23/10/07

Njoftim

Link i ri per te shkarkuar librin tim. Shkarkohet shume lehte dhe pa u regjistruar.
Mjafton te klikoni ketu. ose www.shqipfalas.com/enderrat_e_thyera.rar
Une po ju krijoj te gjitha mundesite ta lexoni gratis, dhe kjo ndodh mjaft rralle midis autoreve shqiptar. Kjo s'do te thote qe une po dhuroj nje liber te keq. Mesazhet qe kam marre nga lexuesit jane teper inkurajuese. Libri po pelqehet dhe mendoj se jo rastesisht e kane lexuar qindra shqiptare brenda dy javesh.

Ju ftoj ta lexoni dhe mirepres pershtypjet tuaja ne kete blog.

22/10/07

I penduar

Jam penduar disa here per ate qe shkruaj. Ka patur raste te blog-u im i vjeter qe e kam fshire pas disa oresh ate qe botoja. Mendoj se cilido mund te pendohet pak per ate qe shkruan. Ne fakt ne rregullat mbi te drejten e autorit, parashikohet edhe e Drejta e pendimit te autorit.
"Jam bere pishment" thone ne Vlore kur pendohen.
Ne pergjithesi jam tip i qete dhe nuk e vras mendjen se çfare thone lexuesit.
Zakonisht pendohem per komentet e mia te pakta neper faqe interneti. Komentet i bej pa u menduar gjate, kurse per shumicen e artikujve, tregimeve, mendohem deri diku mire para se ta botoj. Ka te ngjare qe t'i kem rene ndonje autori kot me qafe me komentet e mia, por te njejten gje kane bere edhe me mua. Deri ketu jemi baraz.

Ka raste qe e ekzagjeroj me komplimente e fjale te embla, sidomos ne privat dhe ketu lindin keqkuptime. Sot te jesh i sjellshem ndokush e nenkupton si dobesi, frike apo te tjera si keto.
Ne jeten time kam bere perhere gjera te guximshme dhe komplimentet apo mirenjohja qe shpreh ndaj te tjereve nuk eshte as frike, lepirje apo mungese burrerie. Eshte thjesht natyra ime njerezore.
Jam penduar keq fare per nje shkrim te botuar ne muajin shkurt te ketij viti. Mallkuar qofte ajo dite qe e publikova! Shkrimi nuk ishte as artikull apo reportazh e as tregim. Ishte nje perzierje e rralle e te gjithave qe permenda. U botua njekohesisht ne dy gazeta shqiptare dhe disa website.
Shkrimi pati shume pak komente nga lexuesit, ashtu siç ndodh zakonisht me mua, por me "dhuroi" disa admiruese. Njera ne veçanti u tregua e sjellshme dhe zura pak miqesi me te. Nuk pertova t'i beja nje mal me levdata, pas 5 muajsh qe ajo komentonte me shume pasion shkrimet e mia. Kaluan 5 muaj qe une t'i jepja pergjigjen e pare zyrtare, ngaqe prej pervojes e dija se çfare kerkonte. Pastaj komplimentet e mia qe i kam ne gjak u shnderruan ne vuajtje per ate, e pamesuar siç ishte me kesi fjalesh te "medha". Gabova rende kur rezistenca ime per te mos iu pergjigjur per 5 muaj rresht, u shkri brenda pak ditesh.

Dhe vjen nje dite qe ajo admiruesja e flakte te shkruan qe je krejt i pavlere. Ose kercenime te dhunshme ku permendet ngjyra e kuqe, e gjakut te derdhur.
Duke qene se jeta jone eshte edhe çeshtje klasi, ( sepse buke hane te gjithe. Sot jetohet edhe per ndonje gje me ambicioze) secili tregon fytyren e tij.

S'jam as i pari e as i fundit qe pendohem per nje koment apo shkrim te tepruar. Kryesorja eshte qe te jemi mire me shendet, dhe ishallah ajo ish-admiruesja ime gjen ndonje burre te mire per te krijuar familje.
Une nderkohe vazhdoj te dashuroj bashkeshorten time, e cila me gjithe difektet e saj, siç i ka secili prej nesh, eshte shoqja ime me e mire. Mua me pelqen ashtu siç eshte me gjithe virtytet apo difektet e saj.

