17/02/08

Urime per Kosoven




Urime Kosovë!
Kjo ditë do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e popullit shqiptar.
Shpallja e pavarësisë së Kosovës është realizimi i aspiratave, betejave për liri, të drejtave të popullit shqiptar në Kosovë. Sot, të gjithë ne shqiptarët jemi pjesë e festës së madhe të pavarësisë. Pritja e gjatë e shqiptarëve u kurorëzua me lindjen e shtetit më të ri në botë.
Natyrisht sot më shumë se kurrë përkujtojmë heronjtë tanë që derdhën gjakun për liri.
Pa luftën e komandantit legjendar Adem Jashari dhe luftëtarët e UÇK-së ndoshta s'do të ishim sot duke festuar, e gjithashtu s'mund të harrojme punën e ish- presidentit Ibrahim Rugova.
Vëllezër dhe motra kudo që jeni: Gëzuar pavarësinë dhe Zoti e bekoftë Kosovën dhe krejt shqiptarët!
Urime, Urime, Republika e Kosovës!

Nessun commento: