17/11/08

Anija e dashurisë- Ebook shqip falas


Krijimi im më romantik deri më sot:)
Ju këshilloj ta lexoni gjatë fundjavës, për qejf dhe mos paragjykoni.

E shkruajta me shumë nxitim ashtu siç ndodh me gjërat jashtë programit. Ky libër i vockël (46 faqe) lindi në një moment frymëzimi të paparashikuar dhe me një stil krejtësisht të papërcaktuar mirë. Stil i cili e bën këtë krijim disi të veçantë, larg çdo monotonie të përditshme.
Një anije madhështore plot me turista në kërkim të dashurisë.
Disa vajza që trajtohen si princesha.
Dhe shumë çuna të ëmbël paksa aventuriera...
Krijim tejet modest por, edhe mjaft i larmishëm.

Lejohet leximi vetëm për persona romantik:)
Ky është linku që sajova shpejt e shpejt: http://www.lulu.com/content/4944035 ose kliko këtu.

E-book dhe muzikë

Duke qenë një nga postimet e mia të fundit në këtë blog, mendova t'ju përshëndes me këtë këngë e cila mua më pëlqen shumë. Për ju Anastacia "Sick And Tired".

Pas disa orësh këtu do të gjeni librin e vockël "Anija e dashurisë"
Në njëfarë mënyre aventura ime në blogosferë po përfundon.

Faleminderit për vëmendjen!

31/10/08

Se shpejti e-book i ri

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftoj se së shpejti këtu do të gjeni një e-book të ri.
Bëhet fjalë për diçka argëtuese, plot aventura dhe jo më tepër. Do të jetë plot surpriza të rralla dhe ndoshta lexuesit që më njohin, do të çuditen më shumë se kurrë ndonjëherë.

Ejani këtu pas dy-tre javësh dhe do ta gjeni librin Falas.
Ose mund ta prenotoni librin tim të ardhshëm eletronik me e-mail këtu : Infolibri.erion@gmail.com
Kur të jem gati do t'jua postoj.
Ju premtoj se kësaj here do të argëtoheni shumë gjatë leximit. Të paktëm ata më romantikët!

Përshëndetje
Erioni

21/10/08

Si kenaqen femrat


Kohë më parë diskutova me miqtë  nëpër forume në lidhje me kënaqësinë e femrave.

Pas shumë replikash arritëm njëfarë konkluzioni Jo shkencor! Më tepër sesa konkluzion është vetëm opinion.

Tregohu xhentil!Bëji komplimente!
Tregohu Bujar, jepi dhurata!Respektoje!

Jepi kohë kur ajo nuk është gati për marrëdhënieThuaj fjalë të ëmbla!
Përkëdhele femrën, Admiroje, Dashuroje,
Mos harro ti blesh herë pas here lule .

Eshtë shumë e thjeshtë, mjafton të keni dëshirën e mirë për ta kenaqur të dashurën tuaj.:)

12/10/08

Shtëpia e librit

Edhe pse jeta jonë është e tejmbushur me Google, Msn etj, dashamirësit e librit janë ende të shumtë.

Më në fund edhe unë kam gjetur librarinë time online. Kam ngelur mjaft i kënaqur nga shërbimi dhe mirësjellja e drejtuesve të librarisë "Shtëpia e librit". Porosita disa libra atje dhe më erdhën me postë. Ata janë shumë të përpiktë në punën e tyre.
Ky website është një mundësi e mirë sidomos për ne që jetojmë jashtë shtetit, për të lexuar letërsi shqiptare dhe të huaj. Shume nga kryeveprat e letërsisë mund t'i gjeni atje. Ndërkohë që edhe Blogu i librarisë ka recensione dhe lajme interesante nga bota letrare.
Në qoftë se jeni në kërkim të librave në gjuhën shqipe, atëherë klikoni këtu te Shtepia e librit.

Gjthçka është kalimtare, veç librat janë të përjetshëm.

30/09/08

Sa kohe zgjat dashuria?

Orgazma dihet se zgjat pak sekonda, por secili prej nesh të paktën njëherë në jetë ka bërë pyetjen: Sa kohë zgjat dashuria midis dy partnerëveNjerëzit janë të aftë të dashurojnë më tepër se një herë në jetë. Atëherë do të thotë që dashuria mund të ketë edhe fund.

Ka të ngjarë që të zgjasi përjetësisht ndonëse ende nuk kemi mjaft prova për këtë. Mund të zgjasi edhe 2-3 vite pas martese, ndoshta edhe 15 vjet por prapëseprapë asgjë nuk është e sigurt. Thonë se me kalimin e kohës dashuria kthehet në dhembshuri ose miqësi midis partnerëve. Mbase do të ishte më bukur që partnerët të kishin qenë miq para se të zbehej dashuria. Pra sipas mendimit tim modest kur një çift arrin të krijoj edhe miqësi me partnerin ka shumë gjasa që dashuria të jetë e gjatë. Nuk ka rregulla dhe as teorema bindëse në dashuri prandaj gjithçka që themi janë veç hipoteza.

Ka diçka që e shkurton dashurinë. Mania dhe nepsi për të provuar gjëra të reja. Për të provuar diçka të re, njerëzit tradhëtojnë partnerët ndër shekuj. Tradhëtia herë të shkakton ndarje nga partneri ose në rast tjetër sjell dëshirën për të braktisur partneren/in. Në këtë rast tradhëtia e shkurton dashurinë, biles e mbyt krejt!
Në rastin e dytë kur pas tradhëtisë ndodh Çudia e madhe, pra rikthimi tek partneri/ja akoma më i dashuruar se më parë. Shkurt muhabeti sapo kemi zbuluar se edhe ai/ajo tjetra nuk ka asgjë më shumë nga bashkëshorti/ja jonë . Njëfarësoj kjo mund ta zgjasi dashurinë. Orgazma e tradhëtisë zgjati pak dhe mbase e imagjinonim më bukur. Kurse dashuria me partnerin është matematikisht më e gjatë se ato sekondat tradhëtare....

Nuk ka receta për zgjatjen e dashurisë dhe kur biem në dashuri na duket se do zgjas përgjithmonë. Me kalimin e kohës e kuptojmë se përveç dashurisë partneri ynë ka nevoje sidomos për dhembshuri, respekt, dhe një fjalë të mirë
Kohëzgjatja e dashurisë varet nga shumë faktor, dhe për të qenë e gjatë ose e përjetshme, ajo kërkon përkushtim dhe sakrifica. Duhet ta meritojmë dashurinë, dhe jo ta presim të vij nga qielli.

Atëherë sa kohë zgjat? Secili prej nesh ka të gjitha mundësitë të dashuroj përgjithmonë, varet nëse ka dëshirë..:)

Erion Selmani

12/09/08

Fotografitë e mia



Këto janë dy fotografitë e mia të thjeshta. I solla këtu thjesht për qejf.Kliko mbi foto për ta zmadhuar.