29/08/07

Zhgarravina ne qiell II




Mora keto dy pjese nga blog-u im i vjeter.



------






Nje mace ka habitur shoferet dhe pasagjeret e linjes 331 ne Londer. 2-3 here ne jave macja hipen ne autobuz dhe zbret ne stacionin me te afert afersisht 400 metra rruge dhe ndalet perballe vitrines se nje dyqani qe shet peshk dhe patate te skuqura. Kjo mace jo e zakonshme me perpikmeri per t'u admiruar hipen perseri ne autobuz per te bere rrugen e kthimit. Ka vetem nje parregullsi ne udhetimin e maces. Thone se nuk paguan bileten e autobuzit! Wow!
---------
E çuditshme eshte SHBA, dhe per nje gomar mund te ndodhi qe te shkoj ne gjykate si deshmimtar. Ky gomar pèllet pa nderprerje aaaaiiiiiiaaaa duke shqetesuar lagjen. Ka patur grindje midis banoreve dhe pronarit te gomarit derisa kane perfunduar ne gjyq. Gjykata ka dashur edhe pranine e gomarit gjate proçesit gjyqesor per te degjuar deshmine e tij. Ndodh per herè te pare ne historine e njerezimit! Gomari ka hyre ne gjykate por nuk ka thene asnje fjale, madje ka pellitur si zakonisht aaaaiiiiiaaaa, keshtu qe gjykatesi ka nderprere proçesin.

2 commenti:

meditime-pershtypje ha detto...

Te bukura!Sidomos ajo me gomarin!
Te cudite "zgjuaresia"e njerezve!Sa per te qeshur,aq dhe per te qare.
Pergeziem per gjetjet!
Perparim Hysi,29 gusht 2007

Erisel ha detto...

Z. Hysi,
me behet qejfi ju pelqyen.
Flm per vemendjen!