13/08/12

Mbrëmja thuajse perverse


Rrëfim i pazakonshëm nga Erion Selmani

Me hapa tejet të sigurtë ajo po i afrohej një ëndrre që zgjaste njëzet muajt e fundit, qysh kur ai qe fejuar zyrtarisht me një vajzë të së njëjtës lagjes. Po i qasej një dëshire të shndërruar në tundim, mbase edhe në vuajtje. Ecte dhe ripërsëriste me vete fjalët që do i thoshte, fjalë që i kishin kushtuar shumë mundim, krenari e dinjitet femëror.
   Ajo e donte atë me me çdo kusht. Pa pasur frikë nga rrethanat, pa u merakosur për pasojat.
Enisa, 28 vjeçare kërkonte “idhullin” e saj, për të qenë më në fund femër e devotshme, ndoshta e “skllavëruar”. Pavarësisht nga epitetet ajo donte vetëm atë, me të cilin kishin shkëmbyer veç disa puthje mjaft kohë më parë, në korridoret dhe banjot e diskotekës në qëndër të qytetit.
Hapat e saj po bëheshin disi të pasigurt për shkak të kujtimeve që i vinin nëpër mendje me shpejtësi të rrufeshme. Iu kujtua shkëputja e tyre pas asaj nate së kërcimit dhe puthjeve, kur ajo ajo si vajzë plot virtyte nuk i kishte dhënë asgjë...  më tepër, për ta kënaqur,  për ta qetësuar. Madje pushtuar krejt. Fundja s’mund t’ia jepte të gjitha... në takimin e parë, dhe këtë do bënte shumica e vajzave. Për fat të keq ajo tjetra.. qe treguar më e shkathët dhe qe fejuar me djalin brenda pak ditësh duke fituar sfidën ndaj gocave të lagjes që ja kishin vënë syrin.
Dhe, ai atë natë të largët i “torturuar” nga prekjet intime e puthjet eksituese, pa rezultatet e dëshiruara i kishte thënë vetëm pak fjalë:........ VIJO Leximin e tregimit.....

“   Mjaft! Nuk mundem më.” Duke ikur me kryet plot ide të turbulluara në shtëpi. Ai fliste pak dhe qartë. Flisnin shumë sytë e tij ku lexohej gjithça që mungonte në fjalët e tij të cunguara.
Enisa vazhdonte ecjen e saj të ngadaltë për të fituar minuta medituese drejt parkimit të veturave mbrapa lokalit ku ai të dielën në mbrëmje bashkë me shoqërinë ndiqte në TV ndeshjet e kampionatit italian të futbollit. I njihte pikët e saj të dobëta si për shembull, gjiri i vogël e buzët e holla. Ndaj për të kompensuar disi defektet i kishte lyer flokët në ngjyrë të verdhë, dhe jo gështenjë siç kishte qenë përherë ngjyra e saj natyrale. Sytë i kishte lyer me mjeshtëri dhe thonjtë e gishtërinjve qenë zbukuruar për merak e jo pa qëllim.
Në rast se i binte edhe njeherë ndër duar ai miku... jo vetëm që do ta prekte po edhe do ta pickonte e gërvishte me thonj. Kështu që ai kur të ulte syte për të vështruar se ç’po ndodhte, do të shikonte thonjtë e saj joshës... plot pushtet e dëshirë gllabërimi... I njohur qe fakti se femrat e parezistueshme kujdeseshin mjaft për thonjtë e gishtërinjve të duarve dhe këmbëve.
    E pa nga rreth njezet metra larg kur ai po parkonte veturën. Po njëzet metra njëlloj si njëzet muajt kur ai qe fejuar me atë tjetrën. Enisa i qe ngjitur si rrodhe muajt e fundit. I njihte lëvizjet e tij dhe ajo bënte çmos që të ndesheshin sa më shpesh nëpër rrugë e supermerkato. Ai e shikonte po nuk i fliste e ajo qe e detyruar të dëshifronte mesazhet, fjalët e pathëna në sytë e tij. Ja bënte mu që edhe atij ja kishte qejfi paçka se nuk zbulohej prejardhja e vetpërmbatjes së tij
Ajo ndodhej pranë veturës. Mbase ai e kishte parë e nuk po dilte nga automobili.
-      Mirëmbrëma!- iu drejtua ajo porsa iu afrua dritares së veturës nga krahu i shoferit. Ndonëse pa marrë përgjigje përshëndetëse ajo hipi në veturë në ndenjësen e prapsme. Aty prapa kishte më tepër hapësirë për të kryer atë që kishte ndër mendje.
-      Enisa, të lutem ik se s’ka lezet. I tha ai me zë të pafajshëm. Ai do të martohej pas një jave dhe nuk donte të shkatërronte gjithçka për ca puthje të kohës së kaluar...
-      Eja këtu mbrapa që të flasim – iu drejtua Enisa me vendosmërinë e asaj që e ka ndarë mendjen.- Dua të bisedojmë sonte. Kjo është edhe festa e beqarisë tënde. – Këtë punën e festës së beqarisë e kishte menduar me dinakëri. Vetëm t’i mbushej mendja atij dhe ta pranonte “festën” se ajo do ta çmendte fare. Enisa s’kishte asnjë dyshim se ai do të behej i saji në rast “feste të nxehtë”. Thellë në ndërgjegje ajo ndihej femër e papërballueshme!
   Ai e pa nga pasqyrëza e brendshme e makinës dhe ajo e vërejti sytë e tij që lypnin thuajse mëshirë. Nga dritat e rrugës depërtonte pak dritë e zbehtë brenda veturës dhe nga pasqyrëza nuk shihej fort qartë kështu që ai ktheu kryet mbrapa, drejt saj .
 Enisa hapi këmbët kështu që sytë e tij do penetronin midis kofshëve të saj, me qëllim që shikimi i tij t’i “prekte” të mbathurat. E dinte se në mbrëmje me pak drita ai do ta shihte më mirë me të brendshme të bardha e po ashtu fundi i shkurtër krejt i bardhë.
   I kujtohej më së miri ajo letra e një admiruesi të saj i cili e kishte parë në plazh të shtrirë mbi shezlongë. 
E kuptova sapo të pashë që do të doja të fusja kokën midis shalëve të tua, të të lëpija kofshët, të të puthja të ndjenjurat të nuhasja aromën tënde intime, sikur të isha qeni yt besnik. Po më mirë të jem qeni yt, sesa i fejuari i atyre gocave që s’kanë esencë femërore. Ti më skllavërove me klasin tënd me ecjen tënde, me hapat e tu ngadhënjyes “ Këtë letër ja kishte nisur ndërmjet një shoqes së tyre të përbashkët.

