31/10/10

Kështjella e të dashuruarve - pjesa e dytë

Të shtunën në mbrëmje do të zhvillohej festa e madhe ku do të deklaronin dashurinë për partnerin, do të shkruanin letra dashurie e shumë të tjera. Idea e piktorit për krijimin e oazit të embël… qe realizuar. Atje në kështjellë çiftet e shumta po përjetonin jo vetëm dashuri romantike, por edhe shumë mondane. E ndërkohë përgatitej sulmi kundër Princeshës së re.

Ja se si rrodhën ngjarjet për mua. Unë ish--kapiten i ushtrisë bullgare duhet të pushtoj një Kështjellë dashurie” mendoi ai për herë të fundit jashtë planit ushtarak. Si një skifter grabitqar ai kishte urdhër të prerë të pushtonte fortesën dhe të rrëmbente Princeshën. E gjithë kjo brenda shtatë minutash pasi nuk duhej rrezikuar. Dihej se policia mund të mbërrinte nga qyteti dhe grabitja shumë thjesht mund të shndërrohej në betejë.

Ai pa orën e dorës dhe dha urdhërin për nisjen e helikopterit me pesëmbëdhjetë mercenarët bullgarë. Sulmi po hynte në fazën vendimtare kur urdhëroi dy ushtarët e tij të zvarriteshin drejt portës së vogël dytësore për të hedhur dinamit e granata me qëllim shpërthimin e hyrjes në fortesë. Qenë ata dy mercenarët serbë me të cilët kishte marrë pjesë edhe në rrethimin e Sarajevës, atje ku tmerri kishte qenë në rend të ditës. Të gjithë mercenarët qenë grumbulluar nga qytete të ndryshme ballkanike dhe evropiane për këtë aksion. “Nëpër betejat tuaja ju keni vrarë armikun, ndërsa këtu jemi mbledhur për të vrarë dashurinë!” U kishte thënë burri dyzet vjeçar Herman.F, i cili paguante mercenarët për këtë aksion skifterësh… Në pritje që ata t’i sillnin Princeshën dhe të masakronin poetin.

Unë jam i pari që po tentoj të vras në mënyrë simbolike dashurinë (një festë dashurie), paçka se tashmë puna ime do të jetë e lehtë pas gjithë ato plagëve që njerëzit i kanë krijuar me duart e tyre” mendonte me eufori ditët e fundit Herman.F

- Gati për sulm!- foli kapiteni me radiomarrëse ndër duar, për squadrat ndara në grupe. “ Kam gjashtëdhjetë bandita dhe shtatë minuta kohë për të marrë Kështjellën dhe Princeshën “ tha me vete kapiteni ndërkohë qe po afronte momenti venditar, i bindur se asnjë Pasha turk, ose gjeneral evropian s’kishte pasur kaq pak kohë në dispozicion për të pushtuar, rrëmbyer dhe rrahur vënçe mysafirët. Ishte pikërisht ajo rrahja e të ftuarve që e joshte së tepërmi, me dyshimin e vetëm nëse koha do i mjaftonte.

Sulmi qe vërtet i rrufeshëm por rojet e Princeshës rezistuan deri diku mirë. Madje ajo armatosi me nëntë pushkë të vjetra që i kishte trashëgim nga prindërit, e çifte gjuetie disa nga miqtë e saj. – Mbroni gratë tuaja, mbroni dashurinë tonë!- u tha ajo kur me shpejtësi u jepte armët.

Pas shtatë minutash kapiteni dha urdhër për tërheqje. I kishte rrahur si gratë dhe burrat e gjithashtu kishte vrarë disa syresh. Kështjella qe pushtuar por, princesha nuk gjendej atje ku qe fshehur nëpër bodrumet e nëndheshme, bashkë me poetin.

-Kapiten, po shoh dritat e veturave të policisë- lajmëroi me radiomarrëse ushtari i prapavijës.

- Misioni u krye, të gjitha skuadrat të tërhiqen sipas planit. Skuadra e zjarrit gjatë tërheqjes të djegi kështjellën sa të mundet e pastaj shpërdahuni sipas urdhërit.

-Pasi shpëtova në Bosnje, s’kam ndërmend të lë kockat këtu. E ku pa, në nje kështjellë qejfi!! Le të bëjnë qejf, punë e madhe.- u tha shoqëruesve të tij kapiteni bullgar. Hipën në helikopter dhe e lanë kështjellën

   Erion Selmani
Tregimi Vijon....

Nessun commento: