23/01/13
27/09/12
Bukuria shpirtërore nuk mbetet kurrë jetime
TREGIM i ri nga Erion Selmani
Me fustanin ngjyre te kalter ashtu siç eshte ngjyra e Princit te endrrave ajo erdhi ne lokalin ku kemi lene takim. Me supet e zbuluara, floket ngjyre kafe e sy te bukur ajo me sjell ndermendje Perendeshat e Greqise se lashte, per arsye se fustani veror i prere sipas stilit antik greko-romak, mbulonte trupin qe nga pamja e jashtme u bente konkurrence yjeve.
Ndodhem ne kafe me vajzen qe per te mposhtur pak ndrojtjen me perserit nje bresheri me:”ç’kemi?, ç’kemi?”E kuptoj se ndodhet pak ne siklet. Po s’kam durim te degjoj nje tjeter “ç’kemi?” ndaj hapa gojen.-Nuk e mendoja se fustani yt, pamja jote do me nxirrte nga arkivi i kujteses sime, Helenen e Trojes, dhe buzeqeshja jote Kleopatren. - I thashe duke e pare me respekt, po jo tjeter. Po une vazhdova per ta inkurajuar:- Le te fiken gjithe dritat e qytetit, ti do ta ndriçoje lokalin me buzeqeshjen tende.
-Hahaha, te pelqeka fustani im,- foli ajo e lumtur. Tashme akulli i bisedes po fillonte te shkrihej ndaj e parashikova qe ajo s’do ta perseriste me fjalen “ç’kemi?”. Ajo tha tjeter gje sapo u ul ne kolltukun e kafenese se bukur, thuajse luksoze.
LEXO ME TEPER......
13/08/12
Mbrëmja thuajse perverse
Rrëfim i pazakonshëm nga Erion Selmani
Me hapa tejet të sigurtë ajo po i afrohej një ëndrre që zgjaste njëzet muajt
e fundit, qysh kur ai qe fejuar zyrtarisht me një vajzë të së njëjtës lagjes.
Po i qasej një dëshire të shndërruar në tundim, mbase edhe në vuajtje. Ecte dhe
ripërsëriste me vete fjalët që do i thoshte, fjalë që i kishin kushtuar shumë
mundim, krenari e dinjitet femëror.
Ajo e donte atë me me çdo kusht. Pa pasur frikë nga rrethanat, pa u
merakosur për pasojat.
Enisa, 28 vjeçare kërkonte “idhullin” e saj, për të qenë më në fund femër e
devotshme, ndoshta e “skllavëruar”. Pavarësisht nga epitetet ajo donte vetëm
atë, me të cilin kishin shkëmbyer veç disa puthje mjaft kohë më parë, në
korridoret dhe banjot e diskotekës në qëndër të qytetit.
Hapat e saj po bëheshin disi të pasigurt për shkak të kujtimeve që i vinin
nëpër mendje me shpejtësi të rrufeshme. Iu kujtua shkëputja e tyre pas asaj
nate së kërcimit dhe puthjeve, kur ajo ajo si vajzë plot virtyte nuk i kishte
dhënë asgjë... më tepër, për ta kënaqur,
për ta qetësuar. Madje pushtuar krejt.
Fundja s’mund t’ia jepte të gjitha... në takimin e parë, dhe këtë do bënte
shumica e vajzave. Për fat të keq ajo tjetra.. qe treguar më e shkathët dhe qe
fejuar me djalin brenda pak ditësh duke fituar sfidën ndaj gocave të lagjes që
ja kishin vënë syrin.
Dhe, ai atë natë të largët i “torturuar” nga prekjet intime e puthjet
eksituese, pa rezultatet e dëshiruara i kishte thënë vetëm pak fjalë:........ VIJO Leximin e tregimit.....
08/08/12
Gjurmët e dashurisë nëpër perëndim
Dyshimi për ndjenjat e saj i
lindi për herë të parë kur ajo i kishte thënë në telefon: “Për
ditëlindjen time ti nuk ndodheshe në qytet dhe unë fjeta... gjumë... me
bashkëshortin tim”.
Tregim i ri nga ERION SELMANI
– Ashtu he!? A të pëlqeu? - e kishte pyetur ai me ironi të përzier me dozë xhelozie.
Ai qe një njëzet vjeçar i dashuruar me femrën e jetës së tij... siç
po i dukej atij në gjashtë muajt e fundit. E dashuronte me gjithë
shpirt, paçka se e dinte se ajo histori nuk do të kishte të ardhme...
Qysh?! Fjeti me të shoqin sepse i dashuri sekret nuk ndodhej në qytet?
E ku qëndronte çudia se një grua flinte... me bashkëshortin?! Mbase
çudia e madhe qe se ajo e kishte prekur një temë për të cilën s’duhet ta
hapte gojën... pasi heshtja ndonëse të bluante përbrenda, të paktën nuk
të hapte plagë të reja.
Por lotët e saj qenë kthyer thuajse në kuje kur kohë më pas ajo
tentoi të hidhej midis shinave të trenit për të qenë e shtypur nga
treni, për t’u flijuar për dashurinë e tyre të pamundur, të paligjshme.
Ai e shtrëngoi fort dhe e tërhoqi dhunshëm duke e nxjerrë nga stacioni i
vogël periferik në jug të qytetit të madh gjerman. E pikërisht atje ajo
pa i ndërprerë lotët i kishte thënë
- Jam shtatzënë me ty pasi me burrin nuk kam fjetur qysh prej
datëlindjes para tre muajsh, kurse mjeku më tha se jam shtatzënë prej 6
javësh, domethënë është fëmija yt!......................VIJON24/07/12
Takim me një vajzë thuajse "jashtëtokesore"
Komentet e djemve
nuk kishin të sosur e pasioni i tyre ngjante si zjarret gjatë stinës së verës,
kur sapo fikej një vatër zjarri, merrte flakë pylli tjetër...
Edlira i kishte quajtur me mendjen e saj
“Pylli i meshkujve” ato mesazhet e ftesat e panumërta të miqësisë on-line. Ajo
as që do ta kishte hapur më postën eletronike tek profili i saj në internet
sikur midis morisë të komenteve të mos spikaste një i panjohur i pazakonshëm.
Kur djemtë e tjerë
komentonin fotot e saj në plazh në mënyrën sikur do ta “mbysnin në det” ose do
t’i merrnin frymën... po t’u binte ndër
duar, i panjohuri... jo vetëm që nuk përzihej në atë lëmsh po edhe e ledhatonte
me fjalë. Në fakt ai “përkëdhelte” pamjen në foto, pozicionin e saj, shprehjen
e syve duke i bërë krahasime me figura mitologjike, ose me yje, ende të
pazbuluar... E kjo e bënte komentuesin
enigmatik tepër interesant për Edlirën.
“Shkencëtarët janë vazhdimësisht në kërkim të yjeve, eksplorimit
të universit, pa iu shkëputur shpresës së zbulimit të ndonjë planeti të ri, të
ngjashëm me tokën, po ata nuk patën fatin të zbulonin të vetmen vajzë
"jashtëtokësore" që ka ardhur nga qielli midis nesh. Janë sytë e tu që vërtetojnë
preardhjen tënde nga një botë tjetër, mbase e shpikur nga fantazia ime, po meqë
s’kam parë kurrë më parë një ikonë bukurie si ty, detyrimisht të përulem, të
respektoj, e do të mbroj, ashtu siç mbrohen sytë e ballit....” Ky qe njëri
nga komentet e djalit të panjohur dhe natyrisht Edlira kishte buzëqeshur, qe
kënaqur dhe, e kishte mësuar përmendsh.
I egzagjeruar, i veçantë dhe ka llafe të lezetshme, u kishte thënë më pas mikeshave. – Po pse mua nuk më
shkruan asnjëri kësi gjërash?! Hi,hi,hi Jepi dhe adresën e profilit tim! I kishte
thënë një shoqe buzagaz.
Edlira u kishte
treguar disa hollësira shoqeve; Ai nuk shton foto të vetat, nuk më nis foto në
privat, flet për gjithçka po jo për veten e tij. Kjo gjë e bën edhe të “urryer”
po edhe tundues. Jam kureshtare... dua ta njoh!...
VIJO LEXIMIN... lexoje të gjithë tregimin.....
11/07/12
Pusulla e nxehtë/ Tregim nga Erion Selmani
Që pusulla e nxehtë do bënte namin, kjo ishte e padiskutueshme. Në
dyshim të madh qenë ngjarjet që do vijonin, pas leximit të letrës nga
drejtoresha.
Në kursin për patentën e lundrimit detar drejtoresha qe një grua me
sharm të madh e njëkohësisht sundimtare, nga ato që të kallnin datën
vetëm t’i shikoje në rrugë, pale të dilje me atë shëtitje në mbrëmje.
Kishte të ngjarë që mbrëmja të kthehej në festë dashurie, po ky opsion i
ëmbël mund të shndërrohej në llahtarë sikur ajo të ndërronte mendje e
përveç ëmbëlsisë t’i shkonte mendja edhe për dajak… se siç u theksua
drejtoresha e shkollës për patentën e lundrimit qe e aftë edhe të të
thyente brinjët… Jo më kot burrat nuk i vardiseshin kurrë. Ata e
shikonin, e shijonin me fantazinë e tyre e iknin të lemerisur. LEXOJE të gjithë tregimin...
Pusulla e nxehtë * pjesa e dytë, tregim për qejf
Po kur degjoj zërin tënd atëherë duket
sikur ke përdorur shkrepse për të ndezur zjarrin në mendjen time. Ti nuk mund
ta dish se sa efekt joshës më bën zëri yt, i cili i kapërcen kufinjtë e njerëzores
për tu krahasuar me disa sinfoni dashurie, biles i tejkalon ato.
-
Po tani më kujtohen lëvizjet e duarve të
tua. Sa herë që i lëviz më duket sikur po më përkëdhel dhe më rrënqethet mishtë
pa e kuptuar atë që do të ndodhte sikur të më prekje vertet.
Dhe erdhi çasti kur ti ecën në
rrugë: janë ato hapat e tu që me ndezin fantazinë për tu shtrirë përtokë vetëm
për të qenë i shtypur nga këmbët e tua. Të më shkelësh për triumfin tënd të
mohuar për një kohë të pallogaritshme. E ku e dinë njerëzit se të jesh poshtë
këmbëve të tua, pakësohet burrëria po shtohet kënaqesia hahaha
Kujdes!! S’dua taka të larta se
do ma bësh kurrizin copë, copë me vrima nga takat e këpucëve.. hihihi
Ti e ke
kuptuar se jam tip delikat... e do të doja me atlete sportive me qëllim që
shtypja të bëhet me lezet aq sa të quhet ndrysje, thuajse masazh për kurrizin
tim.
Po i kam inat femrat që u mbajnë këmbët era... prandaj mos i hiq atletet
se e kam hundën të ndjeshme..:D
Se mos më harron mbi trotuar, më
ngri më pas, domethënë pas shkeljes në formë masazhi se unë nga “qejfi” do përgjumen
e rrezikoj të digjem nga dielli. Biles ja marrin dorën edhe të tjerat dhe më
shtypin gjithë gratë kalimtare.:-) ...LEXOJE Tërësisht tregimin...
Iscriviti a:
Post (Atom)



