U dashurova përfundimisht me poezinë kur lexova të mrekullueshmit Adem Berisha dhe Përparim Hysi.
Ai është poeti i dashurisë njerëzore dhe paqes.
Baca i nderuar Adem Berisha ka botuar përmbledhjen e bukur me poezi "Krenaria dhe pikëllimi".
Kushtuar vendlindjes së tij të dashur Kosovës dhe mbesës së tij,
vogëlushes së artë Diellza e cila për fat të keq ka humbur jetën në mënyrë tragjike.
Bacë Ademi me vargjet e tij e prek lexuesin thellë në zemër, e trishton lexuesin, e gëzon dhe njëkohësisht i jep kurajo për të përballuar vështirësitë e jetës. Kur lexova biografine e tij të shkurtër e kuptova që vetëm vullneti, forca shpirtërore dhe dashuria për jetën të jep mundësinë për të fituar betejat e panumërta dhe shpeshherë të pamëshirshme, fatkeqësisht.! . Ai me familjen e tij ka patur forcë dhe kurajo mahnitëse, madje edhe Zemër fisnike, e madhështore për të fituar betejat e jetës dhe për te qenë përherë Zotni i nderuar, sot edhe krijues i pëlqyer.
Poeti shqiptar nga
Republika e Kosovës, xhaxhi Ademi rrëfen
këtu me pak rreshta jetën e tij -----
I preferuari im
Z. Përparim Hysi është poeti i rimës, dhe tregimtar që përcjellë qetësi shpirtërore tek lexuesit.
Ndërkohë që poezia e tij është plot rimë dhe art, proza e tij është e thjeshtë e këndshme, artistike dhe shumë njerëzore.
I nderuari miku im Z. Hysi admiron gjërat e bukura të jetës, ka gusto dhe ndjenja. Poezia e tij është sidomos triumf i ndjenjave dhe dashurisë.
Në disa raste kam lexuar mallin e tij të madh për Shqipërinë e largët, atdheun që shumëkujt prej nesh situata, tranzicioni, çmenduria e politikanëve na e mohoj, ose largoi, ndoshta për shumë kohë, fatkeqësisht.
Poeti Përparim Hysi jeton në SHBA dhe është vazhdimisht i vëmendshëm dhe inkurajues ndaj talenteve të reja në blogosferën tonë. Ai është miku i gjthë autorëve të rinj. Ka botuar katër libra me poezi dhe prozë. Krejt natyrshëm të gjithë neve admiruesit e tij po presim me kënaqësi dhe durim librin e tij të pestë. Atë më të bukurin! Po të dëshironi mund të njiheni më mirë me poetin
këtu Një poet i madh ka thënë "
Kombin e bëjnë poetët"