30/09/08

Sa kohe zgjat dashuria?

Orgazma dihet se zgjat pak sekonda, por secili prej nesh të paktën njëherë në jetë ka bërë pyetjen: Sa kohë zgjat dashuria midis dy partnerëveNjerëzit janë të aftë të dashurojnë më tepër se një herë në jetë. Atëherë do të thotë që dashuria mund të ketë edhe fund.

Ka të ngjarë që të zgjasi përjetësisht ndonëse ende nuk kemi mjaft prova për këtë. Mund të zgjasi edhe 2-3 vite pas martese, ndoshta edhe 15 vjet por prapëseprapë asgjë nuk është e sigurt. Thonë se me kalimin e kohës dashuria kthehet në dhembshuri ose miqësi midis partnerëve. Mbase do të ishte më bukur që partnerët të kishin qenë miq para se të zbehej dashuria. Pra sipas mendimit tim modest kur një çift arrin të krijoj edhe miqësi me partnerin ka shumë gjasa që dashuria të jetë e gjatë. Nuk ka rregulla dhe as teorema bindëse në dashuri prandaj gjithçka që themi janë veç hipoteza.

Ka diçka që e shkurton dashurinë. Mania dhe nepsi për të provuar gjëra të reja. Për të provuar diçka të re, njerëzit tradhëtojnë partnerët ndër shekuj. Tradhëtia herë të shkakton ndarje nga partneri ose në rast tjetër sjell dëshirën për të braktisur partneren/in. Në këtë rast tradhëtia e shkurton dashurinë, biles e mbyt krejt!
Në rastin e dytë kur pas tradhëtisë ndodh Çudia e madhe, pra rikthimi tek partneri/ja akoma më i dashuruar se më parë. Shkurt muhabeti sapo kemi zbuluar se edhe ai/ajo tjetra nuk ka asgjë më shumë nga bashkëshorti/ja jonë . Njëfarësoj kjo mund ta zgjasi dashurinë. Orgazma e tradhëtisë zgjati pak dhe mbase e imagjinonim më bukur. Kurse dashuria me partnerin është matematikisht më e gjatë se ato sekondat tradhëtare....

Nuk ka receta për zgjatjen e dashurisë dhe kur biem në dashuri na duket se do zgjas përgjithmonë. Me kalimin e kohës e kuptojmë se përveç dashurisë partneri ynë ka nevoje sidomos për dhembshuri, respekt, dhe një fjalë të mirë
Kohëzgjatja e dashurisë varet nga shumë faktor, dhe për të qenë e gjatë ose e përjetshme, ajo kërkon përkushtim dhe sakrifica. Duhet ta meritojmë dashurinë, dhe jo ta presim të vij nga qielli.

Atëherë sa kohë zgjat? Secili prej nesh ka të gjitha mundësitë të dashuroj përgjithmonë, varet nëse ka dëshirë..:)

Erion Selmani

12/09/08

Fotografitë e mia



Këto janë dy fotografitë e mia të thjeshta. I solla këtu thjesht për qejf.Kliko mbi foto për ta zmadhuar.


16/08/08

Kush e shijon më shumë s....?

Dhe lind pyetja "fatale". Madje përtej fatales sepse këto ditë po bëhet në dhjetèra Forume njëkohësisht, që do të thotë se po bëhet nami-:))
Kush e shijon më shumë seksin? Meshkujt apo femrat.
Përgjigjen e kësaj pyetjeje, vështirë se mund ta jepte edhe shkenca. Prandaj në mungesë të përgjigjes së madhe, mund të behet një arsyetim i thjeshtë, ndonëse gjatë marrëdhënieve seksuale njerëzit kanë dëshirë, epsh apo tjetër por arsyeja zhduket. Të paktën në sekondat finale.

Ja replika ime në një Forum :- Ky faktor nuk varet nga gjinia femerore apo mashkullore. Varet nga personi. Ka njerez qe dijne te dhurojne e marrin kenaqesi, ashtu sikurse per fat keq ka edhe disa persona te pakte ne numer qe vetem japin vuajtje dhe dhimbje:Kryesorja eshte qe te bejme perzgjedhjen tone, ne trurin tone. Te japim kenaqesi apo dhimbje.? Te marrim si kompensim te njejten gje apo jo? Kenaqesia e seksit nuk lind tek penisi apo klitori. Kenaqesia totale apo orgazma sublime lind se pari brenda zemres se te dashuruarve dhe brenda mendjes se tyre.GJITHÇKA qe mbetet eshte veç një detaj i paperfillshem!
-----
Kuptohet që në mungesë të një prove apo spjegimi shkencor edhe unë mund t'ja kem futur kot.
Në këtë temë secili prej nesh mund të ketë të drejtë, po aq sa në të njëjtën kohë bën vaki të jetë në gabim.
Kam përshtypjen se rashë pre i të përgjithshmes duke folur për këtë temë të kudondodhur. Por, më bërën përshtypje disa replika banale kur e krahasonin dashurinë dhe ndjenjat e çifteve me "krruajtje veshi" e disa të tjera krahasime banale. Dhe dua të theksoj se penetrimi brenda asaj nuk është thjesht "krruarje", por një akt madhështor dashurie, respekti, besnikërie, dhe ledhatimesh të përjetshme. Pse jo!?

07/08/08

Dy poeta që admiroj në blogosferë

U dashurova përfundimisht me poezinë kur lexova të mrekullueshmit Adem Berisha dhe Përparim Hysi.

Ai është poeti i dashurisë njerëzore dhe paqes.
Baca i nderuar Adem Berisha ka botuar përmbledhjen e bukur me poezi "Krenaria dhe pikëllimi".
Kushtuar vendlindjes së tij të dashur Kosovës dhe mbesës së tij, vogëlushes së artë Diellza e cila për fat të keq ka humbur jetën në mënyrë tragjike.
Bacë Ademi me vargjet e tij e prek lexuesin thellë në zemër, e trishton lexuesin, e gëzon dhe njëkohësisht i jep kurajo për të përballuar vështirësitë e jetës. Kur lexova biografine e tij të shkurtër e kuptova që vetëm vullneti, forca shpirtërore dhe dashuria për jetën të jep mundësinë për të fituar betejat e panumërta dhe shpeshherë të pamëshirshme, fatkeqësisht.! . Ai me familjen e tij ka patur forcë dhe kurajo mahnitëse, madje edhe Zemër fisnike, e madhështore për të fituar betejat e jetës dhe për te qenë përherë Zotni i nderuar, sot edhe krijues i pëlqyer.
Poeti shqiptar nga Republika e Kosovës, xhaxhi Ademi rrëfen këtu me pak rreshta jetën e tij
-----
I preferuari im Z. Përparim Hysi është poeti i rimës, dhe tregimtar që përcjellë qetësi shpirtërore tek lexuesit.
Ndërkohë që poezia e tij është plot rimë dhe art, proza e tij është e thjeshtë e këndshme, artistike dhe shumë njerëzore.
I nderuari miku im Z. Hysi admiron gjërat e bukura të jetës, ka gusto dhe ndjenja. Poezia e tij është sidomos triumf i ndjenjave dhe dashurisë.
Në disa raste kam lexuar mallin e tij të madh për Shqipërinë e largët, atdheun që shumëkujt prej nesh situata, tranzicioni, çmenduria e politikanëve na e mohoj, ose largoi, ndoshta për shumë kohë, fatkeqësisht.
Poeti Përparim Hysi jeton në SHBA dhe është vazhdimisht i vëmendshëm dhe inkurajues ndaj talenteve të reja në blogosferën tonë. Ai është miku i gjthë autorëve të rinj. Ka botuar katër libra me poezi dhe prozë. Krejt natyrshëm të gjithë neve admiruesit e tij po presim me kënaqësi dhe durim librin e tij të pestë. Atë më të bukurin! Po të dëshironi mund të njiheni më mirë me poetin këtu
Një poet i madh ka thënë "Kombin e bëjnë poetët"

