27/09/12

Bukuria shpirtërore nuk mbetet kurrë jetime

TREGIM i ri nga Erion Selmani 
Me fustanin ngjyre te kalter ashtu siç eshte ngjyra e Princit te endrrave ajo erdhi ne lokalin ku kemi lene takim. Me supet e zbuluara, floket ngjyre kafe e sy te bukur ajo me sjell ndermendje Perendeshat e Greqise se lashte, per arsye se fustani veror i prere sipas stilit antik greko-romak, mbulonte trupin qe nga pamja e jashtme  u bente konkurrence yjeve. 
Ndodhem ne kafe me vajzen qe per te mposhtur pak ndrojtjen me perserit nje bresheri me:”ç’kemi?, ç’kemi?”E kuptoj se ndodhet pak ne siklet. Po s’kam durim te degjoj nje tjeter “ç’kemi?” ndaj hapa gojen.-Nuk e mendoja se fustani yt, pamja jote do me nxirrte nga arkivi i kujteses sime, Helenen e Trojes, dhe buzeqeshja jote Kleopatren. - I thashe duke e pare me respekt, po jo tjeter. Po une vazhdova per ta inkurajuar:- Le te fiken gjithe dritat e qytetit, ti do ta ndriçoje lokalin me buzeqeshjen tende.
 -Hahaha, te pelqeka fustani im,- foli ajo e lumtur. Tashme akulli i bisedes po fillonte te shkrihej ndaj e parashikova qe ajo s’do ta perseriste me fjalen “ç’kemi?”. Ajo tha tjeter gje sapo u ul ne kolltukun e kafenese se bukur, thuajse luksoze.

LEXO ME TEPER......



    -Ti je nder te paret (e di vetem nje shoqja ime) qe ja tregoj historine time, dhe desha te vishesha sa me bukur. Kujtimi i hidhur, veshja e bukur, mbase me pakeson dhimbjen….
    -Po Alda. Bukur e the. Kur vishemi bukur jemi ne harmoni me vetveten, e te pergezoj per kurajon qe po rrefen historine tende te pazakonshme.

   -Eh jeta ime. Kam shume deshire te shfryhem, ta rrefej qe ta lexojne edhe te tjeret. Ndoshta dikush do te reflektoje pasi ta lexoj, po sido qe te ndodhi une dua pjesen time, te rrefehem, te çlirohem nga brenga….. –
Tha Alda me nje shqipe te perkryer letrare, aq sa nuk e kuptova nese kishte pak theks te shqiperise se mesme apo te jugut. Shqipja e saj qe thjesht mahnitese.

   -Alda! Si ndodhi? Si e zbulove te verteten e hidhur? E pyeta nderkohe qe filluam te pinim kafe.
Ishte nje mbremje si gjithe te tjerat ai fillim jave kur mora vesh te verteten e madhe. E as qe e prisja Pasi kisha kaluar nje te djele super te bukur, aq sa nuk imgjinoja se do te vinte e Hena qe do kujtohet pergjithmone ne memorien time.
    Isha ulur ne kolltuk, e mamit prane meje filluan t’i mbusheshin syte me lot. E pyeta pse po qante. ”ALDA! TE KEMI MARRE NE JETIMORE” - Keto qene fjalet shokuese qe nxorri “ajo grua”.
Nuk e besova dhe i thashe: “Po ti, po lan hakun”?. Ia thashe keto fjale, pasi per vite me rradhe i thoja mamit ne shaka e siper qe: “mos jam gje e adoptuar”. Absolutisht nuk dija gje, thjesht me ishte fiksuar qe femijet e vetem siç isha une, mund te ishin te tille.
Pastaj erdhi dhe babi i cili ne ato momente po rrinte nga dhoma tjeter pasi nuk e kishte guximin per te me pare ne sy. U munduan te me qetesonin pasi une fillova te qaja me denese, dhe me shpjeguan pak a shume si me kishin marre.

   Isha vetem 15 muajshe kur prinderit e mi bashke me gjyshin dhe gjyshen nga babi (adoptiv) erdhen ne Jetimoren e Durresit dhe me pikasen mes shume femijeve te tjere.
Ne fakt, ishte gjyshi ai i cili vendosi qe une isha femija i duhur. Me pas ata u larguan. Pas disa ditesh babi (adoptiv) erdhi per te me pare serisht dhe, edukatoret i thane:” merre qe tani po deshe.”
Ajo dite (edhe pse une s’e kujtoj se kam qene shume e vogel) ka qene dita qe caktoi dhe FATIN tim. Une u bera femija i dy prinderve qe Zoti nuk iu dha femije por i beri dhuraten me te bukur (te pakten keshtu jane shprehur ata). Ata kane qene dhe jane prinderit perfekt. Me kane rritur si princeshe. Nuk me ka munguar absolutisht asgje. Me rriten, me edukuan, me shkolluan dhe mbi te gjitha une jam krenare per edukaten qe ata me dhane.

    -A ke plage thelle ne shpirt?- e pyes megjithese imagjinoja pergjigjen.
    -Po.. Njefaresoj m’i sheruan plaget prinderit adoptiv. Une i dua me gjithe shpirt!!-tha ajo me sy qe i shkelqenin
    -Pra, edhe pse humbe nje familje, ti fitove nje tjeter familje, ndoshta me te miren qe mund te te binte ne hise.- I them sa per t’i kujtuar se edhe ne humbjen e diçkaje te shtrenjte mund te vij fitimi i gjerave te tjera.
Ajo nuk u pergjigj po vijoj rrefimin e saj.
“Ditet ne vazhdim, ose me sakte 9 muajt e pare qene te tmerrshem per mua. Nuk haja ushqim dhe nuk flisja kur kthehesha ne shtepi.
Kur dilja nga puna s’me benin kembet te kthehesha direkt ne shtepi por endesha kot rrugeve te Tiranes. S’e ke idene sa shume qe kam ecur. S’kisha asgje me ta por…thjesht s’mundesha. Rrija vetem kur kthehesha nga puna dhe degjoja muzike me kufje.
Ishte nje mikesha ime ajo qe me “shkundi” duke me thene me ze te larte; prinderit e tu s’kane faj, dhe ti s’ke pse sillesh ne ate menyre me ta duke mos ju folur.

Sinqerisht po te them qe nuk e beja me qellim, pasi ato i doja (dhe do i dua pergjithmone) por nuk ndjehesha mire qe t’i buzeqeshja atyre si me pare pasi dhe situata nuk ishte e njejte. Ndjehesha e zhgenjyer shume, sepse te gjitha kujtimet m’u thyen si kristali kur bie ne toke…ne 1 milion thermija.
Ne mendje me vinin ca kujtime …kur isha e vogel dhe me thonin te afermit apo dhe miq te prinderve te mi “sa i ngjan mamit apo sa i ngjan babit”. Me dukej sikur ishin tallur deri ate dite.


Ecja ne rruge dhe me dukej sikur te gjithe me shihnin dhe thoshin:”sa gjynah kjo goca, eshte e biresuar”.. U ndergjegjesova qe me prinderit duhet te sillesha si me pare dhe filluam te komunikonim pak me shume. Babi me tha qe do me ndihmonte ti gjeja prinderit e mi te vertete dhe pas disa ditesh babi (adoptiv) shkon ne Jetimoren e Durresit dhe nxjerr dosjen time, ku ishin dhe emrat e prinderve te mi biologjik.

    -Alda, po kjo qenka surprize! Babai yt adoptiv s’paska te share.-
    -Ekam si Zotni babin. Nejse, po te tregoja.. se menjehere i vihem punes dhe brenda nje periudhe shume te shkurter i gjej me ndihmen e nje mikes sime. Nuk dua te shprehem me gjate per kete pjese se kjo eshte nje histori me vete …vuajtjesh dhe emocionesh te forta.
I hyra e vetme kesaj historie dhe akoma jam vetem, pasi nena biologjike ka familjen e saj dhe s’do qe une te behem pjese e jetes se saj (do te me mjaftonin vetem telefonatat me te dhe disa takime…kur ta kishte ajo mundesine.)

Te pakten nga gjithe ky kalvar vuajtjesh fitova nje moter me te cilen kam marredhenie te mira por largesia na ben qe kjo marredhenie te jete thjesht me telefon dhe ndonje takim tre-kater here ne vit.
....Para afro nje viti e gjysem u njoha me nje djale. Ishte nje takim me rekomandim ose siç quhet ndryshe: Mbleseri. Mamaja e tij njihte nje miken time dhe ne te dy u takuam. Per mua ishte dashuri me shikim te pare. Rashe Brenda me te. Nuk ishte i bukur por kishte shpirt te bukur. Ishte djali qe une kisha enderruar gjithmone.
Kishte shpirt artisti, kishte ze te bukur, thoshte fjalet qe nje femer donte te degjonte. Me pak fjale, ne ato momente aq te bukura per mua ishte djali i duhur ne momentin e duhur. Me dukej mua pasi ishte dashuria ime e pare dhe ne te tilla raste nuk dija si te veproja. Isha teper e lumtur per te marre vendime te duhura. Mbas nje periudhe te gjate dhimbjesh dhe lotesh m’u duk se erdhi ai momenti i shumepritur. Papritur lumturia trokiti dhe ne “porten time” .
Dy javet e para bahke ishin shume te bukura. Isha ne qiellin e shtate. Nuk shiheshim shume shpesh per shkak te punes se tij, por komunikonim me sms gjithe diten. Nuk mund ta imagjinosh sa i embel ishte ne ato qe shkruante. Por lumturia ime nuk zgjaska shume.
Filloi te largohej disi, me justifikimin qe lodhej shume dhe s’ishte ne terezi. Mua me vinte keq dhe shqetesohesha se ai ishte i stresuar dhe nuk e kuptoja (sa naive kam qene) qe ai po me largonte me stil.
Dy dite para se ai te ikte me pushime (pasi u sigurua qe une nuk do vija me te) me la. U tregua si person i ulet per nga menyra sesi me la: ishte e tmerrshme…”ME HARRO” nepermjet nje sms-je ne oret e vona te mbremjes pasi une e shqetesuar qe per nje jave te tere nuk i pergjigjej sms-ve te mia.

Ky ishte mesazhi Total i tij, e meqe sms perfundimtar, i tha te gjitha pa meshire, me dy fjale: “Me harro” Te nesermen ia ktheva mbrapsht te gjitha sms-te qe me kishte çuar gjithe ato kohe dhe me ktheu nje sms: “u cmende?”. Kaq.
Ai i embli qe me dergoi dhjetera sms te bukur, tashme qe bere sintetik… mjeshter i dy fjaleve per te mos then vetem nje Fjale…çmenduri. Po une isha e çmendur per te. Dashuria ime e pare, si te mos çmendesha…”
E le te flasi pa e nderprere me qellim qe Alda te mos e humbi fillin e kujtimeve. Ajo vijoi me fytyre te ngrysur, gje e cila e bente akoma me te bukur

    -Nuk e ke idene sa keq jam ndiere. Jo se u largua prej meje pasi dhe vete po e kuptoja qe nuk po funsiononin gjerat por e kisha menduar ndryshe ndarjen....Nje telefon per te caktuar vendin e takimit, nja kafe diku dhe fjalet…”me kupto nuk lindi ajo qe kisha menduar apo ndonje fjale qe dhe une te mos ndihesha keq”.
Pas rreth dy javesh kur ai ishte ende me pushime i çoj nje sms:”Si je?”.
Pergjigja e tij…qe tejet e peshtire…”s’kisha me emocione kur dilja me ty”. Nuk e ke idene si u ndjeva. Ta kisha perpara ne ato moment do ta peshtyja ne surrat.

