15/09/07

Pizza ne shtepi





Dje bera disa pizza tek shtepia e disa miqve te mij. Furrin e kane te mire, punon me dru ne pjesen e poshtme dhe jo aty ku behet pjekja. Temperatura ideale per pjekje eshte 400° , ndersa furri eletrik e kryen pjekjen ne 270° megjithese s'kam punuar asnjehere me furre eletrik dhe s'mund te flas me kompetence. Brumi ku kam bere nje kryq me thike eshte pergatitur me dore dhe lihet te pushoj te pakten 3 ore i mbuluar me nje pecete kushine te lagur me uje. Kryqi i behet qe brumit t'i dali ajri dhe vjen me mire. Foto ne qender jane pica te te thjeshta me vaj ulliri e kripe, rozmarine siper. Kjo pice prihet ne mes dhe mund te mbushet me proshute, ose feta sallami, spinaq, lakra te egra, djathe etj, sipas deshires.


Nuk jap receta per brumin, ngaqe e kam sekret, por mund te them se me mire te perdorni uje te vaket dhe jo te ftohte, ngaqe brumi vjen me mire. Te pakten ne rastin tim.










6 commenti:

ET ha detto...

ka ditur ç'te zgjedh terniania :)

Erisel ha detto...

eT, me bere per te qeshur :)
Edhe une zgjedh mire, perndryshe do te me mungonte frymezimi per gjithçka.:)

ET ha detto...

è ovvio Erion, "DIO LI FA POI LI ACCOPPIA":)
a proposito Lei sa far la pizza ? :D

Erisel ha detto...

Si, l'ho insegnato io. Con un tipo come me, non é mai troppo difficile fare spettacolo .....(in pizzeria):)

belle_fleur ha detto...

rrofte modestia erisel:)) me shkrive me ate "con un tipo come me":)) Ne fakt s'eshte keq kur njeriu vlereson veten se dhe te tjeret e vleresojne dhe e respektojne me shume. Kot s'thote kenga "respect yourself":)) s'me kujtohet me tutje se normale s'eshte kenge labe:)) bej shaka.

Erisel ha detto...

Belle, ça te bej une i shkreti? Nganjehere kam deshire t'i bej qejfin vetes:)