12/12/07

Kopertina e re


Libri im ka kopertine te re. U perpoqa t'i jap nje pamje me dinjitoze, sipas mundesive te mia.
Kjo vlen vetem per librin e shtypur ne leter, ndersa e-book ka ende kopertinen fillestare.
Po te deshironi mund ta blini tek Lulu.com . Portali funksionon ne gjuhet kryesore te botes, e cila mund te ndryshohet sipas deshires ne pjesen e poshtme te faqes.
Kete roman mund edhe t'ja beni dhurate dikujt tjeter me rastin e festave.
Tashme ky liber s'ka nevoje per publicitet. Reklama me e mire jeni ju mijera lexuesit e tij qe e keni shkarkuar ne internet apo e keni blere ne librari. Ju kujtoj se vetem brenda nje jave, komuniteti shqiptar i Italise qendrore bleu 150 kopje dhe rreth 100 kopje te shitura ne Vlore.
Ne qofte se ndonjeri prej jush nuk ka mundesi teknike apo financiare ta blej une jam i gatshem t'i dhuroj versionin e-book ne PDF, mjafton te me kontaktoni me e-mail . Ne fund te fundit jam mesuar te bej sevap. Sidomos ne prag festave.;))
Ne rast se nuk shkruaj ne ditet e ardhshme ju uroj te gjithe vizitoreve GEZUAR FESTAT.
Falenderoj per vemendjen vizitoret e rregullt te ketij blogu. Po shoh nga statistikat se kryesisht ju jeni nga Shqiperia, Kosova dhe Italia apo SHBA etj., etj.
Ju pershendes perzemersisht !
Erion