 Çudi! Hapa ngadhënjyes!! E përse vallë ja thoshte këtë? Pas asaj letre ajo kishte filluar të zbukuronte ecjen duke zhvilluar prova të stërgjata përballë pasqyrës së madhe në shtëpi. Kur dilte në rrugë ecja e saj e shoqëruar me përdredhje e bënte vërtet një ëndërr... të pakapshme për çunat
“Po ndërsa nuhasja lëkurën tënde hapa sytë e në të njëjtën kohë arrita për fat të madh lexova një poezi dashurie. E gjithë kjo për “fajin” e lëkurës tënde, kofshëve të tua. Uroj vetëm një gjë.: Mos të pafsha më me shalët përjashta se do të bëj ndonjë skandal” Shkroi admiruesi në letrën e dytë. Ajo nuk iu përgjigj kurrë nëpërmjet letrave, por dikur iu mbush mendja e filloi të fliste me atë e të takoheshin.

Admiruesi kishte qenë përnjëmend një dashnor i talentuar por, jo i dashururar pas saj. Njohja midis tyre kishte përfunduar brenda disa javësh.

-      Mjaft pra! – ik Enisa se nuk dua ndërlikime.  Tha me zë lutës ai duke u përpjekur me stëmundim të largonte sytë nga kofshët e saj
Enisa lëvizi krejt trupin me mjeshtëri ashtu si ai s’kishte menduar kurrë. – Eja flasim këtu - tha ajo dhe hoqi të brendshmet po ai nuk pati kohë të reagonte se ajo ja hodhi të brendshmet e bardha surratit.
  Ai u ul pranë saj në pjesën e prapsme të veturës e në duar mbante akoma të brendshmet e saj që u shtri e tëra mbi sedilje, hapi këmbët, i ngriti lart  dhe i lidhi përreth qafës së tij. Ai rrinte me të brendshmet ndër duar, me sandalet e kuqe përreth qafës dhe kur uli sytë iu shfaq “pejsazhi” sekret femëror.
  “Të gjitha njësoj janë” mendoi djali duke kujtuar “pejsazhin” e të fejuarës. “Atëherë pse të tradhëtoj për një gjë që e kam, nuk më mungon!?” Po në të njëjtën kohë ai e dinte se qenë situatat, stili femëror, dhe pasioni që ndryshonte kënaqësinë. Qe emocioni se kishe parë apo prekur një tjetër person edhe pse konkluzioni qe po ai.. i pandryshyeshëm. Enisa nuk fliste.     Me zhdërvjelltësi ajo hoqi sandalet dhe po ashtu e shtrirë, këmbëzbathur i shtrëngoi kokën djalit. Këmbët e saj po i tërhiqnin kokën poshtë. Ajo donte ta detyronte që ai ta puthte...
  Ai pa se si fundi i bardhë qe ngritur lart mbi barkun e saj dhe tundimi që i shkaktoi pamja po i merrte frymën... “Gostia” qe shtruar. Bujrum..!
“nuk mund të dorëzohem për një palë mbathje femrash që më mbetën ndër duar” i dha kurajo vetes. Ajo siç duket e lexoi në sytë e tij e pafajshëm dhe i mbështeti shputat e këmbëve mbi surrat për ta mposhtur në krenari e për ta bërë rezil. Turinjtë e mbuluar nga shputa kembësh femërore.
Ndjeu buzët e tij që i puthën këmbët dhe u drodh e tëra.  Puthjet e këmbëve vazhduan por të pashoqëruara me lëpirje.“I mbajnë pak këmbët era, sado që i paska larë. Po mirë, me puthje këmbësh ç’pata? S’kam bërë kurrë proçka të tilla’” mendoi ai në heshtje. Vazhdoi t’ia puthte shputat derisa ajo brofi nga gudulisja... Gjthnjë në heshtje ajo i vuri këmbët e saj në pjesët intime të mashkullit dhe i fërkonte... sipër pantallonave për ta joshur deri në kulm.
