20/01/09

Ditar personal

E kam filluar plot qejf vitin e ri:)
Me disa sakrifica të vockla libri im eletronik Anija e dashurisë ka pasur 500 shkarkime, plus shpërndarja me email midis të njohurve të mi në web.
As që kisha shpresa për të arritur deri këtu vetëm dy muaj nga publikimi i Ebook. Jo vetëm që nuk kisha shpresë por më mungonte edhe optimizmi im, jo rrallë i tepruar gjatë jetës time.
Pa eufori them se jam i kënaqur se si po ecën por, sinqerisht mua me këtë krijim nuk më lidh asgje përveç frymëzimit të papritur gjatë stinës së verës.  Madje do të doja ta përsërisja që është edhe një deklaratë dashurie për jetën përreth, asaj dashurie që mungon çdo ditë e më tepër për të gjithë njerëzit.

     Dihet se jeta është  çështje qejfi, frymëzimi e fantazie. Mbase edhe për këtë arsye vitin 2009 kam vendosur t'ia kushtoj argëtimit.
Edhe blog-u nuk më tërheq si dikur. Ndoshta jam i velur me blog.
E vetmja dëshirë që kam është të botoj në të ardhmen dy tregime që i kam fort për zemër. 
 

15/12/08

Fragment nga "Anija e dashurisë"

Anija e dashurisë (fragment)

Buzët bashkohen për një puthje paralizuese. Mbetën pa frymë nga emocioni që vetëm ndjenjat, zemrat e dashuruara dinë të dhurojnë, e shijojnë deri në ekstazë. Pas mpirjes fillestare, buzët e të dyve u çliruan nga "prangat", duke thithur në mënyrë të ethshme, thuajse të dhunshme gjuhën dhe buzët. "MË pëlqejnë buzët e tua dhe aroma e trupit tënd," i thotë ai me zë të ulët. Eshtë ajo kësaj here që fillon ta preki gjithandej nëpër trup. Në heshtje, e nxehtë dhe disi agresive. Thonjtë e saj çjerrin dhunshëm gjoksin e tij dhe më pas ajo afron gjinjtë sërisht pranë buzëve të tij, buzë të etura për qumështin ..... por, nuk ka mbaruar me kaq. Nata sapo ka filluar dhe mund të

shndërrohet në një koktej dashurie... Atë më të shijshmin

Koktej... që mund të shijohet në jetë.

Ju ftoj ta lexoni falas librin e vogël eletronik; "Anija e dashurisë"këtu.: http://www.mediafire.com/file/cdmwe2ntzg2/anija_e_dashurise.pdf

Përndryshe shkarkojeni këtu. http://www.lulu.com/content/4944035 ky version ka më pak imazhe.

Ju uroj të gjithë vizitorëve ; Gëzuar festat e fundvitit!

17/11/08

Anija e dashurisë- Ebook shqip falas


Krijimi im më romantik deri më sot:)
Ju këshilloj ta lexoni gjatë fundjavës, për qejf dhe mos paragjykoni.

E shkruajta me shumë nxitim ashtu siç ndodh me gjërat jashtë programit. Ky libër i vockël (46 faqe) lindi në një moment frymëzimi të paparashikuar dhe me një stil krejtësisht të papërcaktuar mirë. Stil i cili e bën këtë krijim disi të veçantë, larg çdo monotonie të përditshme.
Një anije madhështore plot me turista në kërkim të dashurisë.
Disa vajza që trajtohen si princesha.
Dhe shumë çuna të ëmbël paksa aventuriera...
Krijim tejet modest por, edhe mjaft i larmishëm.

Lejohet leximi vetëm për persona romantik:)
Ky është linku që sajova shpejt e shpejt: http://www.lulu.com/content/4944035 ose kliko këtu.

E-book dhe muzikë

Duke qenë një nga postimet e mia të fundit në këtë blog, mendova t'ju përshëndes me këtë këngë e cila mua më pëlqen shumë. Për ju Anastacia "Sick And Tired".

Pas disa orësh këtu do të gjeni librin e vockël "Anija e dashurisë"
Në njëfarë mënyre aventura ime në blogosferë po përfundon.

Faleminderit për vëmendjen!

31/10/08

Se shpejti e-book i ri

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftoj se së shpejti këtu do të gjeni një e-book të ri.
Bëhet fjalë për diçka argëtuese, plot aventura dhe jo më tepër. Do të jetë plot surpriza të rralla dhe ndoshta lexuesit që më njohin, do të çuditen më shumë se kurrë ndonjëherë.

Ejani këtu pas dy-tre javësh dhe do ta gjeni librin Falas.
Ose mund ta prenotoni librin tim të ardhshëm eletronik me e-mail këtu : Infolibri.erion@gmail.com
Kur të jem gati do t'jua postoj.
Ju premtoj se kësaj here do të argëtoheni shumë gjatë leximit. Të paktëm ata më romantikët!

Përshëndetje
Erioni

21/10/08

Si kenaqen femrat


Kohë më parë diskutova me miqtë  nëpër forume në lidhje me kënaqësinë e femrave.

Pas shumë replikash arritëm njëfarë konkluzioni Jo shkencor! Më tepër sesa konkluzion është vetëm opinion.

Tregohu xhentil!Bëji komplimente!
Tregohu Bujar, jepi dhurata!Respektoje!

Jepi kohë kur ajo nuk është gati për marrëdhënieThuaj fjalë të ëmbla!
Përkëdhele femrën, Admiroje, Dashuroje,
Mos harro ti blesh herë pas here lule .

Eshtë shumë e thjeshtë, mjafton të keni dëshirën e mirë për ta kenaqur të dashurën tuaj.:)

12/10/08

Shtëpia e librit

Edhe pse jeta jonë është e tejmbushur me Google, Msn etj, dashamirësit e librit janë ende të shumtë.

Më në fund edhe unë kam gjetur librarinë time online. Kam ngelur mjaft i kënaqur nga shërbimi dhe mirësjellja e drejtuesve të librarisë "Shtëpia e librit". Porosita disa libra atje dhe më erdhën me postë. Ata janë shumë të përpiktë në punën e tyre.
Ky website është një mundësi e mirë sidomos për ne që jetojmë jashtë shtetit, për të lexuar letërsi shqiptare dhe të huaj. Shume nga kryeveprat e letërsisë mund t'i gjeni atje. Ndërkohë që edhe Blogu i librarisë ka recensione dhe lajme interesante nga bota letrare.
Në qoftë se jeni në kërkim të librave në gjuhën shqipe, atëherë klikoni këtu te Shtepia e librit.

Gjthçka është kalimtare, veç librat janë të përjetshëm.