27/07/08

Muaji i mjaltit / Tregim








Kurorezimi i dashurise se tyre meritonte edhe shijimin e muajit te mjaltit. Larg nga Evropa udhetuan drejt ishullit plot me palma e gjelberim. Mund te ndodhte qe deti, dielli dhe palmat ta benin ate muaj mjalti akoma me te embel, ndoshta edhe me dehes.Ashtu si dehja qe shkakton alkooli, me te vetmin ndryshim se ne kete rast dehja mund te shkaktohej edhe me nje puthje apo ledhatime te panumerta. Nga ato te cilat çdonjeri meritonte t'i perjetonte sipas qejfit. Pa harruar asnje çast se puthjet dhe dehja kane gjera te perbashketa per te gjithe njerezit, si pershembull;ekstazen?? ose me mire te themi marramendjen.;)) Shtepia ku pushonte çifti, e marre me qera per ate periudhe ishte e rrethuar me palma e lule shumengjyreshe, nga ato lule qe duket sikur u zbukurojne jeten njerezve.Gjate paradites ai i lyeu asaj shpinen me krem solar, derisa ferkimi i lekures u shnderrua ne masazh shplodhes qetesues dhe, qetesia e tepruar dalngadale ne disa raste mund te kthehet ne eksitim. - Wow, ku i ke gjetur gjithe keto lule?!- e pyeti ajo kur pa vasken e banjes te tejmbushur me petale te kuqe trendafilash.- I kam blere e dashur, ku mund t'i gjeja tjeterkund? - Paske harxhuar shume leke!? tha ajo me instiktin e femres kursimtare. - Ok, kam shpenzuar por, heres tjeter do te shkoj t'i vjedh lulet. hahahahahhaaha - do dal per "vjedhje" lulesh, biles do t'i grabis me dhune hahahahaha


Ajo u fut ne vaske ku gjeti me shume petale te kuqe sesa uje.Trupi i saj u fundos brenda ngjyres se kuqe dhe gjinjte humben midis petaleve, e jo pa qellim ajo beri disa levizje per te ngritur lart gjoksin duke nxjerre ne pah kontrastin e luleve me lekuren e bardhe te gjirit. çdo mashkulli qe do ta shihte ne ate pozicion mund t'i lindte deshira te puthte gjinjte e saj, madje rrezikonte edhe t'ia kafshonte ;) - Paske filluar te kursesh shampon! Tha ajo kur vuri re se mungonte shampoja brenda ujit me petale. - Ne fakt une doja qe trupi yt te merrte aromen, ndoshta edhe shijen e trendafilave.Pra, diçka speciale! u pergjigj ai thuajse i trembur nga ekzagjerimi i tij. - Mire, eja i dashur edhe ti ketu brenda, prane meje ne lundrimin tone te perbashket brenda vaskes se dashurise.Ai pa u ngutur u zhvesh e hyri ne vaske. Pa humbur kohe ajo u afrua duke qeshur dhe hedhur petale mbi fytyre per ta puthur e para, here tek syte, here tek faqet derisa kur e puthi ne buze perveç buzeve gjeti edhe petale te kuqe. Ndodhi nje puthje e vrrullshme me kafshime te buta buzesh, thithje gjuhe e te pandashmet petale u ngelen neper dhembe e gjuhe. Dolen nga vaska dhe u shtrine mbi nje peshqir. Dyshemeja krijoj njefare zhurrme nga levizjet e tyre ritmike, aq sa mund te krijohej pershtypja edhe e nje termeti te lehte i cili me pas mund edhe te quhej si "orteku i dashurise", mbase nga afshi i madh, zerat e tyre ne forme ulerime dikujt tjeter qe rastesisht do i degjonte, do t'i ngjanin edhe me "masaker" kenaqesie.))