Ai kuptoi se po humbte kontrollin dhe me stërmundim vuajtës u bë serioz. - Hajde të të vesh të mbathurat se do ftohesh. Janë shtuar edhe mushkonjat,- i tha ai me butësi ç’armatosëse.
  Ndoshta Enisa pas asaj që i dëgjuan veshët qe vërtet e paaftë për të vazhduar atë që kishte përgatitur kaq herë në mendjen e saj. Një mashkull po sillej si njeri. Në një mënyrë mjaft larg sjelljes epshore të shumë të tjerëve. E mpirë ajo ndjeu duart e tij që e prekën butë ndërsa i vishte të brendshmet dhe i ulte kujdesshëm fundin e shkurtër me ëmbëlsinë e një mashkulli të dorëzuar, po që gjente forcë të shprehte respekt për qënien e saj femër. Dolën nga vetura dhe ndezën cigare.
-                -Ja Enisa, sapo mësova të mos tradhëtoj. S’kam arsye ta bëj.
-           -Ore po më thuaj të paktën a të pëlqej, pse më ikën kështu? Pyeti ajo me zë që shprehte shqetësim.
-      - Po si jo! Ti më pëlqen si gocë po nuk provoj ndjenja për ty.- Ai mori frymë thellë e vijoi.- Meqë do martohem nuk më duket e moralshme. Unë, ti dhe ajo. Ne jemi tre persona që do të tradhëtonim njëri-tjetrin nëse brenda makinës unë do të vazhdoja..... Do të tradhëtonim vetveten.
-           -Ah dëgjo bukurosh. Ti tradhëtove megjithatë, mos u shfajëso kaq kollaj - Foli ajo dhe thithi cigaren.
-           - Jo, nuk bëra asgjë. Ti vetë m’i përplase këmbët dhe mbathjet fytyrës... dhe...
Ajo e ndërpreu me energji - Po të pëlqyen ama, i puthe shputat e këmbëve e mia me erë trëndafili?!
-      Jo, nuk më pëlqyen dhe mos m’i kujto trëndafilat se kam alergji... mjaft me kaq se lam nam.
Ai ktheu shpinën dhe iku me hapa të sigurt drejt lokalit ku tashmë ndeshja e futbollit ishte drejt përfundimit të pjesës së parë. Nga prapa dëgjonte sharjet e Enisës “Je i poshtër, legen, i pashpirt” etj,. 
Nuk e ndiqte ndeshjen në Tv dhe shkruajti sms të fejuarës. Takohemi sonte, eja nga unë të pres. Puthje.
Donte ta takonte. Enisa e kishte eksituar për vdekje... dhe s’donte të humbiste kontrollin duke rënë  pre’ i ndonjërës...
E fejuara nuk iu përgjigj me sms. Në këmbim një i njohur në lokal i tha: - Jam pa makinë sonte. Po deshe më shoqëro deri tek rruga sllave...-
Bëhej fjalë për rrugën ku natën dilnin femrat nga europa lindore, ato me sjellje jo fort të virtytshme...
-      Ahh jo, s’mundem unë martohem javës tjetër e s’dua të më shohin nëpër rrugët e lavireve. Qe përgjigjur ai pa u menduar dy herë. Enisa i kishte bërë prit tek parkimi, ky miku donte ta çonte tek rruga e gocave sllave, sikur ta kishin bërë me fjalë.
      Mbas përfundimit të ndeshjes ai vajti në shtëpi për të pritur të fejuarën.
 Ra zilja e celularit që paralajmëronte sms. “Ajo po puthet me një zezak në Pub” i shkruante një miku i tij. Ngeli pa frymë.  Në celular erdhi një tjetër sms. E hapi mesazhin dhe ngriu i tëri. Në foto shihej më së miri e fejuara e tij që po puthej me një djalë me ngjyrë. Shoku i tij e kishte shkrepur foton me celular pak minuta më parë.
Doli në ballkon për të marrë ajër dhe u zhyt në mendime të trishtuara.

