18/05/12

Për të stolisur jetën.

 Sapo kam hapur rubrikën e re "Letra dashurie". Shkrime qejfi, thjesht argëtim, pa asnjë paragjykim..!

 Letër qejfi për një bukuroshe! 

Nesër do takohemi. Ta dish sa të kam deshiruar, sa herë të kam ëndërruar, sa shpesh të kam përkëdhelur me fjalë... të ëmbla.
Po tashmë ti je e velur me fjalë e të pëlqen ndonjë gjë konkrete..:-))
 Ahh sa më gëzove në telefon kur me the “Eja, të pres në shtëpi”. -Bëhu gati bukuroshe! S’kemi kohë për muhabete. Po afron momenti ynë.
Kur të hyj në shtëpi do të doja të të shihja të veshur si në atë foton tënde mbi krevat. Të brendshme sexy e taka të larta. Unë s’kam durim të pres sa të zhvishesh ti ;)) prandaj drejt e në temë, kësaj here plot zjarr e le ta harrojmë paralojën e nxehtë, sepse edhe stili herë-herë ja vlen të ndryshohet, me shpresëm se jeta do zbukurohet:))
   Edhe ti zemër, prej kohësh nuk ke pasur rast të ndihesh femër... ose je ndierë përherë e tillë, po çdo ditë ndryshon gjendja jonë shpirtërore. Kësaj here do ndryshojmë stil.... Sapo të takohemi, do të dashurohemi. Porsa të puthemi do të eksitohemi.
E kur të ledhatohemi, do të “masakrohemi”, nga qejfi:DD
Po kaq nuk na mjafton pasi epshi na tundon. Nuk do të jetë tmerr, dhe as paturpësi, ngase gjëra të tilla e kanë emrin dashuri.
I bindur se ti do të më mposhtësh, do shtrihem mbi krevat. E kush mund ta përballoj pasionin tënd, ndjenjat e tua, fantazinë tënde gjatë marrëdhënieve...
I ke mbledhur të gjitha fantazitë e tua të fshehta për këtë takim, pasi edhe ti ke të drejtën tënde për realizim, e ndoshta fitore.
  Por, unë dua “lavdinë” time mashkullore. Ndaj edhe nëse nuk do të sulmoj i pari, do të kundërsulmoj i dyti, pas teje......

“Kacafytja” në shtrat do përfundoj me fitoren tënde, e s’kam dyshim e as iluzion.
Veçse ki parasysh që nga dashuria për ty ka të ngjarë se do mund të bëj disa “çmenduri”.
Do të të marrë frymën në pozicionin tim të preferuar. Do të të ngop ashtu siç më pëlqen mua e mbase edhe ty. Trysnia e shtytjes, dridhjet e prekjeve, eksitimi nga dallgët e fjalëve që do të pëshpëris, do të shkaktojnë “inercinë” e orgazmes tënde, ndoshta edhe times, po e imja s’ka rëndësi. Kryesorja do jetë argëtimi yt të cilin ti po e pret me padurim, ndoshta ankth, po jo frikë...
E dashur, bëhu gati! Takohemi nesër.... wow!!!

   E. Selmani

Nessun commento: