19/05/12

Refuzime ndjenjash


  E provove ne kurrizin tend kur ajo te tha "Jo". U merzite shume po ti nuk u dorezove. Rifillove nga e para e perseri vajzat te thoshin "jo". Tashme i lodhur t'i hoqe dore, se dihet s'kishe me force:-))
Pikerisht kur u terhoqe, ato erdhen pothuajse vete, por kishin kaluar vite e ti djale i mbare ishe rritur, kishe mesuar gjera te reja, e i qendroje besnik strategjise tende... e cila me teper se taktike ishte thjesht sjellja jote natyrale.
    Ndodhi çudia e madhe !! Ato po te pranonin njera pas tjetres dhe u bere pak mendjemadh.:-):D Vetekuptohet.
 Po ti s'kishe kohe per te gjitha.. ndaj ashtu siç erdhen te gjitha bashke po ashtu u detyrove ti largoje... pa perjashtim, thuajse pa meshire.
    Kjo qe "hakmarrja" jote per vitet e tua te vetmise, te pritjes se gjate.... asokohe kur asnjera s'pati meshire per ty, per ndjenjat e tua.
Me vone ti fillove te perzgjedhesh e me nje ekuiliber thuajse te eger, perzgjodhe njeren, duke qene i detyruar edhe te refuzosh ndonjeren. Tek e fundit edhe vajzat qene te "etura" per te provuar Shijen e te qenit te refuzuara.... madje ato, disa prej tyre jane ende kurioze te degjojne "Jo" nga mashkulli.

Gjithçka qenka reciproke. Perfshi refuzimet.

http://erisel10.blogspot.com/

Nessun commento: