30/12/07

Gezuar vitin e ri 2008 !
Urimet e mia me te mira per te gjithe, dhe veçanerisht per disa miqte e mi te mrekullueshem!

Faqet

Tashme eshte lajm zyrtar. www.faqet.com nuk ekzistojne me sipas nje shpalljeje te pakuptueshme qe lexova atje. Ndodhi krejt papritur dhe nderkohe qe ishte shpallur versioni i ri modern per FAQET. Me vjen keq sepse kam ca foto dhe shkrime atje, te cilat i humba pergjithmone. Njoftimi eshte krejtesisht i paqarte. "Faqet tani jane bere pjese e rrjetit nderkombetar face2page.com" Pra duhet rifilluar gjithçka nga e para me sa kuptohet. Po shkrimet tona te vjetra??

Po e modifikoj kete shkrim sepse kam lajme te reja !

Administratori zyrtar i FAQET.COM thote se do t'ju krijoj mundesine anetareve te marrin shkrimet e vjetra. Une personalisht kam atje disa shkrime qe nuk i kam konservuar dhe me sa po kuptoj do te mund ti kem serisht.
Ndoshta u tregova pak i nxituar me shkrimin e meparshem, por gjithashtu " Gorani Studio " do te kishte vepruar me mire te sqaronte te interesuarit nepermjet nje e-maili apo njoftimi te detajuar, pa u krijuar keqkuptime.

23/12/07

Kristo Hyka foto

Me pelqejne shume fotografite e tij ne Flickr. Kristo Hyka jeton ne Athine dhe eshte nje nga personat qe te bejne krenar te jesh shqiptar. Serioz, zemermire dhe plot klas. Miremban edhe nje blog ne gjuhen greke. Faleminderit per gjithçka Kristo, je shume i mire !!! Shikoni fotot e tij KETU:

15/12/07

Fund 2007


Me pelqenin festat kur isha i vogel. Tani e kane humbur pak lezetin e dikurshem, por sidoqofte duhet festuar. Dikur ishte çdo gje me e bukur dhe njerezit qene me te mire. Sot ne nje bote perhere e me teper te pushtuar nga egoizmi dhe zilia apo te tjera si keto s'ka shume mundesi per te shijuar gjerat siç duam dhe meritojme. Edhe kur shkoj ne Shqiperi asgje nuk eshte si me pare, aq sa ka raste qe me duket vetja si i huaj ne shtepine time. Duhet te jete nje pershtypja ime, ndoshta e kam gabim por njekohesisht kam ndergjegjen e qete. Ngaqe nuk i kam borxh askujt.
Pas viteve jete jashte shtetit ndryshon pak mentaliteti, megjithese kam njohur edhe njerez te pandryshueshem. Kam nje avantazh: Une s'kam zili askend. Zilia eshte nje ndjenje e panjohur per mua.
Viti 2007 qe goxha i suksesshem per mua dhe me vjen pak keq qe perfundoj. Me vjen keq qe po e mbyll disi ne vetmi duke mirembajtur nje blog pa komente, por shoh qe ndihem mire pa komente keshtu i zhytur ne mendimet e mia pa degjuar askend. Ndihem disi me i lire pa komente vizitoresh, megjithese s'kam asgje kunder jush. Eshte vetem nje zgjedhja ime personale.
Ju uroj te gjitheve Gezuar Krishtlindjet dhe vitin e ri !
Sinqerisht
Erion

12/12/07

Kopertina e re


Libri im ka kopertine te re. U perpoqa t'i jap nje pamje me dinjitoze, sipas mundesive te mia.
Kjo vlen vetem per librin e shtypur ne leter, ndersa e-book ka ende kopertinen fillestare.
Po te deshironi mund ta blini tek Lulu.com . Portali funksionon ne gjuhet kryesore te botes, e cila mund te ndryshohet sipas deshires ne pjesen e poshtme te faqes.
Kete roman mund edhe t'ja beni dhurate dikujt tjeter me rastin e festave.
Tashme ky liber s'ka nevoje per publicitet. Reklama me e mire jeni ju mijera lexuesit e tij qe e keni shkarkuar ne internet apo e keni blere ne librari. Ju kujtoj se vetem brenda nje jave, komuniteti shqiptar i Italise qendrore bleu 150 kopje dhe rreth 100 kopje te shitura ne Vlore.
Ne qofte se ndonjeri prej jush nuk ka mundesi teknike apo financiare ta blej une jam i gatshem t'i dhuroj versionin e-book ne PDF, mjafton te me kontaktoni me e-mail . Ne fund te fundit jam mesuar te bej sevap. Sidomos ne prag festave.;))
Ne rast se nuk shkruaj ne ditet e ardhshme ju uroj te gjithe vizitoreve GEZUAR FESTAT.
Falenderoj per vemendjen vizitoret e rregullt te ketij blogu. Po shoh nga statistikat se kryesisht ju jeni nga Shqiperia, Kosova dhe Italia apo SHBA etj., etj.
Ju pershendes perzemersisht !
Erion

09/12/07

Duke enderruar pranveren


Ben shume ftohte dhe filloi debora. Debora eshte romantike per mua, kurse ngrica e akulli s'me pelqejne. Do te doja ta shkrija akullin me sy dhe te ngrohja shtepine time, por nuk kam kaq forca te mbinatyrshme.:)
Dielli i pranveres se ardhshme do te ngrohi gjithçka, dhe do te na largoj kujtimet e dimrit te ftohte.
Mire u lexofshim ne te ardhmen !

Dhuratat e fundvitit


Ah sa te veshtire e kam per te zgjedhur dhuratat ! Keto dite duhet te blej ca dhurata per festat e fundvitit. Mbase do me bejne edhe mua ndonje peshqesh te bukur ?!
Nuk eshte kollaj t'i kenaqesh njerezit me ate qe u dhuron. Ata pretendojne shume dhe japin shume pak!
Secili prej nesh do harxhoj shume te holla me shpresen qe t'ja kalojme sa me mire.
Kam qejf t'i bej pak reklame librit tim te ri. Une vdes per nje çike reklame ;)))
Per ata qe nuk e kane lexuar romanin, do ta gjejne edhe ketu.