18/05/12

Artikull per librin tim nga agjencia Albania Observer

"Rikthimi i dashurisë", sepse çdo gjë është e mundur!

Rikthimi i dashurisë” është libri më i ri i autorit Erion Selmani. Është një roman i mbushur me dritë dhe shpresë. Aty trajtohen problemet sociale të rinisë së sotshme dhe ndërthuret mjaft bukur bota e brendshme shpirtërore me realitetin e jetuar.
“Rikthimi i dashurisë” do të zgjojë ndjenjat e kujtimet tuaja. Dikush mund të ndjejë nostalgji për të kaluarën, dikush tjetër do të gjejë besim për të rifituar një dashuri të humbur.
Mesazhet që ofron ky roman, janë mjaft pozitive dhe plot optimizëm.

Subjekti
Romani fillon me historinë e një shërbyesi të trishtuar restoranti, të cilit i kujtohen disa vuajtje e shfrytëzim në punë. Tradhti gjatë jetës por, jo hakmarrje. Më pas rrëfimi shkon drejt një vajze spektakolare, ekzibicioniste në web kamera e cila ka frikë të dashurohet… Përse vallë? Ç’ka i ka ndodhur asaj?
Do të hyjë në skenë një autor tregimesh i cili shfaqet herë i guximshëm, interesant dhe herë gënjeshtar. Ngjarja rrjedh me dyshimin se ai mund të jetë edhe Donzhuan. Por ky nuk mbetet as misteri e as personazhi i fundit.
Ngjarjet janë të shumta dhe të dendura. Dialogët dhe monologët vijojnë pa lënë anash komplotet. E përveç këtyre s’do mungojnë propozimet dhe sulmet e pamëshirshme të cilët e bëjnë këtë roman edhe më të paparashikuar nga ajo që mendon lexuesi.
Libri është i rrjedhshëm, plot ritëm, emocione. Argëtues e qetësues. Joshës dhe, me disa episode… ndryshe nga e kaluara.
Dhe lind pyetja: Pse dhe si u rikthye dashuria?...

Pak fjalë për autorin
Autori i romanit “Rikthimi i dashurisë”, Erion Selmani ka lindur më 20 korrik 1976 në qytetin e Vlorës. Ai që në moshë të vogël ka qenë i pasionuar pas letërsisë dhe kjo dukej qartë edhe gjatë hartimeve që bënte në shkollë.
Në moshën 18-vjeçare emigroi drejt Italisë bashkë me familjen e tij, por pasioni për letërsinë nuk e linte të qetë. Frymëzimin për këtë roman e gjeti thellë në ndërgjegjen e tij.
Ndërkohë, Selmani ka shkruar edhe romane të tjerë, siç janë. “Ëndrrat e thyera” publikuar në vitin 2007 dhe “Anija e dashurisë” botim në internet i vitit 2008.
* * *
Romani “Rikthimi i dashurisë” gjendet on line. Mos e humbisni! Libri gjendet nëpër libraritë ndërkombëtare On-line, ose në blog-un e autorit: http://erisel10.blogspot.com/

Nessun commento: