15/09/07

Pizza ne shtepi (vazhdimi)

Kuptohet qe ne shtepi nuk i ke te gjitha kushtet per te pergatitur pizza. Nevojitet nje tavoline mermeri kur i ben, ndersa une i bera mbi derrase dhe pica nuk merr forme kollaj. Ne lokal une nuk perdor tave per pjekje, sepse nga mermeri picen e shkeput, kurse ne shtepi mbi derrase brumi ngjitet.
Nejse. Miqte e mi ngelen te kenaqur dhe me kane prenotuar per ditelindjen e nje femije. Do bej pica per shoket e klases se vogelushit. Do te jene 25-30 kalamaj. Vetem se ne keto raste ndodh qe me "ngacmon" mamaja e ndonje vogelushi. ;))

Pizza ne shtepi





Dje bera disa pizza tek shtepia e disa miqve te mij. Furrin e kane te mire, punon me dru ne pjesen e poshtme dhe jo aty ku behet pjekja. Temperatura ideale per pjekje eshte 400° , ndersa furri eletrik e kryen pjekjen ne 270° megjithese s'kam punuar asnjehere me furre eletrik dhe s'mund te flas me kompetence. Brumi ku kam bere nje kryq me thike eshte pergatitur me dore dhe lihet te pushoj te pakten 3 ore i mbuluar me nje pecete kushine te lagur me uje. Kryqi i behet qe brumit t'i dali ajri dhe vjen me mire. Foto ne qender jane pica te te thjeshta me vaj ulliri e kripe, rozmarine siper. Kjo pice prihet ne mes dhe mund te mbushet me proshute, ose feta sallami, spinaq, lakra te egra, djathe etj, sipas deshires.


Nuk jap receta per brumin, ngaqe e kam sekret, por mund te them se me mire te perdorni uje te vaket dhe jo te ftohte, ngaqe brumi vjen me mire. Te pakten ne rastin tim.










12/09/07

Trishtimi Kuqezi

Ah sa pa fat qe jemi ne tifozet Kuqezi! S'kemi rast neve per gezime. Do na e helmojne zemren gjithmone ne fund. Po mire, kur do vije ajo dite qe do te gezohemi pak?
Luajtem mire kunder Hollandes dhe humbem 1- 0. Barazimi do te kishte qene i drejte por siç e pate, golin na e anulloj arbitri.

Ju lumte tifozeve Kuqezi qe e mbajten te gjalle stadiumin. Ata qene me te miret ne "Qemal Stafa"!
Siç ndodh shpesh per ne, u zhgenjyem rendshem.
Meritonin me teper apo jo, kjo s'ka rendesi. Kryesorja eshte qe dolem me duar bosh nga fusha, per fat te keq.
Gjynah!

10/09/07

Mish ne hell


Per ata qe pelqejne mishin ne hell.
Kjo eshte nje pate dhe e poqa ne hell dje ne dreke. Siç shihet mishi vendoset ne njefare kafazi te hekurt dhe lidhet me spango. Pata leviz me ngadale vete, ngaqe helli punon me korrent.
Zjarri qe shihet keq ne ngjyre te bardhe nuk duhet te jete shume i larte, ngaqe pjekja e ngadalte jep me teper shije. Edhe po te digjet pak lekura s'ka problem pasi gjate ngrenies mund t'ia heqim.
Kjo "recete" vlen edhe per pula, gjel deti, lepuj etj.
Para se ta vendosim mishin ne hell e lyejme me kripe derisa te behet pak i bardhe. Kripa duhet te jete e bollshme me qellim qe te depertoje ne brendesi te mishit. Pastaj i hedhim edhe vaj ulliri te perzier me kripe e pak piper te zi.
Po te jete pula/pata e majme i bejme disa vrima tek kraharori dhe i fusim pak rozmarine dhe thelbinj hudhre. Gjithashtu i fusim brenda tek pjesa qe kemi çare kur i hoqem te perbrendshmet hudhra, rozmarine dhe vaj ulliri. Kjo do t'i jepte shije nga brenda.
Vjen momenti per ta pjekur. Pjekja zgjat te pakten dy ore e kusur, perndryshe pjekja e shpejte i heq shijen. Kur mishi fillon te mari ngjyre pergatism ne nje pjate te thelle vaj ulliri, kripe e piper te zi. Me nje luge i hedhim pak nga pak kete vaj siper mishit ne hell. Kjo e ndihmon qe te mos digjet dhe shton shijen. Kjo duhet perseritur te pakten 3-4 here gjate pjekjes.
Hudhrat, gjate pjekjes mund edhe te shkeputen nga mishi qe rrotullohet, por shija e hudhres mbetet. Eshte vertete shume e shijshme por kerkon pak pune dhe kushte per te gatuar.
Keto qe ju tregova jane sipas asaj qe kam mesuar ne Umbria/Itali.
Fotot i bera une dje, gjate pjekjes dhe mund te them qe hengra shume. U kenaqa une dhe mysafiret.

Qeni im



Ky eshte qeni im Bobi. Qen mistrec! e bleva ne mars te ketij viti 50 euro. Hera e pare ne jeten time qe paguaja per nje qen. Eshte edhe blerja me e rralle qe kam bere ndonjehere.

Ne foto une po e marre me te mire ngaqe levizte kabllin e korrentit pertoke, i cili me duhej per te pjekur paten ne hell. Une e ledhatoj rralle ngaqe me vjen peshtire dhe menjehere laj duart. Nuk e fus ne shtepi dhe kur ai me lepin kepucet ja fus me shqelm. Jam qejfli kepucesh dhe shpenzoj shume per te blere kepuce te bukura. Bobi ha makarona, konserva mishi per qen, biles i pelqejne edhe fiqte. Kam nje peme fiku ne avlli dhe rrush me ere. Nuk i jap kocka ngaqe thone se qente italian demtohen dhe kane probleme me tretjen. Qente italian jane shume delikat per tretjen e ushqimit.;-) Wow! Keto dite dua te bie pak ne peshe dhe gjysmen e racionit tim te makaronave ja jap Bobit. Qeni im e ka kuptuar qe jam kuzhinjer i talentuar, hahahaha

05/09/07

Femrat kerkojne meshkuj pasanik

Sipas nje studimi ne Indiana University ne Bloomington (USA), meshkujt kerkojne te zgjedhin partneren per dashuri ndersa femrat kerkojne meshkuj ne gjendje te mire ekonomike.
Nuk duket se ka ndonje te pazakonshme deri ketu. Vetem se ky kerkim shkencor bazohet per here te pare ne takimet e shpejta, aq ne mode sot "speed date". Pra, takimet qe zgjasin 300 sekonda ne lokale qytetesh te ndryshme. Jane ato takimet e organizuara ku paguhet nje kuote e vogel per t'u anetaresuar. Pra, ne vetem pak minuta takim dhe ajo menjehere mendon interesin e saj. Po sikur takimi te zgjaste disa ore?!
Perballe njeri-tjetrit per pak minuta duke shkembyer disa batuta e pastaj kalohet tek pretendenti i ardhshem. Ne fund te kesaj "loje çiftesh" secili pjesemarres duhet te thote se cilin person do te deshironte te takonte perseri. Nese zgjedhja e asaj perputhet me ate te atij e anasjelltas, atehere do te kete nje takim te ardhshem.
Studjuesit kane vene re se mashkulli do te donte te tijen femren me terheqese midis atyre qe i pelqejne. Ai nuk mendon gjate per perfitime materiale. Kerkon njeriun e pershtatshem e me te pashmen. Kurse femrat ne pergjithesi do te zgjidhnin me kenaqesi nje mashkull premtues nga ana ekonomike. Ato duan garanci per nje jete pa probleme.

Ngadonjehere duhet te jemi te lumtur neve, jo/pasaniket.

