12/10/08

Shtëpia e librit

Edhe pse jeta jonë është e tejmbushur me Google, Msn etj, dashamirësit e librit janë ende të shumtë.

Më në fund edhe unë kam gjetur librarinë time online. Kam ngelur mjaft i kënaqur nga shërbimi dhe mirësjellja e drejtuesve të librarisë "Shtëpia e librit". Porosita disa libra atje dhe më erdhën me postë. Ata janë shumë të përpiktë në punën e tyre.
Ky website është një mundësi e mirë sidomos për ne që jetojmë jashtë shtetit, për të lexuar letërsi shqiptare dhe të huaj. Shume nga kryeveprat e letërsisë mund t'i gjeni atje. Ndërkohë që edhe Blogu i librarisë ka recensione dhe lajme interesante nga bota letrare.
Në qoftë se jeni në kërkim të librave në gjuhën shqipe, atëherë klikoni këtu te Shtepia e librit.

Gjthçka është kalimtare, veç librat janë të përjetshëm.

1 commento:

Erisel ha detto...

Kryesorja për mua kur shkoj në Vlorë është blerja i librave.
Në librarinë e lagjes më njohin dhe ajo zonja librashitëse më propozon librat e fundit. Kur kam rast të lexoj ndonjë kryevepër letrare, më duket jeta më e bukur! :)

Tashmë i kemi libraritë edhe Online.