03/12/11

U botua romani "Rikthimi i dashurisë". Autor Erion Selmani

Autori Erion Selmani rikthehet përballë lexuesit shqiptarë me këtë roman të ri.
Kësaj here autori paraqitet krejt ndryshe nga libri romantik "Anija e dashurisë" e tepër më i thellë dhe i pjekur se melankonia apo ndjenjat e romanit "Endrrat e thyera". Krijimi është tejet origjinal dhe argëtues. Ky libër i përmban të gjitha nga pak. Jo vetëm ndjenja e  romanticitet por, edhe dhunë, hakmarrje, intrigë, pasion e poshtërim
 Më i çuditshmi e  më i këndshmi krijim përsa i përket autorit në fjalë. I bujshëm dhe i paparashikuar. Tronditës dhe joshës. Mahnitës dhe tundues.
Lexuesi bëhet pjesë e librit dhe do i duket vetja sikur ndodhet midis skenave aq të këndshme dhe herë të dhimbshme por, pikërisht për këtë arsye  paragrafet e faqet do ju   duken shumë njerëzore, prekëse dhe njëkohësisht ledhatuese.
Ngjarjet zhvillohen midis realitetit dhe fantazisë. Atje pra; në një vend të papërcaktuar midis qiellit dhe tokës. Njëlloj si në ato çaste kur duam të përgatitemi për një "fluturim" marramendës e spektakolar, mbase deri diku imagjinar.
  Pa harruar se ka raste kur imagjinata bëhet realitet. Dhe, kjo mund të ndodhi tamam atëherë kur nuk e pandehim.

Romani fillon me historinë e një shërbyesi të trishtuar restoranti të cilit i kujtohen disa vuajtje e shfrytëzim në punë. Tradhëti gjatë jetës por, JO hakmarrje. Kjo ështe pjesa  sociale e romanit
   Më pas rrëfimi shkon drejt një vajze Spektakolare  në web kamera e cila ka frikë të dashurohet... Përse vallë? Ç'ka i ka ndodhur asaj? 
  Do të hyj në skenë një autor tregimesh i cili shfaqet herë i guximshëm , interesant dhe herë gënjeshtar. Libri vazhdon me dyshimin se autori mund të jetë edhe Donzhuan. Por ky nuk mbetet as misteri e as personazhi i fundit.
Ngjarjet janë të  shumta dhe të dendura. Dialoget dhe monologet vijojnë pa lënë anash komplotet. E përveç këtyre s'do mungojnë propozimet dhe sulmet misterioze që e bëjnë këtë krijim edhe më të paparashikuar nga ajo që mendon lexuesi.
Romani është plot ritëm,emocione. Argëtues e qetësues, joshës dhe, me ca episode eksituese.... ndryshe nga e kaluara.

Lexoje edhe ti! Zbukuro jetën tënde!
Blije këtu në format tradicional të printuar ; libraria lulu
ISBN978-1-4709-9189-0
Botimi i parë: 3 dhjetor 2011
  Nga Erion Selmani
.

1 commento:

Erisel ha detto...

Pershendetje lexues!
Me pas do ju them se ku do ta gjeni librin tim ne version Ebook pdf, word e mbase se shpejti edhe Epub.

lexim te mbare