10/11/11

Mireserdhe

Hera e parë këtu ? Shfleto rubrikat e ndryshme dhe nuk do të pendohesh.

Po punoj për një roman të ri duke modifikuar projektin tim fillestar për një përmbledhje me tregime e novela.
Materiali i bollshëm që kam ndër duar më jep mundësine e kënaqësinë të bëj këtë zgjedhje.
   Ndoshta po afron momenti që të publikoj një libër sa më dinjitoz e të larmishëm. Kësaj here subjekti është i dorës së parë, mbase më i miri që kam pasur deri sot.
Nga e kaluara kam fituar pak përvoje me librat e mi. Ndaj e di që po të shkruaj me qetësi e frymëzim do të jem në gjendje ta krijoj sa më bukur.

Po ju vizitorë !! A ju ka pëlqyer ndonjë libër o tregimi im ?
E atëherë nëse ju lexues keni dëshirë të më ndihmoni mua si autor për botimin apo publicitetin e librit të ri  *këto gjëra kushtojnë të holla*, jeni te ftuar të më ndihmoni me një dhuratë/donacion sipas mundësive tuaja.. KLIKO djathtas tek butoni Donate.
  Faleminderit!

    Sidoqoftë mirupafshim
.

05/11/11

Opinion

 Per fat te keq ne s'mundemi te hapim zemrat. Jemi te "ndrydhur" ne misteret tona... dhe xheloz per keto mistere, vazhdojme te jetojme te trishtuar, ndonese edhe trishtimi mund te shnderrohet ne kenaqesi por jo dhimbje:-)

Pa pretendime

-Fjalët e bukura janë ndoshta "çelësi i artë" për të hyrë në zemrën e vajzës që të pëlqen. Po vetëm fjalët dhe togfjalëshat nuk mjaftojnë që ajo të të dorëzohet... Mbase nuk mjafton asgjë, por tek e fundit nuk është e pamundur :D:-)

Shkurt

Me sa kuptova mungon rruga e mesme. Femrat dashurohen veç me ate mashkull qe i ben te qajne ose te qeshi.
Dhe qenka vertet e tmerrshme kur zbulon mungesen e nje rrugedaljeje midis loteve dhe buzeqeshjes.

02/11/11

Titulli i librit te ri

   Mirëserdhe!  Kam dëshirë që ta zgjedhim së bashku titullin e librit tim të ri, për të cilin po punoj.
Po përpiqem që ta realizoj sa më bukur e për këtë arsye jam menduar gjatë. Vështirësia kryesore qëndron tek ritmi dhe detajet. A mund të jetë ritmik stili i rrëfimit duke shtuar hollësira e përshkrime të thella?
    Dikur mendoja se kjo ishte e pamundur, ndërsa sot jam i bindur se ritmi i rrëfimit mundet të mbetet i lartë edhe me pershkrime të stërholluara.
   Titullin po ju ftoj ta votoni ju me sondazh ose shkruaj koment. Ne fakt titulli nuk e përmbledh krejt librin, sepse pjesa e parë, ajo më kryesorja për mua si autor është  larg nga titulli.  Tema është serioze por edhe argëtuese... midis realitetit dhe fantazisë.

   - A ta titulloj librin ? Arratisja dhe rikthimi i dashurisë.
Tjetër titull?

 N.q.s ke ndonjë ide, propozo titullin tënd të preferuar. Shkruaj koment!

12/10/11

Ditari im. Libri i ardhshëm ?!

Ndryshe nga herët e tjera, nuk po nxitohem për botime të reja.
Siç duket s'paskam aq uri letrare si dikur kur publikoja gjithçka që më vinte ndërmendje. Mosha e re më ka dëmtuar disi, pasi fillova të botoja herët.
Në të njëjtën kohë edhe heshtja e gjatë nuk po më pëlqen fort, prandaj prej kohësh i jam përveshur punës për librin e ardhshëm.

Shpresoj ta botoj sa më parë që të jetë e mundur, edhepse në shumë raste sakrificat janë të shumta por megjithatë mundi, lodhja,  nuk mjaftojnë kurrë.
Në qoftë se varet prej meje në dhjetor ose janar libri do të jetë online Veçse jo gjithmonë planet realizohen.
Unë jam autor interneti ndaj botimet e mia do t'i gjeni online tek Amazon, Kindle dhe Lulu apo tjetër website.
Gjithsesi libri i ri do të jetë një përmbledhje me novela e tregime. Tashmë kam pak më tepër përvojë kështu që tregimet e mia  NDOSHTA  nuk do t'ju zhgenjejnë.

Po ti lexues a do të lexoje libri tim të ri ?
  Mirulexofshim
      Erion

01/08/11

Mahnitja gjeografike

Ka ardhur momenti për pushimet e verës e shumëkush kujtohet të shfletoj hartën gjeografike.
Vështirësia kryesore është  të bëhet përzgjedhja ideale dhe mbetet e pandarë frika se mundet të pendohemi.
E sidoqoftë në përzgjedhjet tona turistike është vendimtar Dielli. A do të jetë  koha e bukur?

 " Përse kaq shumë emra qytetesh e shtetesh në tregimet e tua? " më shkruante një miku im virtual.
E si t'ja thoshja mahnitjen time pas hartës gjeografike dhe udhëtimeve? E çfarë përgjigje mund  t'i jap pas një pyetjeje që pyetje nuk është. Kjo është një fjali pothuajse "shpartalluese" : D

Për shumë arsye  gjatë udhëtimeve nuk i pashë të gjitha qytetet që desha dhe kjo ma shtoi etjen për udhëtime derisa e kuptova që etja po shndërrohej në "uri" të ekzagjeruar. 
  Atëherë sikur të doja ta mposhtja "etjen" e udhëtimive fillova të shkruaj tregime të ndryshme pa e ditur se ku do të mbërrija, siç ndodh gjatë udhëtimeve pa destinacion.
  Në njëfarë mënyre unë kisha ndryshuar teknikën e udhëtimit pasi ndërmjet tregimeve po udhëtoja në mënyrë virtuale me personazhin tim e vetëm në një rast udhëtimi u shndërrua në një Lundrim imagjinar e gjithë kjo pa pasur nevojë të dilja nga shtëpia për t'u rraskapitur nëpër porte, aeroporte e stacione trenash. Lundrimi imagjinar bashkë me të tjerë miq  ishte gjëja më e pazakonshme që kisha bërë ndonjëherë dhe s'ka asnjë arsye të përsëritet. Më tepër se uri për lundrime qe dëshirë për të zbukuruar jetën dhe kurajo për të mposhtur frikën, ankthin nga paragjykimet. Pra; një përpjekje modeste për liri shpirtërore e ndoshta më tepër.

   Dhe ja  këto ditë po organizohem për pushimet e verës në bregdet.
Kësaj here në vendin që do shkoj me pushime shpresoj ta mposht përfundimisht mahnitjen time pas gjeografisë. Jo se po më dëmton gjeografia por, thjesht për faktin se gjatë jetës ja vlen të  ndryshohet stili i të jetuarit.  Le të shohim...