14/05/10

Vargje "vogelushi":-)

Tejpertej evropes i vetmuar
Mespermes Mesdheut per t'u argetuar
Nje lundrim dashurie per t'u çliruar..

Ne brigjet e detit per t'u frymezuar
Neper rruget e Manhajm-it per t'u burreruar
Dhe ne qytetin e Shen Valentinit per te jetuar.

Tashme dua "ripushtoj" parajsen e humbur
Per ty Vlore!
Me ka marre malli!

Erion

Humbje me klas?!

Me mire nje humbje me klas, se sa nje fitore me dhune.
EE shkruajta kete dikur por nuk mjaftoi. Ne disa raste dhuna eshte e nevojshme per te konfermuar humbjen tende. Po. Ndodh edhe keshtu. Imagjino; ti je i detyruar te behesh i dhunshem, per te bindur te tjeret qe ke "humbur". ;-)
Ne fakt kete e shkruan ai qe s'ka asgje per te humbur. Jo rralle gjate jetes jemi te gatshem te paguajme shtrenjte shkeputjen, ikjen, qofte kjo e dhimbshme apo e kendshme.;)

Ndoshta une e shkruajta kete pasi nuk pagova asnje çmim. Nuk kisha asgje per te humbur...
Apo mos valle thjesht respektova karakterin tim te bute dhe te sinqerte?! Kam pasur perhere fatin e guximin e madh te shpreh ate qe mendoj.
Kjo gje me shkakton kokeçarje por, me lehteson fitoret.
 Ne fund te fundit, ate qe doja te beja ne jeten time, e realizova.;-)

10/05/10

Shenime ne blog

Pershendetje,
Duke pare rezultatet e sondazhit (shiko djathtas) vura re se disa prej jush kane shprehur interes per te lexuar librat e mi.
Mendova te krijoj ndonje link te ri per shkarkime e-book. Sepse atje ku botoj une nuk paska statistika te ndershme.
Botuesi/Libraria online nuk me ka paguar rregullisht. Ka pasur plot shitje por i paguajne me vonese te drejtat e autorit dhe ka ca probleme...

Ndersa tani kam krijuar linke te pavarur nga Botuesi.
Ne qofte se jeni te interesuar ja linket; Anija e dashurise
Romani im "Endrrat e thyera" shkarkohet duke klikuar ketu.
çmimet jane simbolike 2-3 euro. Ne fillim pagesa e me pas shkarkohet libri pdf.
Per kete shitje  mbaj pergjegjesi une. Per çdo problem ju rimbursoj te hollat te cilat vijne direkt ne llogarine time Paypal.
Ne qofte se rastesisht je simpatizant o admirues i krijimeve te mia, me kete rast me jep edhe mua si autor perkrahje Morale. Po, pikerisht perkrahje morale. Mbi te gjitha!

Lexohemi ne te ardhmen me ndonje tregim apo liber te ri.
Se bashku, mirulexofshim
  Erion

20/12/09

Komunikate shtypi

U botua ne gjuhen italiane libri i Erion Selmanit "La crociera dell' amore romantico".
Ky eshte perkthimi ne italisht  i librit "Anija e dashurise". Momentalisht libri gjendet online Ketu 

ISBN 978-1-4452-4715-1

Editor Lulu.com

Botohet i shtypur ne leter Print on demand, dhe si e-book.

-------------

Ky blog e nderpret aktivitetin per nje kohe teper te gjate.
Me kete rast komentet jane Kyçur.
Flm per mirekuptimin


02/12/09

Ju ftoj te votoni per Sondazhin

Pershendetje vizitore,
Shikoni djathtas Sondazhin dhe nese ju duket e arsyeshme votoni.
Do ta doja voten nga ata qe kane lexuar ndonje librin apo tregimin tim. Kam neper duar disa tregime te reja dhe po mendohem per botim. Per t'i botuar do te kem nevoje per disa muaj kohe. S'dua te ngutem.
Shpresoj qe ju te votoni sepse do me behej qejfi te mesoja opinionin tuaj.
Faleminderit dhe gezuar Festat!

  Erion

28/11/09

Librat si dhurate per festat e fundvitit

Per festat e Fundivitit edhe librat mund te jene nje ide e bukur.
Po te deshironi i dhuroni familjes apo shokeve tuaj kete librin tim. Kopertina eshte luksoze dhe teksti eshte pelqyer nga lexuesit.

 Ky eshte linku:   per ta porositur librin Endrrat e thyera.

Faleminderit per viziten dhe ju uroj shendet!

16/11/09

Poshtersia nuk fiton kurre

Ti i nderuar lexues je i/e bukur i sjellshem dhe habitesh pse te tjeret te nenvleresojne. Per mendimin tim te kane zili dhe kjo zilia qenka ndjenje e poshter. Zilia eshte ne gjendje te shkaterroi njerez, qytete dhe ndoshta shtete e Principata te begatshme.
 E cili eshte qellimi yt ne jete?

E kuptova qe paske me teper se nje synim per te arritur. Ti je ambicioz/e dhe krejt natyrshem i do te gjitha gjerat njekohesisht. Ketu fillon disfata jote sepse s’ke force dhe as kohe matematike t’i arrish te gjitha njekohesisht. Pra, fillo t’i besh gjerat nje e nga nje e çoi deri ne fund. Perfundo njerin nga synimet dhe pastaj fillo me tjetren. Me kalimin e viteve do ta kuptosh se jeta eshte shume e shkurter per te realizuar gjithçka por mos u merzit sepse edhe te tjeret para teje nuk kane bere me shume se ty.

Tani ka ardhur momenti me i veshtire per ty. Ke ngelur vetem, por ti nuk je asnjehere vetem. Brenda teje ke nje bote te pasur ne shpirtin tend. Gjate jetes te tjeret do te te genjejne, do te te mashtrojne, vjedhin e ofendojne, por ti mos u dorezo. Ne njefare menyre do te rivendosesh ne vend dinjitetin tend, jo me hakmarrje por me zgjuarsi. “Hakmarrja” jote do te jete suksesi yt modest, ne pune, dashuri, apo art e sport. Tregohu i shkathet.
Ki besim dhe respekt per vetveten pa i zene shume bese te tjereve. Ne ditet tona besa ka rene ne duart e keqberesve.

Jeto e argetohu sadopak. A te kujtohet ajo vajza qe te buzeqeshi ne rruge? A te kujtohet se si te ngulnin syte vajzat ne plazh? Ja pra ti lexues je i pashem ose keshtu i dukesh dikujt, prandaj bej qejf pavaresisht nga zilia apo keqdashja e te tjereve.

Ti lexuese mundet te jesh  e re dhe shume terheqese. A te kujtohet se si te vardisen djemte? Por ti kerkon princin e kalter si ne perralla. Princi i imagjinates tende nuk ekziston por prapeseprape ti do zgjedhesh nje nga me te bukurit e qytetit tend.

Gjate jetes mund te ndodhi te te tradhetojne shoket e te afermit. Per fat te keq mund te ndodhi edhe kjo, por ti mos u merzit. Trego klas dhe largohu nga ata. Kryesorja eshte qe ti ta kesh ndergjegjen e paster. Kur e ke ndergjegjen e qete atehere edhe dhimbja e pamase qe te shkakton tradhetia, mund te shnderrohet ne qetesi shpirterore. Jo te gjithe e meritojne miresine tende te tepruar. Asgje nuk kthehet mbrapsht keshtu qe nuk te ngelet tjeter veçse te ecesh perpara.

Miresia jote ndoshta e tepruar kthehet ne dehje per te tjeret. Atyre do u erresohen syte dhe nuk e besojne se ti mund te ndryshosh karakterin tend te bute, te embel, bujar. Dhe ketu bejne gabimin fatal. Te dehur ne menyre te papare nga “suksesi” i poshtersise se tyre, do te fillojne te gabojne dhe do te bien ne gracke me kembet e tyre. Ti je njeri fisnik e bej jeten tende, po mos u bej keq. Njerezit e poshter shkaterrojne vetveten me duart e tyre.

Mos i perserit gabimet e vogla qe me kalimin e kohes shtojne volumin e tyre duke u bere gjigante. Mos u beso lajkave te te tjereve pasi e kane gjithmone nje qellim te fshehte. Lajkat jane strategjia kryesore e mashtruesve.

Ne jemi te pafuqishem per te ndryshuar te tjeret, dhe perdite duhet te gjejme forcen per te ecur perpara dhe per te arritur ate qe duam. Pa harruar se sukseset e ndershme edhe pse jane shume modeste kane tjeter shije dhe jetegjatesi po t’i krahasojme me ate qe arrijne njerezit e poshter. Ata arrijne t’i marrin shume gjera pa sakrifica, gjera te cilat jane te destinuara tu dalin per hundesh. E gjithe kjo me shume dhimbje.

Ti lexues je djale ose vajze fisnike. Tregohu i mire dhe i vendosur gjate jetes. Kur ti do te dalesh ne rruge do ecesh me kryelart . Kur ti do te futesh ne shtratin tend te ngrohte, do flesh gjume i qete. Edhe pse te tjeret mendojne se ti po vuan miresine tende shpirterore. Shsshtttt , hesht! Mos i trego asnjeriu qe ti je ne kulmin e qejfit:)

Erion Selmani
http://erisel10.blogspot.com/