
Ndodh qe t'a imagjinojme me te bukur partneren/in para se te bejme dashuri. Sidomos femrat jane me zhgenjyese, ngaqe me veshje dhe truk ato mbulojne difektet ne trup dhe fytyre.
Por vjen dita qe e sheh pa truk ne mengjes, dhe habitesh perse je lodhur aq shume!
Te habit dhjami, celulite e saj tek kofshet dhe vithet qe te ishin dukur teper joshese kur ajo vishej me pantallona etj,. qe fshihnin mjeshterisht difektet.
Zhgenjimet jane pjese e jetes tone, dhe eshte me mire te shohesh nje nudo zhgenjyese sesa asgje fare.
Edhe meshkujt nganjehere zhgenjejne femrat kur ata zhvishen, pasi edhe format e permasat e tyre jane shume te paparashikuara. Ku t'a dish se çka i pelqen e si i pelqen asaj?!
Ne njohjet virtuale ka me teper gjasa per t'u zhgenjyer, sepse e imagjinojme personin tjeter shume te bukur me syte e mendjes. Ndoshta gjate shkembimeve te fotografive via e-mail mund te pesohet goditja e pare. Ajo/Ai nuk eshte si e kemi imagjinuar. E çfare ti thuash per shembull vajzes X pasi ke pare foton e saj? S'mund t'i thuash qe je e shemtuar, pasi eshte mungese edukate.
Ne keto raste mendoj se ja vlen te behet nje kompliment, qofte edhe fallco, dhe me lezet nderpriten marredheniet.
Duke lene menjane zhgenjimet apo iluzionet s'duhet harruar qe secili/a ka bukurine e tij, sidomos kur sheh punen e vet dhe eshte i ndergjegjshem per ate qe vlen.