31/10/10

Kështjella e të dashuruarve - Pjesa e fundit

Dritat e sallës së kinemasë u ndezën. Në të njëjtin moment filluan duartrokitjet e të ftuarve së Premierës së filmit. Regjizori bashke me stafin dhe aktorët u ngritën në këmbë dhe përshëndesnin e falenderonin duke tundur kokën ose lëvizur dorën ashtu siç bëhet kur përshëndeten të tjerët. Enriko.T ishte në filmin e tij të tretë si skenarist dhe regjizor. E kishte krijuar vetë këtë film e pati shkruajtur çdo fjalë të skenarit.

Të gjithë aktorët e filmit po vinin t’i shtrëngonin regjizorit 32 vjeçar, dorën dhe shkëmbenin urimet e rastit njëri-tjetrit.

Sapo ishte shfaqur premiera e filmit “Kështjella e të dashuruarve”. Enriko po kërkonte me sy aktoren e re me rolin e princeshës. Por ajo ndodhej e rrethuar nga të dhjetëra të ftuarit e qe e pamundur t’i afrohej.
“E takoj më vonë në klub” tha me vete ai. I heshtur pranë tij qëndronte “poeti” i filmit artistik. Me rolin e tij ishte nyja që lidhte suksesin me dështimin e filmit. Fjalët e tij, loja e tij si aktor qe mjaft domethënese.
– A e di se ç’të them o poeti i princeshës ?- i tha tjetrit që e ndiqte çdo hap. -urdhëro Enriko, ma thuaj si t’u duka?-
Regjizori do të donte të zgjidhte mirë fjalët por i ra shkurt e me përtesë. – Je i madh! E ke qarë rolin tënd. Të lumtë!- i tha duke i hedhur krahun mbi qafë siç bëjnë shokët e ngushtë.
Klubi i kinemasë vlonte nga njerëzit e shumtë. Hajt gëzuar, suksese, komplimente! Këto qenë fjalët që dëgjoheshin pa rreshtur atje midis gotave me pije të shumta.

-Ç’kemi vogëlushe?- i tha ai Matildës, aktores së filmit me rolin e princeshës. Ajo mbante ndër duar gotën e hollë të shampanjës dhe sapo e pa, iu drejtua atij. Matilda nuk foli por piu një gllenjkë shampanjë, me shumë ngadalë. Mbase po i tregonte thonjtë e saj të lyer ngjyrë blu.

- Unë e dija se është Princi ai që ëndërrohet i kaltër, dhe jo thonjtë e princeshës,- i tha Enriko duke qeshur. Qeshi edhe ajo. E pastaj u përqafuan. - Përgëzime zoti regjizor!-. tha Matilda ndërsa mbështeste kokën mbi kraharorin e atij. Ajo qe më shtatshkurtër se ai.

-Ti më zgjodhe për pamjen time apo për aftesitë e mia si aktore? - Matilda ti je aktore fantastike, aq sa unë tani dua të të quaj Karolina, si emri yt në filmin tonë – dhe pa marrë frymë ai vazhdoi të fliste pa u rendur, ashtu siç bëjnë autorët e frymëzuar. Njerëzit kënaqeshin deri në lodhje kur bisedonin me autorë në kulmin e frymëzimit. Ajo e largoi kokën nga kraharori i tij dhe e pa në sy.

“ Magjistar dashurie. Hajdut zemrash “ mendoi Matilda ndërsa ai fliste po ajo se dëgjonte më. Të gjitha fjalët që llomotiste qenë të shkruara në mimikën e tij, në sytë e regjizorit.

- E kuptoj që po lodhësh nga këto llafet e mia, dhe s’ka gjë më të poshtër sesa të lexosh tregimin e një autori të eksituar, dhe ti në sytë e mi po lexon epshin tim. -
- Çfarë? Epsh? Ha ha ha!- Jo Enriko mos ma thuaj këtë! Tashmë duart e tyre të qëndronin të bashkuara fort, derisa ai e përkëdheli i pari. Edhe ajo e ledhatoj ëmbësisht te duart, e pastaj i shtrëngoi gishtërinjtë. Po i shikonin të gjithë të ftuarit me cep të syrit. Siç dukej po prisnin ndonjë pythje e kështu do të kënaqeshin me thashetheme. Regjizori Enriko u puth me aktoren Princeshë do thoshin gjithandej nëpër darka dhe klube vallëzimi. Ndoshta do ta tregonin këtë edhe kur të shkonin te mekaniku, dentisti apo në Kioskën ku blinin gazetën.

Ai përkuli kokën dhe i tha te veshi, ashtu siç bëjmë kur themi ndonjë sekret. – për ty po mendoj, sepse të adhuroj. Per ty Matilda dua të jetoj, pasi të dashuroj!

Ha ha ha qeshi ajo duke e larguar kokën. Matilda e dinte qysh gjatë xhirimit të filmit se ai i vardisej.U mendua pak dhe pastaj tha :- po mirë më dashuro sa më shumë, sa më ëmbëlsisht. Tregoje klasin tënd, më dashuro edhe me fjalë ashtu si në filmin tonë. Dua të më dashurosh edhe me fjalë, jo vetëm me vepra. Unë dua me çdo kusht të dëgjoj fjalët e tua përkëdhelëse. Unë jam femër dhe kam nevojë për dhembshuri, ndjenja, ledhatime, madje edhe lule të bukura, e letra dashurie. Me pak fjalë dua; dashuri artistike. Pas kësaj ajo e puthi me vrull, sikur të mos kishte parë kurrë mashkull gjatë jetës. Në klubin e kinemasë shpërthyen duartrokitjet e ndoshta zilia... Enriko e kishte pritur për një kohë të gjatë këtë puthje. Gjatë xhirimit të filmit e kishtë humbur mendjen pas aktores Princeshë e këtë e kishin vënë re të gjithë bashkëpunëtorët.

Pas pak ai i tha: - Për ty e dashura Matilda krijova një Keshtjellë dashurie.

-Për ne të dy,- iu përgjigj ajo dhe e puthi përsëri. Kësaj here qe krejt e papërmbajtshme ndaj e lanë festën për t’iu drejtuar banesës. –jam e jotja,- I tha ajo kur hipën në Taxi pa i ndalur puthjet. Mezi po prisnin të mbërrinin në shtëpinë e atij që të festonin premierën e filmit, dhe natën e parë të dashurisë së tyre.

Dashuria ndonëse e plagosur dhe deri diku e vyshkur ende mbijetonte…

Në njëfarë mënyre dashuria përsëritej ose rilindte pas çdo atentati e masakre ç'njerëzore.

      Erion Selmani


Tetor 2010 * Vlorë-Terni

Nessun commento: