11/07/12

Pusulla e nxehtë * pjesa e dytë, tregim për qejf

Po kur degjoj zërin tënd atëherë duket sikur ke përdorur shkrepse për të ndezur zjarrin në mendjen time. Ti nuk mund ta dish se sa efekt joshës më bën zëri yt, i cili i kapërcen kufinjtë e njerëzores për tu krahasuar me disa sinfoni dashurie, biles i tejkalon ato.
-          Po tani më kujtohen lëvizjet e duarve të tua. Sa herë që i lëviz më duket sikur po më përkëdhel dhe më rrënqethet mishtë pa e kuptuar atë që do të ndodhte sikur të më prekje vertet.
Dhe erdhi çasti kur ti ecën në rrugë: janë ato hapat e tu që me ndezin fantazinë për tu shtrirë përtokë vetëm për të qenë i shtypur nga këmbët e tua. Të më shkelësh për triumfin tënd të mohuar për një kohë të pallogaritshme. E ku e dinë njerëzit se të jesh poshtë këmbëve të tua, pakësohet burrëria po shtohet kënaqesia hahaha
Kujdes!! S’dua taka të larta se do ma bësh kurrizin copë, copë me vrima nga takat e këpucëve.. hihihi
Ti e ke kuptuar se jam tip delikat... e do të doja me atlete sportive me qëllim që shtypja të bëhet me lezet aq sa të quhet ndrysje, thuajse masazh për kurrizin tim. 
Po i kam inat femrat që u mbajnë këmbët era... prandaj mos i hiq atletet se e kam hundën të ndjeshme..:D

Se mos më harron mbi trotuar, më ngri më pas, domethënë pas shkeljes në formë masazhi se unë nga “qejfi” do përgjumen e rrezikoj të digjem nga dielli. Biles ja marrin dorën edhe të tjerat dhe më shtypin gjithë gratë kalimtare.:-) ...LEXOJE Tërësisht tregimin...



Po ti mos nënvlerëso kundërsulmin tim.
Do të doja të merrja një varkë/motoskaf nesër tek porti për të vozitur së bashku. Ta tregoj unë sa vlen madhështia jote atje në mes të detit, ku kryesorja për mua do të jetë të të hedh në det, dhe të të grabis puthje brenda në ujë.
Ashtu si oktapod do të mbërthej me krahët e mi për të të dhënë puthje, domethënë oksigjen për shpirtin tënd. Jam i vendosur që të bëjmë dashuri brenda në ujë se kam përshtypjen që kjo është edhe fantazia jote e fshehtë e më vonë ta përsërisim në varkën tonë, po kjo është vetëm paraloja.
Kur të dalim në breg do të jesh ti ajo që do më detyrosh të bejmë dashuri mbi rërën e plazhit , si dikur ku ishe 20 vjeçe. Do të rikthehesh 20 vjet pas në kohë, do të ndihesh e re, më e bukur se kurrë.
Druaj se nuk do të mbaroj me kaq. Gjatë rrugës në shtëpi ti do ta ndalosh veturën për t’u puthur prapë.
E kur unë do mendoj se përfundoi me kaq , do të thotë që për ty ka qenë vetëm gudulisje, nuk je ngopur... po ti s’ke të drejtë të ngopesh... me mua hahaha

 Kjo do të thotë që do të më kapësh prej flokësh për të më çuar në shtëpinë tënde.
Nuk e di nëse do jesh e ëmbël apo e egër në krevat, po me ty gjithçka bën vaki. Ka të ngjarë se do të më trajtosh si të dashur apo ndoshta si nje send për të kënaqur veten tënde.
Çfarëdo që të duash, eja nesër tek vendi... S’kam frikë nga ty drejtoresha ime. Dua të të mposht, dua të të dashuroj, zemrën tënde do pushtoj. Do të heq trurin, do të të vjedh zemrën, do të më dhurosh ndenjat e tua.... a je gati?
/
Ajo qe veshur me ngjyra të ndezura e me fustan veror kur hyri të nesërmen në Kafene
-          Eja, shkojmë tek porti,- tha ajo me zë të ulët e me vështrim të butë, pa pritur që të pinte kafe.
-          Si urdhëron drejtoresha ime!- A nuk pi kafe drejtoresha?
-          Jo, sot s’jam në detyrë..., mos më quaj drejtoreshë jam thjesht e jotja.. si në pusullën tënde. Ku i gjete gjithë ato llafe i dashur?
“Për të mos iu besuar veshëve”, mendoi ai. Ajo po më quan “i dashur”... edhe kësaj here fjalët patën sukses... Qenkan fjalët e përshtatshme ato që arrijnë të shkrijnë edhe gruan më të akullt....
-          E dashur, a vazhdojmë sipas “itinerarit” që të shkruajta... duke përjashtuar shtypjen me këmbë në trotuar..
-          Po, me gjithë qejf.- tha drejtoresha me zë të ëmbël, pa asnjë theks sundimtareje apo femre të fuqishme. Përballë idesë së një dite dashurie, e pas leximit të një pusulle të nxehtë ajo qe kthyer të sillej si grua plot ndjenja... e gatshme për të dhuruar kënaqësi e etur për të përjetuar dashuri...
-          Mbase  ky qe senjali që njerëzit e ashpër bëheshin të tillë nga rrethanat po ata ruanin përherë brenda, pjesën e tyre më të mirë, më të ëmbël, shpeshherë e padukshme për sytë e tjerëve... mjaftonte të thelloheshe e të kishe dëshirë ta zbuloje, mirësinë.... ndjenjat.
“Sot m’u rikthye dëshira për të jetuar e rifituar vitet e vetmisë” tha me vete drejtoresha
Çdo gjë eci sipas parashikimit.... në pusullën e nxehtë

Erion Selmani  http://erisel10.blogspot.com

Nessun commento: