29/08/07

Zhgarravina ne qiell II




Mora keto dy pjese nga blog-u im i vjeter.



------






Nje mace ka habitur shoferet dhe pasagjeret e linjes 331 ne Londer. 2-3 here ne jave macja hipen ne autobuz dhe zbret ne stacionin me te afert afersisht 400 metra rruge dhe ndalet perballe vitrines se nje dyqani qe shet peshk dhe patate te skuqura. Kjo mace jo e zakonshme me perpikmeri per t'u admiruar hipen perseri ne autobuz per te bere rrugen e kthimit. Ka vetem nje parregullsi ne udhetimin e maces. Thone se nuk paguan bileten e autobuzit! Wow!
---------
E çuditshme eshte SHBA, dhe per nje gomar mund te ndodhi qe te shkoj ne gjykate si deshmimtar. Ky gomar pèllet pa nderprerje aaaaiiiiiiaaaa duke shqetesuar lagjen. Ka patur grindje midis banoreve dhe pronarit te gomarit derisa kane perfunduar ne gjyq. Gjykata ka dashur edhe pranine e gomarit gjate proçesit gjyqesor per te degjuar deshmine e tij. Ndodh per herè te pare ne historine e njerezimit! Gomari ka hyre ne gjykate por nuk ka thene asnje fjale, madje ka pellitur si zakonisht aaaaiiiiiaaaa, keshtu qe gjykatesi ka nderprere proçesin.

27/08/07

Dashuri me shqiptare apo te huaja

I perkas atij kontigjenti djemsh shqiptar qe dashurite me te fuqishme, ato me tronditeset, i ka perjetuar me femra te huaja.

Me vajzat shqiptare kemi patur pak raste dhe per fat te keq, shume pak kohe per ato.

I kemi kaluar vitet tona me te bukura ne qytete perendimore.

Une jam nje nga ata qe jane mesuar me femra perendimore dhe lindore. Duke qene se kemi ndryshuar jo rralle vendbanim e kemi bere te larmishme harten tone te dashurise.

E çfare fituam me larmine tone?

Fituam pervoje, kenaqesi dhe zhgenjime. Sidomos nje mentalitet tjeter. Kontigjenti yne u largua 18-20 vjeçar nga atdheu pa shume pervoje, dhe n.q.s sot dijme te bejme per se mbari diçka ja kemi borxh femrave te emancipuara perendimore ne gershetim te pashmangshem me shthurjen e disa vajzave nga evropa lindore, te njohura verdalle neper perendim.
Une nuk arrij te jap maksimumin tim me vajzat shqiptare sidomos ne takimet reale. Jam pak me i çliruar ne njohjet online.
Nuk e kuptoj mire se ku qendron problemi, biles nuk besoj se ekzistojne problemet. Eshte vetem nje bllokim psikologjik, ashtu siç ndodh me gjerat qe nuk jemi te mesuar. Dhe kur kemi rast t'ia marrim doren, s'kemi durim.
S'mund te shahen femrat shqiptare per nga bukuria, perkundrazi!
Personalisht jam mesuar me vajza te "lehta" dhe nuk me pelqejne qendresat "heroike".
Mua ato qe duan te duken si te pamposhtura, nuk me pelqejne aspak.
Ne pergjithesi shume vajzave shqiptare u pelqejne "qendresat heroike", ato me te merzitshmet ne boten e sotme, plot ritem, dhe ku nuk te mjafton koha per asgje.
Ne njohjet e mia reale apo virtuale me femra shqiptare ka patur edhe kenaqesi e zhgenjme per te dyja palet, por ndodh keshtu per te gjithe, prandaj nuk ndihem as fajtor dhe as genjeshtar.
Une jetova çastin tim, dhe nuk jam penduar asnjehere. Dhe mos me thuaj qe ti lexues jeton çastet e te tjereve ose per te tjeret!



Drejt apokalipsit


Jemi mesuar te flasim e lexojme me teper per dhimbjen sesa per kenaqesine.

Zjarret e fundit ne Greqi treguan sesa te papergatitur jane njerezit per t'u mbrojtur nga fatkeqesite mbinatyrore. Me teper se pergatitje e popullit, duhet te ishte organizim shteteror.
çuditerisht, shtete te ndryshme shpenzojne shume pak per zjarrfikesit.

Deri diku me mire Italia ne kete vere te perzhitur nga flaket. Me teper mjete kunder zjarrit dhe me pak deme.
Humbja e jetes se qytetareve grek eshte nje fatkeqesi e madhe dhe turp i madh per shtetin grek qe nuk arriti t'i shpetoj.
Nuk kuptohet se çfare i shtyn disa persona per t' u vene zjarrin pyjeve. Edhe nje here duhet perseritur qe jeta eshte edhe çeshtje klasi. Ngaqe ata njerez qe djegin vendin e tyre ose te te tjereve, mund te kene shume epitete qe nuk kane asgje te perbashket me njerezoren.
Per fat te mire stina e veres po perfundon dhe shiu i vjeshtes do te freskoj token e perveluar nga
dielli, zjarri, dhe çmenduria njerezore.
Megjithese do te duhet te kaloj nje kohe e gjate, ndofta deri ne perjetesi per te lexuar dhe pare me ne fund diçka civile ne planetin Toke, te cilin po e drejtojne vete njerezit drejt Apokalipsit.

Dhe per kete nuk kuptohet se si nuk kane turp disa njerez!

26/08/07

Kampionati

Rifilloi kampionati më i bukur në botë, siç quhej më parë kampionati i futbollit italian.
Sot ka të ngjarë që të mos jetë më i bukuri, por më i shtrenjti per t'u parë.
Ka vite që biletat në stadium janë shtrenjtuar dhe ndeshjet shihen me pagesë në TV.
Sporti më popullor në Evropë është bërë biznes i madh.
Paguan nga shtëpia 6 euro sikur te shkoje në kinema.
Ndoshta pas disa vitesh do shpikin ndonjë sistem ku do të na duhet të paguajmë bie fjala
1 euro per çdo blog që vizitojmë.
Atehere do të përfundonte edhe "ngujimi" ynë në blog.
Edhe kjo na mungonte!
Shpresojmë mirë.

22/08/07

Vitet e shkuara kot

"Na shkuan 15 vite kot se koti!" shkruan nder te tjera Z. Nikolle Lesi ne librin " Si i njoha Nanon dhe Berishen". botim i vitit 2005.
Jam ende ne lexim e siper te ketij libri i shkruar me stil gazetaresk. Duket me teper nje kronike e gjate ne gazete.
Me kureshtje po zbuloj disa sekrete te dy politikaneve me te rendesishem pas 90.

Shoh qe Botuesi i njohur Z. Lesi mendon se kemi humbur kohe e asgje me teper ne vitet e tranzicionit, i cili ende nuk ka te sosur.
Une nuk mund ta di sesi eshte e verteta. Por, po te besoj se " Na shkuan 15 vite kot se koti!", atehere me shume keqardhje mendoj se mund te kete ende shume vite te shkuara kot!
Edhe sa vite te tjera u kemi per "Borxh" atyre qe na drejtojne per te shkuar kot ose per "dhjame qeni"?

Bota Juaj

Me ka habitur perhere me sjelljen dhe fjalet e mira qe ajo perdor gjithmone.
Kam kenaqesine te jem edhe miku i saj virtual. Mbi te gjitha ajo eshte lexuesja ime me e rregullt dhe me ka krijuar nje rubrike ne Forumin e saj. Nuk e di pse ajo me konsideron "pena e arte" dhe me ka dhene titullin e larte VIP ne Forum. Hera e pare ne jeten time qe dikush me shpreh kaq shume nderim.
Forumi i ri "Bota Juaj "shume shpejt mund te shnderrohet ne nje sukses te madh per te gjithe ata qe kerkojne nga jeta me teper kenaqesi, klas dhe edukate. Dhe keto gjera nuk mungojne tek Gishteza.
http://bota.forums1.net/index.htm

21/08/07

Se shpejti e-book falas


Sondazhi per librin tim nuk pati sukses dhe vetem keshillat e disa miqve te mi virtual me mundesuan te krijoj nje ide te qarte.


Vizitoret votuan pak me shume per librin e mirefillte ne leter. Nuk perjashtuan as librin eletronik dhe as botimin ne blog.


Per momentin une perjashtoj mundesine e botimit pjese-pjese ne blog.


Bisedimet me Shtepite botuese jane te gjata dhe sot eshte e veshtire per çdo autor te firmosi nje kontrate fitimprurese.


Botuesi X te pergjigjet: Edhe Kadare paguan per botimin e librave te tij.


Ok. Po paguaj, por çfare ndodh? Botuesi te jep dy-tre kuti kartoni me libra dhe, Tungjatjeta!




Shtepite botuese ne shumicen e rasteve nuk bejne asgje per shperndarjen e librit ne treg. E pse do shperndajne libra ata, kur leket i kane marre nga autori?




Une pas nje muaji do bej nje perpjekje per te vogel per te gjetur ndonje Botues serioz, por nuk eshte e thene qe ta gjej.




Kam gjetur nje Portal te huaj qe boton libra eletronik ne çdo gjuhe. Atje mund te shkarkohen libra gratis dhe me pagese.


Do e botoj falas dhe nderkohe shoh se ç'mund te behet me librin ne leter qe sidoqofte do shtyp disa dhjetera kopje vete, per ata qe deshirojne nje liber te vertete.




e-book ka disa gjera te mira dhe ne rast se libri pelqehet, autori ka kenaqesine qe dhuroj kenaqesi per te tjeret. Mund te shnderrohet edhe nje reklame e mire per te ardhmen.


Ne rast suksesi on-line edhe botuesit mund te tregojne me teper vemendje ndaj meje!?


Teksti eshte me permbajtje serioze, dhe nuk ka aspak eros vulgar siç mund te dyshojne ata qe me njohin.


Natyrisht qe ka edhe disa fragmente dashurie, por jo shthurje.




Do e pergatis edhe ne Word e PDF. Me ndihmen e Zotit pas 1-2 muajsh do te jete on-line.


Me e-mail do t'jua dergoj vetem atyre qe njoh, ngaqe po te vendos njoftim ne blog qe te me kontaktojne te interesuarit, shume pak njerez do e benin. Nuk e kuptoj pse kane kaq ndrojtje te me shkruajne vizitoret?




Gjithashtu do u lutesha redaktoreve te Peshkut ta vendosnin librin per shkarkim ne faqen e tyre. Nuk e di nese ata do e pranojne, por shpresoj qe do tregohen zemergjere, siç kane bere deri me sot me mua e shume te tjere.




Nuk do t'ju zhgenjej!




Keshtu pra, do te jete nje udhetim i veshtire, por ne qofte se mberrita deri ketu, perse mos te mendoj se mund te shkoj edhe me larg?!




Erion