/10/08
Se shpejti e-book i ri
Ju njoftoj se së shpejti këtu do të gjeni një e-book të ri.
Bëhet fjalë për diçka argëtuese, plot aventura dhe jo më tepër. Do të jetë plot surpriza të rralla dhe ndoshta lexuesit që më njohin, do të çuditen më shumë se kurrë ndonjëherë.
Ejani këtu pas dy-tre javësh dhe do ta gjeni librin Falas.
Ose mund ta prenotoni librin tim të ardhshëm eletronik me e-mail këtu : Infolibri.erion@gmail.com
Kur të jem gati do t'jua postoj.
Ju premtoj se kësaj here do të argëtoheni shumë gjatë leximit. Të paktëm ata më romantikët!
Përshëndetje
Erioni
08/11/07
Sondazh per librin tim
Per ata persona qe nuk e kane lexuar po u jap edhe kete mundesi te fundit. Kesaj here libri (File PDF) hapet menjehere dhe pa u shkarkuar. Mjafton te klikoni ketu: ose http://filmashqip.altervista.org/Endrrat_e_thyera.pdf . Eshte falas!
Kjo eshte dhurata ime e fundit per ju. Se shpejti libri do te lexohet vetem me pagese.
Tashme shumica e atyre qe e meritonin gratis e kane lexuar, prandaj s'kam arsye te bej dhurata pergjithmone. Pra, lajmeroni edhe te tjeret per kete peshqesh / dhurate te fundit.
Ndoshta nje dite do e kerkoni e s'do e gjeni librin. Ku ta dish?!
E.Selmani
20/10/07
Shkarkoni librin
Nevojitet nje regjistrim i thjeshte ne kete portal te huaj. Portali punon ne gjuhet kryesore te botes e mund te ndryshoni gjuhen sipas deshires ne pjesen e poshtme te faqes.
Libri eshte Gratis ne formen eletronike, ndersa persa i perket librit te zakonshem une s'mund ta dhuroj ngaqe letra kushton shtrenjte.
Ne rast se s'keni deshire te regjistroheni ose hasni ndonje problem teknik, une jam i gatshem t'jua postoj via e-mail . Me kontaktoni.
Po t'u hidhni nje sy shkrimeve te meparshme do ta shihni qe i mbajta te gjitha premtimet. Natyrisht qe per keto gjera nevojitet kohe, prandaj jam vonuar pak per arsye qe nuk varen prej meje.
Duke pare disa kerkesa nga shtete te ndryshem per librin ne leter, une e kam vene ne shitje te Portali ku do te gjeni edhe librin eletronik. Mjafton te klikoni mbi emrin tim.
Une personalisht nuk shes libra tradicional, ngaqe s'kam kohe dhe i shita te gjithe. Me teper se 150 libra te shitur brenda nje jave ne qytetet italiane Terni, Peruxhia, Roma. Per kete pata ndihmen e dikujt tjeter qe ka kontakte te shumta me komunitetin shqiptar.
Ky liber eshte shkruajtur pa qellime fitimi, por vetem per pasion dhe per nje ideal, edhe pse mund t'ju duket qesharake: une kam idealet e mia.
Uroj qe t'ju pelqej dhe jam i lumtur qe po ju jap edhe mundesine ta shkarkoni pa pagese.
Ne fund te fundit une Barazimin e kam ne xhep.:))
Faleminderit per vemendjen qe i kushtoni blogut tim dhe librit.
Erion Selmani
08/10/07
e-book falas nga E.Selmani
Ky roman i shkurtër ( 80 faqe) paraqitet me një tekst të dendur dhe plot ritëm.
Është nga ata libra ku secili mund të gjej pak nga vetvetja, veçanërisht të gjithë mërgimtarët e larguar nga trojet e tyre.
Shkruajtur në mënyrë lehtësisht të kuptueshme nga të gjithë, dhe me një shqipe të pastër.
Autori u ofron lexuesve mundësinë ta lexojnë librin pa pagesë, kështu që nuk shpenzoni gjë po ta lexoni. Lexohet me një frymë.
Libri eletronik (e-book) është falas dhe momentalisht i dërgohet lexuesit me e-mail. Në ditët e ardhshme NDOSHTA vendoset për shkarkim në ndonjë blog ose portal, por nuk ju premtohet asgjë.
Dërgoni e-mail në adresën
Subjekt: Libri juaj
Teksti: Po të dëshironi shkruani emrin tuaj dhe vendin ku banoni.
e-book do t'ju mbërrij duke filluar nga fundjava e ardhshme.
Gjithashtu sapo ka dalë nga shtypi edhe libri tradicional. Për këtë do të njoftoheni më qartë pas disa ditësh, dhe do të mund të shihni foto të librit dhe video.
Erion Selmani
08/10/2007