Studimet mund edhe te jene te sakta ashtu sikur mund edhe te jene te pasakta. Veshtire te kuptohet saktesisht bota e brendshme e secilit.
Mendoj se nuk mund te pergjithesohen gjerat, ngaqe jo rralle njerezit joshen nga pasuria por shume shpesh pushtohen nga dashuria e braktisin idene per t'u bere te pasur, vetem per dashurine e sinqerte. Ate me te bukuren! Dhe dashuria jo perhere eshte fitimprurese nga ana financiare. Vetem se kur dy persona i binden zemres ka fitore te madhe. Ngaqe kane me shume shanse te jetojne te lumtur. Lumturia ne disa raste ose me mire te themi ne shumicen e rasteve, nuk blihet. Ajo meritohet.

03/09/07

Tre fjale, dy buzeqeshje e nje veshtrim




Hera e fundit është edhe më e bukura.
Ndoshta ngaqë e kujtoj me mirë
Ose kesaj here pata me tepër dëshirë
dhe ti më kënaqe deri në delir

Orgazma më e bukur eshte ajo cerebrale
ne të dy përjetojmë këtë kënaqësi fatale
Ti je ajo qe gjithnjë më ke munguar
dhe kete se kisha kuptuar
Sepse kaq shume, nuk qeshe kurre i dashuruar

Kjo dashuri nuk është vetëm ndjenjë totale
por edhe orgazmë cerebrale.
pranë teje çdo gje shkëlqen
dhe asgjë nuk më zhgenjen

Pasi te tjerat qenë vetëm virtuale, ose tepër reale
ndërsa ti je krejt dashnore gjeniale
-- --
Vjen nje dite kur te dobësohet dëshira per spektakel, stile, dhe instikti i "gjuetise" bie.
Ne mungesë të këtyre gjërave, dikush pas shumë humbjesh e fitoresh të vogla, përgatit goditjen e madhe. E krijon pa shumë strategji e më tepër përvojë.

Magjia e përvojes është e papërballueshme. Ai me tre fjale te medha, dy buzeqeshje te embla dhe nje shikim joshes e vendos femren me shpatulla pas muri.
Nuk i krijon enkas ato fjalë e gjeste shpartalluese. Ato i dalin krejt natyrshëm pa asnjë sforcim.
Dhe kur ajo nuk i dorëzohët në këtë menyre, nga përvoja ai e kupton që është kot muhabeti.
Ai e harron atë dhe kërkon femrën tjetër, por pikërisht ajo që nuk ju dorëzua para nje jave me tre fjale, dy buzëqeshje e nje shikim, i shkon nga mbrapa djalit per tre muaj rrjesht duke i vështiresuar njohjen me vajza më të gatshme.

E dikur lodhesh me orgazma shtazore, tashti kërkon diçka më madhështore.

Kërkon orgazmën cerebrale, të cilën ende nuk e ke perjetuar.
Në momentin që truri i shkrihet në kënaqësi dhe shpirti i bie në qetësi Ai e kupton që këtë lloj kënaqësie nuk ta shkaktojne as buzet e bukura, as gjoksi apo vithet marramendese.
Eshtë kënaqesia që vetëm njeriu i mirë mund te ta dhuroj me bujari e mirekuptim.
Prandaj e kupton qe ato kryeveprat erotike të së kaluares mundet edhe të të duken si zhgaravina perballë asaj që ke zgjedhur, paçka se ajo nuk është me e bukur sesa të tjerat.
Megjithatë ai falenderon te kaluaren kaotike, pasi pa eksperiencën e të kaluares asnjë rrugë nuk do e kishte gjetur dot. Madje as atë vajzen që me shumë durim e mirësi e lejoj te bënte ç'ka te donte, e bindur që ai do kthehej tek ajo. Përgjithmonë!
Ai del nga shtepia per të blerë nje buqete me lule. Shkruan nje biletë dhe ja bashkënjgjit buqetës.

" A te la mia Principessa, Maura! Grazie di esistere. Ti amo tantissimo!"
Per sempre, tuo
Erion