21/08/07

Se shpejti e-book falas


Sondazhi per librin tim nuk pati sukses dhe vetem keshillat e disa miqve te mi virtual me mundesuan te krijoj nje ide te qarte.


Vizitoret votuan pak me shume per librin e mirefillte ne leter. Nuk perjashtuan as librin eletronik dhe as botimin ne blog.


Per momentin une perjashtoj mundesine e botimit pjese-pjese ne blog.


Bisedimet me Shtepite botuese jane te gjata dhe sot eshte e veshtire per çdo autor te firmosi nje kontrate fitimprurese.


Botuesi X te pergjigjet: Edhe Kadare paguan per botimin e librave te tij.


Ok. Po paguaj, por çfare ndodh? Botuesi te jep dy-tre kuti kartoni me libra dhe, Tungjatjeta!




Shtepite botuese ne shumicen e rasteve nuk bejne asgje per shperndarjen e librit ne treg. E pse do shperndajne libra ata, kur leket i kane marre nga autori?




Une pas nje muaji do bej nje perpjekje per te vogel per te gjetur ndonje Botues serioz, por nuk eshte e thene qe ta gjej.




Kam gjetur nje Portal te huaj qe boton libra eletronik ne çdo gjuhe. Atje mund te shkarkohen libra gratis dhe me pagese.


Do e botoj falas dhe nderkohe shoh se ç'mund te behet me librin ne leter qe sidoqofte do shtyp disa dhjetera kopje vete, per ata qe deshirojne nje liber te vertete.




e-book ka disa gjera te mira dhe ne rast se libri pelqehet, autori ka kenaqesine qe dhuroj kenaqesi per te tjeret. Mund te shnderrohet edhe nje reklame e mire per te ardhmen.


Ne rast suksesi on-line edhe botuesit mund te tregojne me teper vemendje ndaj meje!?


Teksti eshte me permbajtje serioze, dhe nuk ka aspak eros vulgar siç mund te dyshojne ata qe me njohin.


Natyrisht qe ka edhe disa fragmente dashurie, por jo shthurje.




Do e pergatis edhe ne Word e PDF. Me ndihmen e Zotit pas 1-2 muajsh do te jete on-line.


Me e-mail do t'jua dergoj vetem atyre qe njoh, ngaqe po te vendos njoftim ne blog qe te me kontaktojne te interesuarit, shume pak njerez do e benin. Nuk e kuptoj pse kane kaq ndrojtje te me shkruajne vizitoret?




Gjithashtu do u lutesha redaktoreve te Peshkut ta vendosnin librin per shkarkim ne faqen e tyre. Nuk e di nese ata do e pranojne, por shpresoj qe do tregohen zemergjere, siç kane bere deri me sot me mua e shume te tjere.




Nuk do t'ju zhgenjej!




Keshtu pra, do te jete nje udhetim i veshtire, por ne qofte se mberrita deri ketu, perse mos te mendoj se mund te shkoj edhe me larg?!




Erion


13 commenti:

Erisel ha detto...

Dua te falenderoj nga zemra Edrus,Eni, Belle_Fleur dhe Akull-naja per keshillat e tyre.
Ju jam shume mirenjohes dhe ju premtoj se do te jeni te paret qe do e lexoni librin.

Gjithashtu falenderoj edhe ata qe votuan ne sondazh, qe une nuk i njoh.

Anonimo ha detto...

votova per ebuk :)

eni ha detto...

suksese Erion!

ET ha detto...

edhe une per ebuk votova !
Gratis :)
Susekse Erin !

ET ha detto...

ops;( Erion :)

Erisel ha detto...

Flm shume eni!
Ate foton qe ka vendosur "un" tek komenti i dyte po e le se eshte Teto Ollga (ndjese paste).

eT, e dija qe te pelqejne embelsirat gratis ha,ha,ha
Dua te bej nje video bashke me ty tek YouTube per promovimin e librit.
Vetem prane teje mund te arrij suksesin, WOW!
Sepse une kam alamet Tubi, po t'i shtonin edhe Tubin tend, do te ishte kulmi .........

edrus ha detto...

Erion, librin tënd do ta blija me sy mbyllur, qoftë dhe për pasionin që shpreh kur flet për të.
Natyrisht që ky libër të ka marrë kohë dhe netë pa gjumë, për ty është 'creatura' jote, në të patjetër që do kesh transmetuar gjenet e tua të pasonit, çiltërsisë dhe vuajtjes (të emigrantëve)
E rëndësishme është që ti punën e ke bërë... herët a vonë dikush do të dëgjojë dhe do ti bëjë përshtypje ky libër (kam parasysh që "3msc" është shkruajtur para 10 vjetësh dhe deri para një viti qarkullonin fotokopjet ndërmjet nxënësve dhe studentave, sepse s'pati sukses në botimin e parë... ndërsa tani .... ;)

Po të më dëgjoje një këshillë: hap një sit me titullin e librit , qoftë dhe nga ato sitet falas që të lejojnë që të hapësh një forum dhe një chat për fansat :)(po pate probleme, bëj zë se e gjejmë ndonjë të zanatit)

Dhe si gjithmonë, jam partizan i reklamimit të artistëve të rinj shqiptarë: në faqet e mija, të premtoj që do të jetë e pranishme kopertina dhe linku ku mund të gjëndet libri.
Suksese.
Edi.

Anonimo ha detto...

ta kam dhan nji vot djalosh, ene jo per falas..
Ps: ene hiqe fotografin teme po ta majti....,

Erisel ha detto...

EDI, je i MADH!
Kur shoh qe ekzistojne njerez si ty, atehere nuk pendohem per netet pa gjume.
Po e perseris: Pasioni te shnderron ne "magjistar", pra meqenese une kete shkrim e kam krijuar me gjithe zemer e me lot ne sy, s'besoj se mund te zhgenjej askend.

Edrus, ti e di qe une vazhdoj te ndjek keshillat e tua.

Anonimo ha detto...

mund te na thoni cili eshte website ne te cilen ndodhen e-booke-et falas

Erisel ha detto...

Anonimo, ka disa website te tille,por ne gjuhen shqipe s'para ka libra falas.
Autoret shqiptare nuk bejne dhurata.
Perfito nga rasti i bujarise time dhe pas disa javesh t'a them une website se ku mund ta shkarkosh kete e-book.

belle_fleur ha detto...

Suksese Erisel! Puna dhe mundi yt nuk do te shkojne dem kot, keshtu qe bej perpara mos u dorezo!

Erisel ha detto...

Faleminderit belle_fleur!