28/09/07

Nudo zhgenjyese


Perballe njeri-tjetrit, me ne fund lakuriq. Ka raste qe na vjen turp nga lakuriqesia jone, dhe thuhet se meshkujt ne pergjithesi u vjen pak turp te ecin nudo neper dhome kur ajo i ndjek me sy, paçka se mund te kene bere 10 here dashuri me ate femer. Ndersa femrat kane turp heren e pare, por me pas ajo s'ka aspak ndrojtje te qendroj e zhveshur perballe mashkullit, as kur shkon ne banje e as kur ben dush.
Ndodh qe t'a imagjinojme me te bukur partneren/in para se te bejme dashuri. Sidomos femrat jane me zhgenjyese, ngaqe me veshje dhe truk ato mbulojne difektet ne trup dhe fytyre.
Por vjen dita qe e sheh pa truk ne mengjes, dhe habitesh perse je lodhur aq shume!
Te habit dhjami, celulite e saj tek kofshet dhe vithet qe te ishin dukur teper joshese kur ajo vishej me pantallona etj,. qe fshihnin mjeshterisht difektet.
Zhgenjimet jane pjese e jetes tone, dhe eshte me mire te shohesh nje nudo zhgenjyese sesa asgje fare.
Edhe meshkujt nganjehere zhgenjejne femrat kur ata zhvishen, pasi edhe format e permasat e tyre jane shume te paparashikuara. Ku t'a dish se çka i pelqen e si i pelqen asaj?!
Ne njohjet virtuale ka me teper gjasa per t'u zhgenjyer, sepse e imagjinojme personin tjeter shume te bukur me syte e mendjes. Ndoshta gjate shkembimeve te fotografive via e-mail mund te pesohet goditja e pare. Ajo/Ai nuk eshte si e kemi imagjinuar. E çfare ti thuash per shembull vajzes X pasi ke pare foton e saj? S'mund t'i thuash qe je e shemtuar, pasi eshte mungese edukate.
Ne keto raste mendoj se ja vlen te behet nje kompliment, qofte edhe fallco, dhe me lezet nderpriten marredheniet.
Duke lene menjane zhgenjimet apo iluzionet s'duhet harruar qe secili/a ka bukurine e tij, sidomos kur sheh punen e vet dhe eshte i ndergjegjshem per ate qe vlen.

5 commenti:

Krasta Krau ha detto...

Po pra ca do me thoshin mua vajzat e webit :P
Cilado qofte fjalia as mos e thoni fare... jam i shemtuar krenar :D
Interesante tema Erjon...po gjithmone gjithmone zhgenjehesh, pervec kur nuk ke pritshmeri dhe te del uau... po kjo sme ishte duk gje para dy vjetesh kur e kisha ne kurs...

Erisel ha detto...

Krasta, secilit i ndodh te zhgenjehet dhe te zhgenjej te tjeret.
Ke te drejte, duhet te jemi krenar, dhe ne harmoni me vetveten:)

belle_fleur ha detto...

Zhgenjimi eshte pjese e eksperiences qe marrim ne jete. Si thote xhaxhi Vani "edhe i zhgenjme dhe na zhgenjejne" pak e modifikuar:))

Anonimo ha detto...

Siç e thua edhe vetë zhgënjimet pësohen kur krijon dhe jeton mes iluzionesh (pa fund) , po qe se ke vetnjohje të mjaftueshme dhe sidomos e pranon atë që je si dhe atë që kërkon ... pakësohet puna e avokatëve të divorceve , dhe nuk të zhgënjen "pamja" e tjetrit -ës !

edrus ha detto...

Zhgënjimi është në përpjestim të drejtë me atë që ne kishim imagjinuar dhe sidomos me atë çka ne prisnim prej asaj.
Fakti që unë mund të jem memec ose topall as që do ta ndërronte mendimin dhe opinionin që kishe krijuar për edrusin(qotftë atë virtual por edhe nëse do të takoheshim)... ndërsa po të shikosh fotografinë e ndonjë shoqeje virtuale 'ndikohesh'... kjo tregon edhe 'perversitetin' tonë në mardhëniet virtuale.
P.s: Edhe mua më ka qëlluar të zhgënjehem.... më ka pas pëlqyer gjithmonë BelleFleur, por që kur e kam parë në fotografi, nuk arrij që të flas më me të.... është shumë e bukur për mua :)