21/12/11

Ftesë për lexim

                Ju ftoj të lexoni librin tim të ri :  Rikthimi i dashurisë.
Në këtë faqe do të gjeni të gjitha informacionet, shkrime e video rreth librit.
Këtë roman mund ta prosisni në format të printuar tek libraria ndërkombëtare Lulu. Ja linku
  Ndryshe nga kjo librin dixhital-Ebook e gjeni djathtas, shiko butonin Paypal dhe karta kredie.
Çmimi 3 euro. Pasi të kryeni pagesën ebook pdf do t'ju mbërrijë nëpërmjet E-mail në postën tuaj eletronike.
            Krijimi është shumë i veçantë. Tejet origjinal dhe argëtues.

   Kështu që nuk më mbetet tjetër  veç se t'ju uroj lexim të këndshëm!
                   

07/12/11

Video e thjeshte me webcam - Prezantim libri


Për t'u njohur me përmbajtjen e librit të ri, Rikthimi i dashurisë (90 faqe) shfleto këtë blog.
Gjithashtu romanin E-book mund ta blini direkt këtu ose  në Amazon Kindle. Ndërsa tek portali Lulu.com porositet libri i printuar.
    Përshendetje!

04/12/11

Shkarko e-book - Rikthimi i dashurisë

       Përshëndetje lexues!
Sot po ju krijoj mundësinë ta lexoni librin tim të ri edhe në format eletronik,dixhital.
Për t'u njohur me përmbajten e romanit lexoni artikullin më poshtë ose shfletoni blog-un.
Në rast se e blini, krijimi do t'ju mbërrij me e-mail në postën tuaj eletronike, version Pdf ose Word. Si ta dëshironi ju.
Lexim të këndshëm !

Për ta blerë librin eletronik kliko djathtas tek butoni Paypal.




03/12/11

U botua romani "Rikthimi i dashurisë". Autor Erion Selmani

Autori Erion Selmani rikthehet përballë lexuesit shqiptarë me këtë roman të ri.
Kësaj here autori paraqitet krejt ndryshe nga libri romantik "Anija e dashurisë" e tepër më i thellë dhe i pjekur se melankonia apo ndjenjat e romanit "Endrrat e thyera". Krijimi është tejet origjinal dhe argëtues. Ky libër i përmban të gjitha nga pak. Jo vetëm ndjenja e  romanticitet por, edhe dhunë, hakmarrje, intrigë, pasion e poshtërim
 Më i çuditshmi e  më i këndshmi krijim përsa i përket autorit në fjalë. I bujshëm dhe i paparashikuar. Tronditës dhe joshës. Mahnitës dhe tundues.
Lexuesi bëhet pjesë e librit dhe do i duket vetja sikur ndodhet midis skenave aq të këndshme dhe herë të dhimbshme por, pikërisht për këtë arsye  paragrafet e faqet do ju   duken shumë njerëzore, prekëse dhe njëkohësisht ledhatuese.
Ngjarjet zhvillohen midis realitetit dhe fantazisë. Atje pra; në një vend të papërcaktuar midis qiellit dhe tokës. Njëlloj si në ato çaste kur duam të përgatitemi për një "fluturim" marramendës e spektakolar, mbase deri diku imagjinar.
  Pa harruar se ka raste kur imagjinata bëhet realitet. Dhe, kjo mund të ndodhi tamam atëherë kur nuk e pandehim.

Romani fillon me historinë e një shërbyesi të trishtuar restoranti të cilit i kujtohen disa vuajtje e shfrytëzim në punë. Tradhëti gjatë jetës por, JO hakmarrje. Kjo ështe pjesa  sociale e romanit
   Më pas rrëfimi shkon drejt një vajze Spektakolare  në web kamera e cila ka frikë të dashurohet... Përse vallë? Ç'ka i ka ndodhur asaj? 
  Do të hyj në skenë një autor tregimesh i cili shfaqet herë i guximshëm , interesant dhe herë gënjeshtar. Libri vazhdon me dyshimin se autori mund të jetë edhe Donzhuan. Por ky nuk mbetet as misteri e as personazhi i fundit.
Ngjarjet janë të  shumta dhe të dendura. Dialoget dhe monologet vijojnë pa lënë anash komplotet. E përveç këtyre s'do mungojnë propozimet dhe sulmet misterioze që e bëjnë këtë krijim edhe më të paparashikuar nga ajo që mendon lexuesi.
Romani është plot ritëm,emocione. Argëtues e qetësues, joshës dhe, me ca episode eksituese.... ndryshe nga e kaluara.

Lexoje edhe ti! Zbukuro jetën tënde!
Blije këtu në format tradicional të printuar ; libraria lulu
ISBN978-1-4709-9189-0
Botimi i parë: 3 dhjetor 2011
  Nga Erion Selmani
.

20/11/11

Porosit librin e ri !

     Botimi i një libri të ri është me të vërtet një emocion i papërshkrueshëm për autorin.
Pas disa javësh do të botohet romani im i ri. Në qoftë se ke dëshirë të jesh njëri nga lexuesit e parë atëherë porosite librin me email. Më shkruaj këtu
     Do t'jua dërgoj ndërmjet e-mail e-book,versioni eletronik i librit , i cili do të kushtoj tre euro. Ndërsa librin e printuar do ta gjeni nëpër libraritë online.

Ky  krijim është i ndërtuar me një stil të ri, pa hequr dorë nga karakteristikat e mia. Në përgjithësi përpiqem të shkruaj gjëra origjinale dhe jo të mërzitshme.
Nuk po ju tregoj përmbajtjen e tekstit, por mund të them se ka plot surpriza dhe natyrisht emocione të shumta.

 Po pate dëshirë porosite librin tim të ri !
  Përshëndetje
 autori  Erion Selmani

10/11/11

Mireserdhe

Hera e parë këtu ? Shfleto rubrikat e ndryshme dhe nuk do të pendohesh.

Po punoj për një roman të ri duke modifikuar projektin tim fillestar për një përmbledhje me tregime e novela.
Materiali i bollshëm që kam ndër duar më jep mundësine e kënaqësinë të bëj këtë zgjedhje.
   Ndoshta po afron momenti që të publikoj një libër sa më dinjitoz e të larmishëm. Kësaj here subjekti është i dorës së parë, mbase më i miri që kam pasur deri sot.
Nga e kaluara kam fituar pak përvoje me librat e mi. Ndaj e di që po të shkruaj me qetësi e frymëzim do të jem në gjendje ta krijoj sa më bukur.

Po ju vizitorë !! A ju ka pëlqyer ndonjë libër o tregimi im ?
E atëherë nëse ju lexues keni dëshirë të më ndihmoni mua si autor për botimin apo publicitetin e librit të ri  *këto gjëra kushtojnë të holla*, jeni te ftuar të më ndihmoni me një dhuratë/donacion sipas mundësive tuaja.. KLIKO djathtas tek butoni Donate.
  Faleminderit!

    Sidoqoftë mirupafshim
.

05/11/11

Opinion

 Per fat te keq ne s'mundemi te hapim zemrat. Jemi te "ndrydhur" ne misteret tona... dhe xheloz per keto mistere, vazhdojme te jetojme te trishtuar, ndonese edhe trishtimi mund te shnderrohet ne kenaqesi por jo dhimbje:-)