01/08/11

Mahnitja gjeografike

Ka ardhur momenti për pushimet e verës e shumëkush kujtohet të shfletoj hartën gjeografike.
Vështirësia kryesore është  të bëhet përzgjedhja ideale dhe mbetet e pandarë frika se mundet të pendohemi.
E sidoqoftë në përzgjedhjet tona turistike është vendimtar Dielli. A do të jetë  koha e bukur?

 " Përse kaq shumë emra qytetesh e shtetesh në tregimet e tua? " më shkruante një miku im virtual.
E si t'ja thoshja mahnitjen time pas hartës gjeografike dhe udhëtimeve? E çfarë përgjigje mund  t'i jap pas një pyetjeje që pyetje nuk është. Kjo është një fjali pothuajse "shpartalluese" : D

Për shumë arsye  gjatë udhëtimeve nuk i pashë të gjitha qytetet që desha dhe kjo ma shtoi etjen për udhëtime derisa e kuptova që etja po shndërrohej në "uri" të ekzagjeruar. 
  Atëherë sikur të doja ta mposhtja "etjen" e udhëtimive fillova të shkruaj tregime të ndryshme pa e ditur se ku do të mbërrija, siç ndodh gjatë udhëtimeve pa destinacion.
  Në njëfarë mënyre unë kisha ndryshuar teknikën e udhëtimit pasi ndërmjet tregimeve po udhëtoja në mënyrë virtuale me personazhin tim e vetëm në një rast udhëtimi u shndërrua në një Lundrim imagjinar e gjithë kjo pa pasur nevojë të dilja nga shtëpia për t'u rraskapitur nëpër porte, aeroporte e stacione trenash. Lundrimi imagjinar bashkë me të tjerë miq  ishte gjëja më e pazakonshme që kisha bërë ndonjëherë dhe s'ka asnjë arsye të përsëritet. Më tepër se uri për lundrime qe dëshirë për të zbukuruar jetën dhe kurajo për të mposhtur frikën, ankthin nga paragjykimet. Pra; një përpjekje modeste për liri shpirtërore e ndoshta më tepër.

   Dhe ja  këto ditë po organizohem për pushimet e verës në bregdet.
Kësaj here në vendin që do shkoj me pushime shpresoj ta mposht përfundimisht mahnitjen time pas gjeografisë. Jo se po më dëmton gjeografia por, thjesht për faktin se gjatë jetës ja vlen të  ndryshohet stili i të jetuarit.  Le të shohim...

Nessun commento: