17/05/12

Letra dashurie... per qejf

Do te jene keto paragrafe qe do te detyrojne per nje dush te ftohte:-))
Dhe ja vjen çasti i fjaleve te cilat do te ngrohin zemren.
Uji i dushit qenka vertet i ftohte.. dhe une po te mbeshtjelle me fjalet e mia, sikur te doja te te ngrohja....
Po lahesh per te freskuar idete, per te shplodhur muskujt e lodhur nga "perleshja..." me fjalet e mia.ha,ha,ha,
Jane germat e mia ato qe te bejne surprizen. Pikerisht shkronjat po behen pika uji te ngrohte...
Ti lahesh me germat qe po te shkruaj, je e mbuluar me mijera germa/shkronja... te cilat fillojne te rreshqasin mbi trupin tend. Eshte njefare masazhi... i saposhpikur prej meje. Ha, ha, ha.  Po pse nuk e shpika me pare... Kaq vite te "humbura"...:-)

  Je ende e mahnitur nga kenaqesia e masazhit i cili prej disa minutash po qeteson trupin tend. ja goditja e pare:
Shenjat e pikesimit rrjedhin mbi kraharorin tend. Tashme ti mbyll syte e nuk te ben pershtypje asgje.
 Je e lumtur qe po perjeton kete dush unik, i krijuar enkas per ty Lartmadheri... Princeshe!!!!!!
Ndoshta ti me sy mbyllur po imagjinon shenjat e pikesimit, sikur te qene gishterinjte e duarve te mia... e ndjesia mbi gjoks behet me e embel... po te "ledhatoj" me shenja pikesimi...:-))
-E keto shenja nuk ndalen... rrjedhin poshte trupit tend mbi bark e akoma me poshte... e njekohesisht disa togfjalesha duken sikur te ferkojne prapa, tek tulet.. pa harraur edhe nje masazh shpine. 
   O Zot sa e qete, sa e kenaqur qe je brenda ne kabinen e dushit!
Dhe te lidhin ato fjalite e mia, qe te kam shkruar deri sot. Ato jane te shumta dhe si Zinxhira te lidhin trupin tend, i cili i ben te enderrojne meshkujt kur ti ecen krenare ne rruge, kur ti hyn si menefregiste neper klube.
--Ata enderrojne trupin tend, ndersa une po e mbeshtjell bukurine tende me fjalite e mia, me zinxhiret e mi, kunder prangave te tua... te dashurise tende wow!!
Dhe tani duhet masazhi total: Je e lumtur kur mijera germa te “ledhatojne”… butesisht, embelsisht.
Ty te duket sikur po te puthin qafen.. sikur te ledhatojne kurrizin, sikur po te rrembejne parajsen.. e fshehur tek ty......
Ti mbyll kembet per te mos lene germat te prekin vendin magjik... e megjithate shkronjat arrijne te te prekin atje... me embelsi ama, njelloj siç do te bente autori.. i ketyre fjaleve te padegjuara....:-)))) hahaha ja tashti dole nga dushi e kenaqur....
Shkon tek kompjuteri yt, ende e zhveshur.
Fillon te lexosh e rilexosh kete email: Ti po perpin çdo fjale dhe brenda ne trup perjeton nje qejf te veçante.
Kjo eshte hera e pare qe fjalet po te qetesojne shpirtin. Ti je Femer e ke me teper nevoje per fjale... se sa per mashkull..
Ndoshta akoma me bukur sikur t'i kishe te dyja bashke, pra fjalet dhe ndonje çun çapken..
Ve kufjet e degjon zerin tim ne chat. Ndez web Kameren dhe shihemi ne sy.
Mbulon gjinjte me dy duar, pasi s'ke arsye te me shkruash, ti po degjon zerin tim.
Tashme eshte zeri, fjalet qe perkedhelin shqisat e tua, e kenaqin trurin tend. Ndihesh e shplodhur, e lumtur, e joshur.
Nuk flet, me degjon e lumtur dhe ndjek mimiken time ne video, e ndoshta te lind deshira edhe per te me "arrestuar"… per te me perqafuar, pa harruar se ndoshta ke deshire edhe per nje puthje....
Por, vetem madheria... juaj i di keto gjera, ate qe ndjen, ate qe po imagjinon tani, ndersa po lexon, nderkohe qe po mendon per mua.... per ne te dy. Per dashurine tone… imagjinare… ne internet. Meqenese imagjinare edhe ledhatimet u kryen me fjale… sepse neve se kemi prekur kurre me duar njeri-tjetrin…
 
             Erion Selmani   http://erisel10.blogspot.com

1 commento:

Erisel ha detto...

Letersi romantike nga Erion Selmani. Vizito: http://www.lulu.com/spotlight/erisel10