Duke qene se po perjetoja momente teper te veshtira si ne lidhje me ironine e fatit por dhe kete fund dashurie e pranoj…kam bere dhe une budallalleqe dhe njeri nder to ishte qe i shkruajta nje alamet letre (te cilen ja dergova nepermjet facebook), duke i permendur telefonatat ne oret e vona te nates kur me thoshte:”te mora qe te te degjoja zerin”, apo sms-te “te adhuroj, a bej une per ty, te dua, te vleresoj ne maksimum, te kam yll dhe nuk te le kollaj” etj., etj., etj,. E bera qe t’i tregoja qe ai dikur kishte pasur emocione kur dilte me mua...ok e pranoj, ketu ishte gabimi im.


Deri para ca muajsh nuk arrija dot ta kuptoja arsyen e ndarjes. Nuk e kuptoja qe ajo nuk ishte nje lidhje. E kisha kuptuar une naivja gabim. Isha une ajo qe ishte e dashuruar marrezisht, jo ai. Per te isha thjesht preja e rradhes por me nje ndryshim qe isha vajze e mbare.
Tashme falenderoj Zotin qe ma largoi ate person pasi mora vesh ca gjera qe…ai me kishte bere nje nder shume te madh qe u largua nga une. Ai kishte vese…pinte shume alkool dhe luante bixhoz ne shuma te medha. Prandaj dhe me thoshte shpesh qe: “a te meritoj une ty”.

    E nderpres dhe i them: -Pikerisht Alda. Me mire e vetmuar se sa e shoqerur keq. Ne humbjet e tua paska perhere edhe fitore. Biles, kur te kthehesh ne shtepi perqafoi fort nga ana ime prinderit e tu adoptiv. Ata edhe pse nuk jane prinderit e tu biologjik, te jane perkushtuar, te kane dhene me shume se askush.

   -Faleminderit! Shume inkurajuese fjalet e tua!- thote ajo me nje qetesi te embel ne fytyre. E kuptoj se sa po ndihem e çliruar thelle ne shpirt.
   -Alda. Ti gjete motren tende gjate kerkimit te familjes tende biologjike. Dhe ja sot gjete edhe nje vella. Te lutem me konsidero vellain tend me te madh ne moshe.-
Ajo u ngrit nga kolltuku dhe me perqafoi sikur te isha vellai i saj i madh. Po qante nga lumturia apo trishtimi nuk e kuptoja dot. Atehere mendova ta beja qe te buzeqeshte.

-Moj ti goce e bukur. A e di ti qe une “vellai” yt e kam emrin Erion, i lindur e rritur ne qytetin e Vlores.:) I thashe me ton provokues, e shtova me shaka: -Po pse nuk ma the moj çupe te te sillja edhe kuroren e Princeshes.:)
   -Po e di o vella, e di. Si nuk e ditkam.- U Perqafuam shume fort si moter e vella. Pas pak ajo me tha duke qeshur:
    –Ore djale, se mos ja vjedhur kuroren Helenes se Trojes ti, dhe tani ja rikthen pronares se ligjshme, pra mua “motres” tende me fustan te kalter. :)
   –Po Alda, me ka dale nami si “hajdut” po jo si rrobaqepes. Meqe ra fjala, nuk me thua kush ta qepi fustanin?-:)

….Ne njefare menyre Alda, nuk kishte qene kurre jetime, dhe nuk do te mbetej asnjehere e vetmuar
Erion Selmani (ne bashkepunim me nje autore anonime)
 

1 commento:

stella ha detto...

Histori e shkruar bukur dhe me ndjenje.Urime dhe suksese!