Sapo të gjej kohë të lirë do të më pëlqente të botoja një libër me tregime.
Kam plot material dhe nuk do të ishte shumë e mundimshme për mua të përgatisja këtë përmbledhje me tregime te reja. Nga shkrimet e vjetra do të ketë vetëm një tregim i ripunuar me kujdes.
S'dua të nxitohem aspak për këtë. Me thënë të drejtën kur shkruaj prozë të shkurtër jo vetëm që nuk lodhem por argëtohem. Si t'jua them më qartë; më pëlqen, kënaqem!!
Dua të jem i sinqertë me ju vizitorë.
Nuk e di se kur do te jem gati për botimin e ri. Sapo të kem përfunduar punën do t'ju njoftoj.
Sinqerisht nuk mendoj se do të krijoj e-book të ri për ta përhapur falas në internet.
Populli i web-it tashmë ka lexuar lloj-lloj shkrimesh prej meje.
Gjithashtu po ju them një "sekret" ;)) Për mua do të ishte tejet e lodhshme të publikoja e-book të ri falas dhe ta reklamoja i vetmuar siç ndodhi me Ëndrrat e thyera ( përveç ndihmës së 3-4 miqve të dashur ).
Shkurt muhabeti do të isha sërish i detyruar të humbas ekuilibrin dhe modestinë duke mburrur librin tim e ftuar lexuesit ta lexojnë gratis. Pra, s'kam shumë zgjedhje në këtë rast, por njekohesisht s'kam frike apo droje te jem i sinqerte.
Libri tradicional nga ana tjetër ka vështirësitë e tij të panumërta për të mbërritur në duart e lexuesit, sepse tregu i librit është i egër për shumicën e autorëve, veçanërisht për ata që krijojnë në gjuhë të vogla si gjuha shqipe.
Mos harroni ju lutem se une s'jam Doktor i shkencave, keshtu që krijimet e mia të ardhshme do të jenë vazhdimisht të thjeshta e njerëzore. Do të vazhdoj t'i bindem zemrës time dhe asgjë tjetër. Mbase do i pelqej edhe ndonjerit prej jush!? Nuk e di!
Faleminderit për vizitën!
Erion
14/03/08
22/02/08
Perleshjet ne Beograd, video
Protestat e ultranacionalistave serb jane turp i madh per Beogradin e asgje me teper.
Tashme Kosova eshte e pavarur dhe asgje nuk do te mund ta pengoje per ndertimin e shtetit demokratik te Kosoves.
Shikoni videon e deshperimit serb. Duhet te jene tifozet ultras te Partizanit dhe Yllit te kuq te Beogradit, te nxitur nga qeveria. http://dailymotion.alice.it/video/x4gldv_la-rivolta-antiusa-di-belgrado_news
Tashme Kosova eshte e pavarur dhe asgje nuk do te mund ta pengoje per ndertimin e shtetit demokratik te Kosoves.
Shikoni videon e deshperimit serb. Duhet te jene tifozet ultras te Partizanit dhe Yllit te kuq te Beogradit, te nxitur nga qeveria. http://dailymotion.alice.it/video/x4gldv_la-rivolta-antiusa-di-belgrado_news
17/02/08
Urime per Kosoven


Urime Kosovë!
Kjo ditë do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e popullit shqiptar.
Shpallja e pavarësisë së Kosovës është realizimi i aspiratave, betejave për liri, të drejtave të popullit shqiptar në Kosovë. Sot, të gjithë ne shqiptarët jemi pjesë e festës së madhe të pavarësisë. Pritja e gjatë e shqiptarëve u kurorëzua me lindjen e shtetit më të ri në botë.
Natyrisht sot më shumë se kurrë përkujtojmë heronjtë tanë që derdhën gjakun për liri.
Pa luftën e komandantit legjendar Adem Jashari dhe luftëtarët e UÇK-së ndoshta s'do të ishim sot duke festuar, e gjithashtu s'mund të harrojme punën e ish- presidentit Ibrahim Rugova.
Vëllezër dhe motra kudo që jeni: Gëzuar pavarësinë dhe Zoti e bekoftë Kosovën dhe krejt shqiptarët!
Urime, Urime, Republika e Kosovës!
Kjo ditë do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e popullit shqiptar.
Shpallja e pavarësisë së Kosovës është realizimi i aspiratave, betejave për liri, të drejtave të popullit shqiptar në Kosovë. Sot, të gjithë ne shqiptarët jemi pjesë e festës së madhe të pavarësisë. Pritja e gjatë e shqiptarëve u kurorëzua me lindjen e shtetit më të ri në botë.
Natyrisht sot më shumë se kurrë përkujtojmë heronjtë tanë që derdhën gjakun për liri.
Pa luftën e komandantit legjendar Adem Jashari dhe luftëtarët e UÇK-së ndoshta s'do të ishim sot duke festuar, e gjithashtu s'mund të harrojme punën e ish- presidentit Ibrahim Rugova.
Vëllezër dhe motra kudo që jeni: Gëzuar pavarësinë dhe Zoti e bekoftë Kosovën dhe krejt shqiptarët!
Urime, Urime, Republika e Kosovës!
10/02/08
25/01/08
Kohe me pare nje grua braziliane denoncoi burrin per mungese kenaqesie ne shtrat. Per shkak te paaftesise se tij seksuale, bashkeshorti perfundoj ne gjykate. Lajmin e publikova edhe ne Forum ku ngjalli diskutime.
Keto jane gjera te njohura ne jeten bashkeshortore, pasi dihet qe nuk eshte aq e thjeshte te kenaqesh femrat, sidomos pas disa viteve martese kur deshira dobesohet...
Ka ardhur momenti te meditojme pak. Mos valle ne rastin kur Ajo/Ai kenaqen shume gjate dashurise kane te drejten te denoncojne partnerin per kenaqesi te tepruar?! ;)
Po sikur kenaqesia e madhe te shnderrohet ne vuajtje per ndonjerin? ;)
Keto jane gjera te njohura ne jeten bashkeshortore, pasi dihet qe nuk eshte aq e thjeshte te kenaqesh femrat, sidomos pas disa viteve martese kur deshira dobesohet...
Ka ardhur momenti te meditojme pak. Mos valle ne rastin kur Ajo/Ai kenaqen shume gjate dashurise kane te drejten te denoncojne partnerin per kenaqesi te tepruar?! ;)
Po sikur kenaqesia e madhe te shnderrohet ne vuajtje per ndonjerin? ;)
21/01/08
Izolimi turistik 2
PJESEN E PARE DO E GJENI ME POSHTEMoti u permiresua pak dhe dola vetem rreth e rrotull kampit. Doja te shihja çdo kend dhe te gjithe personat. Disa prej atyre pak pushues kishin dale te pragu i shtepive dhe fillova te buzeqesh e pershendes te gjithe. Doja te shihja se çfare do te ndodhte. Te gjithe me pershendeten me edukate e ne te njejten kohe ftohtesisht, siç bejne pergjithesisht evropianet veri-perendimore.
Shkova te porti i liqenit dhe s'pashe kembe njeriu. Shetita anes liqenit dhe hasa dy femra ne shetitje me qente e tyre te dashur.

Hyra tek klubi i portit per te pire kafe, dhe u informova per nje salle vallezimi prane nesh, pasi doja te vallezoja me çdo kusht. Ne mbremje shkuam per vallezim. Muzika ishte me teper per mosha te thyera e aspak per te rinj. Dukeshim si dy qyqar midis dhjetera te moshuarve. Na shihnin te gjithe pa u kuptuar mire se çka donin prej nesh. Dy-tre burra pleq i kishin ngulur syte bjondes time. E ftova per vallezim bjonden time por ajo refuzoj. Me pas shkova ne wc dhe kur u ktheva pashe tek tavolina nje burre rreth 60 vjeç qe po ngacmonte bjonden time.
Ne krahasim me ato plakat e tjera ne sallen e vallezimit, ajo ishte me e bukura ate mbremje.
Me ngrihen nervat dhe e kap nga mbrapa per kemishe plakun e huaj.- Ka ikur koha e klasit dhe e miresjelljes i dashur plako, ndaj duhet te paguash pijet tona per ngacmimin.Perfito nga rasti qe jam zemermire dhe po e mbyll me kaq- I thashe me ze te larte.
-Si? pse?- thote ai i trembur. E mberthej tek mjekra dhe i them se deri sa te jem gjalle s'lejoj njeri ta ngacmoj bjonden para syve te mi. Ka perfunduar periudha e tolerances per mua. Toleranca e miresjellja tepruar me ka shkaktuar perhere vetem dhimbje. E ç'do gje ka kufi.
Para se te ikim nga lokali i them kamarierit se pijet tona i paguan ai plaku qe s'po na i ndante syte.
Nuk e di nese ai pagoj me pas!?
Shkojme ne shtepine tone te pushimeve ne heshtje. Para se te fleme une i ngjitem asaj dhe i propozoj. -Shpirti, a bejme dashuri?
- Shyqyr qe e kuptove, me ne fund! thote ajo duke qeshur. Qeshim te dy me te madhe e pastaj perqafohemi. Jemi turista te izoluar si shume te tjere, por te dashuruar me teper se zakonisht, ndoshta perjetesisht!
E.Selmani
P.S ne foto liqeni i Trazimenos (PG)20/01/08
Izolimi turistik


Kesaj here une dhe ajo kemi zgjedhur te pushojme anes liqenit te madh Trasimeno (Perugia).
E njohim mire zonen, teper romantike per te mos e vizituar. Krahina e gjelbert e Umbria-s eshte me te vertete nje parajse e vogel nga natyra. Zgjedhim per pushimet tona nje kamping (fshat turistik) me shtepi kryesisht prej druri por edhe me te tjera materiale ndertimi.
Diten e pare dielli shkelqen fuqishem dhe fshati turistik eshte plot me turista. Para se te pergatisim darken bejme dush ne shtepine tone turistike pjeserisht prej druri e pjeserisht me alumin etj.
Jo rralle ne keto raste pushimesh gatuaj une ( me shume kenaqesi), ndersa ajo lan pjatat, tenxheret e rregullon krevatin.
Kuzhina eshte teper komode dhe ushqimet e kemi blere para se te mberrinin ne fshat.
Diten e dyte dielli e humbet shkelqimin dhe ben pak fresket. Gjithsesi duam te shkojme me anije tek ishulli me i madh i liqenit ku ka edhe disa shtepi, restorante e nje keshtjelle te lashte.
Ne tragetin e vogel jemi dy çifte te rinjsh qe zbresim ne ishull. Ndryshe nga hera e kaluar kur kishte qindra turista,kesaj here ne ishull jemi pak njerez dhe kamarieri i nje restoranti qendron tek dera e lokalit dhe me nje buzeqeshje te shtirur na fton brenda lokalit. E di nga pervoja e jetes time se kamarieret profesionist jane pak aktor.
Fillojme te shetisim perreth ishullit dhe shohim perseri çiftin qe udhetoj me ne ne tragetin e vogel. Ata po puthen anes liqenit per qejf, ndoshta edhe per paksa ekzibicion.
Kthehemi ne kamping me tragetin e mbremjes, ndersa bie shi dhe ne shtratin e drunjte i ngjitemi njeri-tjetrit tere naten per t'u ngrohur. Diten e trete dhe te katert fshati turistik zbrazet nga pushuesit. Duke shetitur verdalle shohim se kane ngelur vetem disa familje holandeze e gjermane. " Kur isha e vogel ne fshatrat turistike te gjithe ishin shume te dashur" Me thote ajo. " Prinderit e mi lidhnin miqesi me te gjithe dhe shkembenin vizita me banoret e kampit turistik. Nuk u besoj syve, sepse kur mberritem ketu fqinjet tane duhet te vinin te na pershendesnin. Te pakten keshtu ndodhte dikur ne kampet anes detit Adriatik" vazhdon ajo duke dashur te me bindi qe s'eshte faji i saj nese te tjeret na pershendesin ftohte. E vetmja shume e edukuar eshte pronarja e kampit. Ajo me dha disa libra per lexim nga biblioteka e saj dhe me qerasi me kafe ne klubin e vogel te kampingut.
Une pyes per se ku mund te gjej kompjuter dhe pronarja me shoqeron ne kafene per te me dhene kompjuterin e saj. "Zakonisht u kerkoj klienteve 5 euro ne ore per internetin, por ty sot ta jap falas" me thote ajo me nje embelsi prinderore.Une s'mund te heq dore nga kontrolli i postes eletronike dhe blogu im, ndaj "fundosem" ne web per me teper se 1 ore.
Jam i bindur qe drejtoresha e kampit kerkon te kenaqi ata pak turista qe i kane mbetur ne kamp.
Moti vazhdon te jete i keq dhe ne vendosim te shkojme te hame nje pice ne Perugia (qyteti i pare i madh prane nesh). Peruxha eshte edhe inati im si shofer. Qyteti ndodhet pjeserisht ne koder dhe eshte pak i merzitshem me veture, sepse ne disa rruge nuk i lejohet hyrja askujt perveç banoreve rezident.
Pas darke ikim nga Peruxha disi te merzitur. Ajo do qe te kthehet ne shtepi sepse prej ditesh nuk shkemben dy fjale me asnjeri tjeter perveç meje. Keto dite pushimesh nuk flet askush. Te gjithe heshtin e askush nuk afrohet as ne kamp e as neper fshatrat e zones.
Te nesermen tek nje supermarket i zones te gjithe na shohin me kureshtje. Jemi fytyra te panjohura nga ato ane dhe eshte e natyrshme te ngjallim pak kureshtje. Une here ul syte pertoke e here buzeqesh majtas-djathtas kur ndesh shikimin me dike. Perballe meje personi tjeter qendron i ngrire, dhe as buzeqesh dhe as qan;)
VIJON
Iscriviti a:
Post (Atom)