   Enisa më provokoi rëndshëm. Ai çuni në lokal më tha ta çoja tek rruga e lavireve. Ky tjetri më dërgon foto puthjesh me zezakë. Sonte qenka kulmi!
   Ç’të bëj?! Pyeti ndërgjegjen e tij. Do të donte të mbyllte një sy për zezakun se fundja nuk ishte bjond i bukur, domethënë konkurrent. Mbase e fejuara qe dehur në Pub dhe... të gjithë gabojnë.
   Rifitoi pak qetësi dhe u përpoq të arsyetonte; Unë u putha në diskotekë me Enisën katër ditë para fejesës, dhe ajo po puthet me zezakun një javë para martese. Më vjen keq që nëpër gazeta s’lexohet kurrë ndonjë rubrikë me titullin:” Ndjenja tradhëtare” apo “ Kaos erotik”, se po të lexoja ndonjë gjë mbase arrija konkluzione logjike. Ka të ngjarë se kryeredaktorët për të mbrojtur etikën profesionale dhe ekuilibrin editorial nuk japin të dhëna për kësi gjërash.
    Po mirë sonte, si ju shkoi mendja të gjithëve së bashku për të më hapur dilemën. Të martohem apo të mos martohem.?! Jam me mëdyshje.
Ai ndezi prapë cigare ne ballkon dhe rikujtoi skenën me Enisën.
Papritur kësaj here e kujtoi me ëndje skenën kur ajo i hodhi të brendshmet e bardha në fytyrë, kur i mbështeti shputat e këmbëve në surrat.
-      Jo nuk martohem. Le të iki me zezakun e saj. Tha me zë të lartë në ballkon.- Unë do të afrohem me Enisën, se ajo e shkreta e bëri sakrificën e saj. Gjynah që s’kam numrin e telefonit se do ta thërrisja menjeherë. Po nesër Enisën do ta takoj me doemos.
U shtri në krevat dhe mendoi përsëri ngjarjet e mbrëmjes. Enisa, vajzat sllave anës rrugës, puthja e të fejuarës me zezakun në Pub.
  “Për dreq më mungon vetëm një gocë kineze sonte që vjen këtu me magji. Po edhe në mos qoftë kineze, le të jetë koreane, tajlandeze. Kështu do mbyllej kjo mbrëmje, ky kaos erotik” mendoi ai para se ta mirrte gjumi..... Po nuk arriti të flinte perveç se pak minuta. Zilja e celularit e zgjoi. Një sms nga kolegu i tij qe akoma më i paparashikuar. “Hajde tek vendi. Kam peshkuar dy “llokume” braziliane. Na bëj shoqëri” Ai vuri buzën në gaz me fjalën “llokume” që nënkuptonte vajzat braziliane. “ Më lanë pa gjumë. Po këta qenkan çmendur të gjithë.”
   E fiku celularin dhe fjeti pa i shijuar “llokumet”. Kur u zgjua në mëngjes ishte ende në mëdyshje për martesën... Shkoi përballë pasqyrës së tualetit dhe foli sikur të dialogonte me veten. – Po ai zezaku mbrëmë në Pub, ç’dreqin pati që më la pa martuar.......- :):D
http://erisel10.blogspot.com






Nessun commento: