12/10/11

Ditari im. Libri i ardhshëm ?!

Ndryshe nga herët e tjera, nuk po nxitohem për botime të reja.
Siç duket s'paskam aq uri letrare si dikur kur publikoja gjithçka që më vinte ndërmendje. Mosha e re më ka dëmtuar disi, pasi fillova të botoja herët.
Në të njëjtën kohë edhe heshtja e gjatë nuk po më pëlqen fort, prandaj prej kohësh i jam përveshur punës për librin e ardhshëm.

Shpresoj ta botoj sa më parë që të jetë e mundur, edhepse në shumë raste sakrificat janë të shumta por megjithatë mundi, lodhja,  nuk mjaftojnë kurrë.
Në qoftë se varet prej meje në dhjetor ose janar libri do të jetë online Veçse jo gjithmonë planet realizohen.
Unë jam autor interneti ndaj botimet e mia do t'i gjeni online tek Amazon, Kindle dhe Lulu apo tjetër website.
Gjithsesi libri i ri do të jetë një përmbledhje me novela e tregime. Tashmë kam pak më tepër përvojë kështu që tregimet e mia  NDOSHTA  nuk do t'ju zhgenjejnë.

Po ti lexues a do të lexoje libri tim të ri ?
  Mirulexofshim
      Erion

9 commenti:

Unknown ha detto...

Do te doja te kontaktoja dhe nuk e shikoj te mundur ndonje pike kontakti apo adrese te autorit. Ju lutem me ndihmoni.

Erisel ha detto...

Pershendetje Luan !
Me behet qejfi per te kontaktuar midis nesh dhe t'ju shkruaj une e-mail.
lexohemi se shpejti

The Witch ha detto...

Do ishte me siguri nje "ditar" interesant...

Erisel ha detto...

Peshemdetje Katy, e provova te komentoj tek blogu juaj por nuk arrita ta beja per arsye teknike..

Me teper se "Ditar" do te jete nje roman i mirefillte, shpresoj. Po punoj me shume zell.:-)
Le te shohim.

The Witch ha detto...

Pershendetje! Ju uroj atehere vazhdim te mbare dhe me sa me shume frymezim...

Erisel ha detto...

Faleminderit Katia.Gjithashtu!

M.q.s ra fjala kam ndryshuar projekt. Nuk do te jete tregime e novela po thjesht nje roman.
Materiali i bollshem me dha mundesin te bej kete perzgjedhje:-)

Tirana Calling ha detto...

Me behet qejfi qe je kthyer Erisel, kisha kohe pa ardhur ne keto brigje.

Shkrim te mbare me librin e ri

Erisel ha detto...

Faleminderit Tirana,
pune te mbare edhe juve me blogun e mrekullueshem Tirana Calling.
Do t'ju vizitoj

Erisel ha detto...

U botua romani im ri "Rikthimi i dashurisë" http://www.lulu.com/product/a-copertina-morbida/rikthimi-i-dashuris%c3%ab/18720120

E mbajta premtimin