05/09/07

Femrat kerkojne meshkuj pasanik

Sipas nje studimi ne Indiana University ne Bloomington (USA), meshkujt kerkojne te zgjedhin partneren per dashuri ndersa femrat kerkojne meshkuj ne gjendje te mire ekonomike.
Nuk duket se ka ndonje te pazakonshme deri ketu. Vetem se ky kerkim shkencor bazohet per here te pare ne takimet e shpejta, aq ne mode sot "speed date". Pra, takimet qe zgjasin 300 sekonda ne lokale qytetesh te ndryshme. Jane ato takimet e organizuara ku paguhet nje kuote e vogel per t'u anetaresuar. Pra, ne vetem pak minuta takim dhe ajo menjehere mendon interesin e saj. Po sikur takimi te zgjaste disa ore?!
Perballe njeri-tjetrit per pak minuta duke shkembyer disa batuta e pastaj kalohet tek pretendenti i ardhshem. Ne fund te kesaj "loje çiftesh" secili pjesemarres duhet te thote se cilin person do te deshironte te takonte perseri. Nese zgjedhja e asaj perputhet me ate te atij e anasjelltas, atehere do te kete nje takim te ardhshem.
Studjuesit kane vene re se mashkulli do te donte te tijen femren me terheqese midis atyre qe i pelqejne. Ai nuk mendon gjate per perfitime materiale. Kerkon njeriun e pershtatshem e me te pashmen. Kurse femrat ne pergjithesi do te zgjidhnin me kenaqesi nje mashkull premtues nga ana ekonomike. Ato duan garanci per nje jete pa probleme.

Ngadonjehere duhet te jemi te lumtur neve, jo/pasaniket.

Studimet mund edhe te jene te sakta ashtu sikur mund edhe te jene te pasakta. Veshtire te kuptohet saktesisht bota e brendshme e secilit.
Mendoj se nuk mund te pergjithesohen gjerat, ngaqe jo rralle njerezit joshen nga pasuria por shume shpesh pushtohen nga dashuria e braktisin idene per t'u bere te pasur, vetem per dashurine e sinqerte. Ate me te bukuren! Dhe dashuria jo perhere eshte fitimprurese nga ana financiare. Vetem se kur dy persona i binden zemres ka fitore te madhe. Ngaqe kane me shume shanse te jetojne te lumtur. Lumturia ne disa raste ose me mire te themi ne shumicen e rasteve, nuk blihet. Ajo meritohet.

3 commenti:

Anonimo ha detto...

Eshte mese e vertete, femrat kane nevoje per siguri financiare dhe per meshkuj arriviste, jo se nuk terhiqen nga bukuria fizike, por e verteta eshte si me siper.:)

not a fan nor a gold digger ha detto...

Jo or, jo, ne kerkojme te mençur. Dhe ata qe kane para, te mençur jane, se ja i kane fituar, ja s'kane qene budallenj sa t'i lene rrugeve ato qe kane marre trashegim. Nuk perjashtohet mundesia qe te jete i mençur dhe nje varfanjak, po te pasaniket eshte materializuar.

Zana ha detto...

Nuk jane fare te rralla rastet kur shume meshkuj gjejne partner per interesa.I zhigolo' nuk jane kaq re rralle.E sidomos per nje bote si e jona pa shume vlera e prinçipe.