20/10/07

Shkarkoni librin

Siç ju premtova, librin tim te vogel " Endrrat e thyera" mund ta shkarkoni ketu falas.
Nevojitet nje regjistrim i thjeshte ne kete portal te huaj. Portali punon ne gjuhet kryesore te botes e mund te ndryshoni gjuhen sipas deshires ne pjesen e poshtme te faqes.
Libri eshte Gratis ne formen eletronike, ndersa persa i perket librit te zakonshem une s'mund ta dhuroj ngaqe letra kushton shtrenjte.

Ne rast se s'keni deshire te regjistroheni ose hasni ndonje problem teknik, une jam i gatshem t'jua postoj via e-mail . Me kontaktoni.
Po t'u hidhni nje sy shkrimeve te meparshme do ta shihni qe i mbajta te gjitha premtimet. Natyrisht qe per keto gjera nevojitet kohe, prandaj jam vonuar pak per arsye qe nuk varen prej meje.

Duke pare disa kerkesa nga shtete te ndryshem per librin ne leter, une e kam vene ne shitje te Portali ku do te gjeni edhe librin eletronik. Mjafton te klikoni mbi emrin tim.
Une personalisht nuk shes libra tradicional, ngaqe s'kam kohe dhe i shita te gjithe. Me teper se 150 libra te shitur brenda nje jave ne qytetet italiane Terni, Peruxhia, Roma. Per kete pata ndihmen e dikujt tjeter qe ka kontakte te shumta me komunitetin shqiptar.

Ky liber eshte shkruajtur pa qellime fitimi, por vetem per pasion dhe per nje ideal, edhe pse mund t'ju duket qesharake: une kam idealet e mia.

Uroj qe t'ju pelqej dhe jam i lumtur qe po ju jap edhe mundesine ta shkarkoni pa pagese.
Ne fund te fundit une Barazimin e kam ne xhep.:))

Faleminderit per vemendjen qe i kushtoni blogut tim dhe librit.
Erion Selmani

13/10/07

web cam

Ose shikojeni ketu

08/10/07

e-book falas nga E.Selmani


Libri i Erion Selmanit "Ëndrrat e thyera" është mbi të gjitha krijim i zemrës. I përngjan një "Koktej "ku ndjenjat gërshetohen me kurajon, çiltërsia me pasionin, ose sakrificat me dhimbjen.
Ky roman i shkurtër ( 80 faqe) paraqitet me një tekst të dendur dhe plot ritëm.
Është nga ata libra ku secili mund të gjej pak nga vetvetja, veçanërisht të gjithë mërgimtarët e larguar nga trojet e tyre.
Shkruajtur në mënyrë lehtësisht të kuptueshme nga të gjithë, dhe me një shqipe të pastër.
Autori u ofron lexuesve mundësinë ta lexojnë librin pa pagesë, kështu që nuk shpenzoni gjë po ta lexoni. Lexohet me një frymë.
Libri eletronik (e-book) është falas dhe momentalisht i dërgohet lexuesit me e-mail. Në ditët e ardhshme NDOSHTA vendoset për shkarkim në ndonjë blog ose portal, por nuk ju premtohet asgjë.
Dërgoni e-mail në
adresën
Subjekt: Libri juaj
Teksti: Po të dëshironi shkruani emrin tuaj dhe vendin ku banoni.
e-book do t'ju mbërrij duke filluar nga fundjava e ardhshme.
Gjithashtu sapo ka dalë nga shtypi edhe libri tradicional. Për këtë do të njoftoheni më qartë pas disa ditësh, dhe do të mund të shihni foto të librit dhe video.
Erion Selmani
08/10/2007

07/10/07

Fotografi

Me beri pershtypje ky kompjuteri ne foto. Do te ishte ideal per ata qe mirembajne 3-4 blogje ose forume.

Sipas jush eshte fotomontazh?? Veshtire te ekzistoje diçka e tille?!

03/10/07

Lodhje

Pothuajse jam gati per librin eletronik qe kam premtuar. Duhet te pres disa dite shtypshkronjen edhe per librin ne leter. Nuk e di sesa dite duhet te pres, s'varet prej meje.
Mendoj qe t'i nxjerr te dyja versionet e librit njekohesisht.
Shpresoj ne mbeshtetjen morale te disa blogistave. Ndoshta do e shkruajne ndonje fjale te mire per librin ne blogjet e tyre. Mbi te gjitha uroj qe te jemi te gjithe mire me shendet, pastaj te tjerat rregullohen.
Jam shume i lodhur keto dite. çfare nuk kam bere!
I lodhur, i qete dhe optimist.