I perveluar nga deshira, i djegur nga epshi ai e puthi me neps, dhe ndjenje. E ulur siper mashkullit me pamjen e Sundimtares ajo rrembeu me shkathtesi midis kofsheve ate qe i pelqente me teper.... Organi gjenital mashkullor humbi atje midis kofsheve dhe femra me levizjet e saj here e shtrengonte, thithte ne brendesi derisa shtytja e saj me ritem te qete u kthye ne vallezim. Beli i saj levizi sikur te donte te shoqeronte tundjen e gjoksit mbi te cilin ende shiheshin dy petale trendafili te ngjitura me lekuren siper dy gjinjve, pikerisht mbi thithat, atje ku gjithkush do te donte te afronte buzet plot etje.... Kishte ne zerin e tyre shenja qe deshmonin ndjenje, pasion, deshire dhe mirenjohje per delikatesen dhe kujdesin ndaj njeri - tjetrit.Ne ato çaste ai e rrembeu dhe e vendosi poshte, tashme ishte rradha asaj per te ndjere peshen e trupit te atij, shtypjen, kontaktin me lekuren, dhe aromen e lehte qe petalet ende kishin lene neper trup .... - M'u duk Paksa e lodhshme dhe derrmuese mbi dysheme. tha ai me pas kur gjthçka qe kryer dhe ashtu te shtrire ajo kishte vendosur koken mbi kraharorin e atij. - Jo, nuk eshte keq.- u pergjigj ajo duke qeshur- po me keto lulet ç'pate ti? Si e mendove kete gje? - Doja te ndryshoja diçka per ne te dy, per te sjelle dhe dhuruar njeri-tjetrit emocione te reja. Per te qene te sinqerte duhet thene se edhe kafshet bejne seks, por ne njerezit kemi aftesine edhe te dashurojme.Ndoshta mund ta quajme edhe Dashuri Artistike! Shpjegoi ai me qetesi. - Aman me keto llafet e tua. E ke gabim edhe kafshet dashurohen!hahahaha Provoi perseri ta ngacmonte ajo. - Jo e dashur,- foli ai me seriozitet - kafshet e bejne per natyre, per instikt, dhe jo per tjeter. Ndersa njeriu dashuron, krijon e nderton dashuri dhe dashuria mund te meritoj edhe pak spektakel siç ndodhi ne vasken tone. Apo jo? - Prape ti?! per mua qe mjaft bukur por do te kenaqesha me shume tani sikur te pija nje gote shampanje te ftohte mbi divan prane teje dhe te benin prape ashtu... Tha ajo -Ok shpirt e kuptova, ti do qe spektakli te perseritet.;))) Ti deshiron nje sherbim Princeror ;)))Nuk na mungon as divani dhe as shampanja-Mos valle duhet te dal per te blere ose "grabitur" lule te tjera....??hahahaha - Jo s'ka nevoje per lule te tjera i dashur, sepse me pas do futem prape ne vaske. tha ajo dhe filloi t'i puthte atij mjekren, pas pak gushen, me syte e mbyllur i puthi gjoksin dhe e ledhatoj ne pjeset intime... me shume endje. Qenë ditë të ëmbla pushimesh dhe dashuria e shtoi mjaltin e atij muaji.



E.S

Korrik 2008

20/07/08

Ditëlindja ime

Sot (20 korrik) kam datëlindjen dhe në shtëpinë time po përgatitemi për darkën pasi kemi disa mysafirë. Thënë ndryshe, festë e vogël në familje.
Nuk e di nëse do më bejnë dhurata, dhe ju vizitorë mos u trembni se nuk ju kërkoj dhurata;-)))
Përkundrazi, çuditërisht me rastin e ditëlindjes jam unë ai që ju bëj një dhuratë të vogël e modeste.;)
Lexo më poshtë.
------------
Një udhëtim i ndërprerë dhunshëm e rifilluar plot shpresë.
Disa ëndrra të thyera në mes, pa mëshirë.
Identiteti i humbur dhe rifituar.
Zbulimi i një dashurie të përjetshme
Ndoshta edhe një përvojë e çmuar !


Për ata që akoma nuk e kanë lexuar këtë librin tim (mikroroman, i thjeshtë dhe i këndshëm) i ftoj ta lexojnë këtë e-book me titull ENDRRAT E THYERA. Eshtë gratis.!!http://www.albemigrant.com/endrrat_e_thyera.pdf
JU UROJ LEXIM TE KENDSHEM DHE PUSHIME TE MBARA
Përzemërsisht
Erioni

28/06/08

Ethet e Finales


Ja pra, po afron momenti i triumfit!
Ndeshja finale Euro 2008 Gjermani-Spanjè do të jetë sigurisht një "Betejë" sportive dhe lind pyetja se cila skuadër do të fitojë? Spektakli i skuadrës spanjolle apo organizimi dhe gjakftohtësia gjermane. Finalet e mëdhaja kërkojnë sidomos tepër gjakftohtësi për të dalë fitues.
Nesër Europa do të ketë kampionen e saj të re dhe tifozat presin me padurim e ankth të shohin ndeshjen.
Nuk e di pse jam i bindur se triumfi i madh u përket gjermanëve. Ka shumë mundësi që të fitoj Gjermania. Përse Jo?! -:)))