14/03/08

Dëshira ime

Sapo të gjej kohë të lirë do të më pëlqente të botoja një libër me tregime.
Kam plot material dhe nuk do të ishte shumë e mundimshme për mua të përgatisja këtë përmbledhje me tregime te reja. Nga shkrimet e vjetra do të ketë vetëm një tregim i ripunuar me kujdes.
S'dua të nxitohem aspak për këtë. Me thënë të drejtën kur shkruaj prozë të shkurtër jo vetëm që nuk lodhem por argëtohem. Si t'jua them më qartë; më pëlqen, kënaqem!!
Dua të jem i sinqertë me ju vizitorë.
Nuk e di se kur do te jem gati për botimin e ri. Sapo të kem përfunduar punën do t'ju njoftoj.
Sinqerisht nuk mendoj se do të krijoj e-book të ri për ta përhapur falas në internet.
Populli i web-it tashmë ka lexuar lloj-lloj shkrimesh prej meje.
Gjithashtu po ju them një "sekret" ;)) Për mua do të ishte tejet e lodhshme të publikoja e-book të ri falas dhe ta reklamoja i vetmuar siç ndodhi me Ëndrrat e thyera ( përveç ndihmës së 3-4 miqve të dashur ).
Shkurt muhabeti do të isha sërish i detyruar të humbas ekuilibrin dhe modestinë duke mburrur librin tim e ftuar lexuesit ta lexojnë gratis. Pra, s'kam shumë zgjedhje në këtë rast, por njekohesisht s'kam frike apo droje te jem i sinqerte.
Libri tradicional nga ana tjetër ka vështirësitë e tij të panumërta për të mbërritur në duart e lexuesit, sepse tregu i librit është i egër për shumicën e autorëve, veçanërisht për ata që krijojnë në gjuhë të vogla si gjuha shqipe.

Mos harroni ju lutem se une s'jam Doktor i shkencave, keshtu që krijimet e mia të ardhshme do të jenë vazhdimisht të thjeshta e njerëzore. Do të vazhdoj t'i bindem zemrës time dhe asgjë tjetër. Mbase do i pelqej edhe ndonjerit prej jush!? Nuk e di!
Faleminderit për vizitën!
Erion

2 commenti:

meditime-pershtypje ha detto...

Me kembe te mbare Eri!Hic mos u tut:nuk ka nevoje te kesh grade shkencore per te shkruar.Eshte dhunti te shkruarit.Si bekim nga Zoti!Shfrytezoje kete"dhurate" te Zotit dhe shkruaj.
Perqafime nga Perparim Hysi
14 mars 2008

Erisel ha detto...

Pershendetje Z. Hysi!
Ju falenderoj per fjalet inkurajuese. Une shkruaj per qejf;)
Perqafime te perzemerta!
P.S
Ika.Po shkoj me pushime ca dite ne veri te evropes.