26/11/07

Perballe monumentit te pavaresise






Botimi i dyte



Erion Selmani (Nentor 2006) Edhe pse u rrezua muri i Berlinit e rane Kabuli e Bagdati. Edhe pse bandat dogjen Shqiperine ne vitin 97. Ndonese greket vazhdojne fushaten e tyre dinake per Vorio Epirin. Ai vazhdon ngadhnjyes triumfin e tij sikur te donte te gervishte qiellin me lartesine e tij madheshtore.Flas per monumentin e pavaresise ne Vlore tek i famshmi Sheshi i Flamurit. Me ate hijen e rende qe e karakterizon dhe e ben te duket me fitimtar, fitore te cilen e verteton me se miri Flamuri i ngritur lart. Ky monument i ka rezistuar grindjeve politike, dallgeve ekonomike, dhe fjalimeve te pafund qe kane mbajtur te medhenjte nen hijen e tij. Perballe monumentit secilit do t’i dukej çdo gje e arritshme dhe premtimet e politikaneve behen te besueshme, sidoqofte e verteta ………Monumenti eshte i shenjte per ne shqiptaret qe festojme diten e pavaresise. I lavdishmi Ismail Qemali krijoj shtetin e pavarur, ngriti lavdishem drejt qiellit flamurin kuqezi duke mbetur ne kujtesen tone perjetesisht. Perballe monumentit te lind deshira te rilindesh edhe 100 here te tjera shqiptar, perballe ketij piedestali e kupton qe endrra greke per vorio epirin eshte nje perralle e parealizueshme, kuptohet lehtesisht qe edhe pavaresia e Kosoves eshte shume pranè.Perballe monumentit te lind deshira per te mbrojtur flamurin, atdheun dinjitetin kombetar ashtu siç bene shqipet nga te gjitha trevat shqiptare me 28 Nentor 1912. Ne Sheshin e flamurit ne Vlore festohet festa me e madhe e shqiptareve kudo ne bote. Me 28 nentor ne jemi me te bashkuar se kurre e natyrisht me te forte. Prandaj le te festojme per pavaresine tone, dhe te vazhdojme t’a mbrojme ate ashtu si gjithmone. Mjafton te lexosh himnin tone kombetar per te kuptuar sesa fuqishem e duan atdheun dhe flamurin shqipet, pavarisht se dikush flet per “flamurin grek” ne Himare, flamur i cili nuk na perket, sepse ne i kemi ngjyrat tona kuqezi dhe jemi te vetmit me nje shqiponje dykrereshe ne flamur. Ate me te frikshmen!! GËZUAR 28 Nëntorin!


Hymni kombëtar

Rreth flamurit të përbashkuar, Me një dëshirë dhe një qëllim, Të gjithë Atij duke iu betuar, Të lidhim besën për shpëtim. Prej lufte veç ay largohet, Që është lindur tradhëtor, Kush është burrë nuk friksohet, Po vdes, po vdes si një dëshmor. Në dorë armët do t'i mbajmë, Të mbrojmë Atdheun në çdo vend, Të drejtat tona ne s'i ndajmë, Këtu armiqtë s'kanë vend. Se Zoti vet e tha me gojë, Që kombe shuhen përmbi dhè, Po Shqipëria do të rrojë, Për te, për te luftojmë ne.