28/06/08

Ethet e Finales


Ja pra, po afron momenti i triumfit!
Ndeshja finale Euro 2008 Gjermani-Spanjè do të jetë sigurisht një "Betejë" sportive dhe lind pyetja se cila skuadër do të fitojë? Spektakli i skuadrës spanjolle apo organizimi dhe gjakftohtësia gjermane. Finalet e mëdhaja kërkojnë sidomos tepër gjakftohtësi për të dalë fitues.
Nesër Europa do të ketë kampionen e saj të re dhe tifozat presin me padurim e ankth të shohin ndeshjen.
Nuk e di pse jam i bindur se triumfi i madh u përket gjermanëve. Ka shumë mundësi që të fitoj Gjermania. Përse Jo?! -:)))

3 commenti:

mbreti3gut ha detto...

Une kam parandjenjen se Spanja do te ngadhnjen. Nuk di, ama gjithmone favoritet kryesor i kam meri, edhepse per mua Spanja ka qene nder favoritet kryesor.
Sidoqofte, besoj se do te jete nje ndeshje interesante, lufte ndermjet matadoreve dhe "artilerise" se fuqishme gjermane. Te dyja ekipet kane nje permbajtje te konsoliduar ne te gjitha pozicionet e fushes, lojtaret kryesisht ne moshe te re. Cka eshte me me rendesi, te dyja perfaqesueset tentojne te thyejne "agjerimin" sa i perket titujve; eshpse gezojne epitetin e perfaqesuesve gjithnje favorit, ka kohe qe ndonje trofe eshte sjellur ne Spanje, perkatesisht ne Gjermani.

Perpara Fabregas. Pepara Villa. Fitore Spanja

meditime-pershtypje ha detto...

Nje byrek qe s'eshte per mua,le te digjet!Isha per ruset,po e mora goditjen ballas me ate loje anemike,si te pagjake,qe bene me spanjollet.Tani le ta marre kush te doje.Megjithate,nga pervoja them qe rriskueshte gjermanet.
P.S.Te falenderoj qe vizitove blogun tim.Te uroj suksese ne cdo drejtim!
Perparim Hysi,28 qershor 2008

Erisel ha detto...

Pershendetje Mbreti!
Sigurisht qe spanjollet luajne me bukur por, varet nga rezultati.
Shpresoj te shohim nje finale emocionuese.
I Dashur Z. Hysi!
Kam kenaqesi te madhe qe lexohemi bashke.
Ju uroj shendet!
P.S Le te fitoje skuadra qe do ta meritoje.