07/09/10

Sa libra shiten ne Kindle?

Ka ndodhur çudia e madhe!. Ju kam njoftuar me pare se do publikoja nje liber tjeter ne italisht ne platformen dixhitale Amazon Kindle. Per te qene i sinqerte jam i pavendosur , sepse une jam i velur me botime dixhitale e keshtu qe s'kam aspak tundim apo ende me pak eufori per botime e-book.
Nuk e di se ku ta botoj librin e ri. Do ta mendoj me qetesi.
çudia e madhe eshte kjo: Ne Amazon Kindle jane shitur me teper libra shqip se italisht.
Ne keto javet e para qe kam shtuar atje librat e mi, statistikat jane keto :Jane shitur 28 libra shqip dhe vetem 12 kopje te librit tim ne italisht. Po atehere pse te nxitohem me botime te reja ne gjuhe te huaja?
Gjithsesi eshte ende shpejt per te nxjerre konkluzione

Si shpjegohen me shume shitje ne shqip ?  Dihet se gjuha jone eshte me  pak e folur se italishtja.
Tashti te themi te drejten ne keto gjera s'ka shume transparence, pavaresisht se ç'ka thote Amazon e Lulu.com.
Autori eshte i detyruar te mbylli nje sy per te mos bere sherr me te gjithe.   
Me sinqeritet me behet qejfi per ata qe kane zgjedhur krijimet e mia per lexim.

Ka te ngjare t'ju kem "borxh" nje liber te ri. E meritoni vertete, veç se jam i tmerruar nga ajo qe ndodh pas botimit te librit. Shperndarja, njoftimet, recensionet etj,.Domethene dhimbje koke.... Ju nuk mund ta dini se çfare ndodh pasi eshte botuar libri. Pale ate qe ndodhi para se te publikohej...


Hajt pra, kurajo dhe shendet per te gjithe!
 Perqafime
  Erion