20/12/09
Komunikate shtypi
Ky eshte perkthimi ne italisht i librit "Anija e dashurise". Momentalisht libri gjendet online Ketu
ISBN 978-1-4452-4715-1
Editor Lulu.com
Botohet i shtypur ne leter Print on demand, dhe si e-book.
-------------
Ky blog e nderpret aktivitetin per nje kohe teper te gjate.
Me kete rast komentet jane Kyçur.
Flm per mirekuptimin
02/12/09
Ju ftoj te votoni per Sondazhin
28/11/09
Librat si dhurate per festat e fundvitit
Po te deshironi i dhuroni familjes apo shokeve tuaj kete librin tim. Kopertina eshte luksoze dhe teksti eshte pelqyer nga lexuesit.
Ky eshte linku: per ta porositur librin Endrrat e thyera.
Faleminderit per viziten dhe ju uroj shendet!
16/11/09
Poshtersia nuk fiton kurre
Erion Selmani
http://erisel10.blogspot.com/
15/11/09
Lodhja e promovimit
Gjeja me e veshtire per autoret e rinj eshte promovimi i librit. Shperndarja e librit neper librari apo internet eshte derrmuese dhe kushton shume kohe. Eshte kohe e humbur pasi ate kohe mund t'ia kushtosh shkrimeve te reja.
Ndodh keshtu pothuajse per te gjithe e nuk jam i vetmi. Per fat te mire lexuesit kane qene bujar me mua dhe s'mund te qahem. Duke bere disa llogari te thjeshta mund te them se jam vertet i lodhur por i kenaqur.
Dhe eshte kjo kenaqesi qe me jep force per te ecur perpara. Ka ca gjera qe ja vlen te sakrifikohesh, veçanerisht kur flasim per pasionin me te madh te nje njeriu. Jeta zbukurohet kur njerezit realizojne deshirat e tyre kryesore por, pasi u realizuan te gjitha atehere ç'kuptim ka jeta?! Pa medyshje them se jeta ka gjera te tjera per te jetuar e shijuar.
Ate qe doja e arrita. Ate qe enderrova e realizova. U nxitova pak por ja qe jam tip disi i çuditshem:)
Ne fakt libri "Endrrat e thyera" me lodhi shume fare ne disa aspekte. Ky ishte shkrimi im me i dashur dhe me sa kuptova çdo dashuri perveç kenaqesise te shkakton edhe dhimbje.
Krejt ndryshe "Anija e dashurise", jo vetem qe nuk me lodhi po edhe u argetova tejmase. Libri e beri vete promovimin pa pasur aspak nevoje per sakrificat e mia.
E megjithate jeta vazhdon here me sakrifica, e here me zhgenjime apo iluzione te humbura. Ka raste qe arrihen edhe fitore por fitorja nuk eshte tjeter veçse kurorezimi i punes dhe lodhjes. Fitore nuk do te thote hakmarrje..., perkundrazi.
Mirulexofshim
Doruntina
Prej shekujsh ballkanasit bёjnё pyetjen; Kush e solli Doruntinёn? Tё gjithe e duan pёr vete kete femёr dhe vёllain e saj, greket, sllavet, shqiptarët.
Padyshim qё Doruntina iu pёrket vetëm shqiptareve, ngaqe fjala Besa-Besё eshte e papёrkthyeshme nё gjuhё tё tjera, prandaj tё drejtat e legjendёs na perkasin ne shqiptareve.
E gjithe legjenda mbeshtetet mbi besën qe Konstandini i ka dhenё motrёs sё tij, keshtu qё nё kёtё botё gjithnje e me tepёr genjeshtare e zhgenjyese kjo legjende rikthehet fuqishem ne plan te parё.
A mbijeton shpirti ose, a ringjallen njerezit??
Natyrisht qe midis shumё dilemave kemi tё drejtё te besojne nё tё dyja. Dilemat dhe pikepyetjet nuk kane vlerё perpara fjales Besё. Besa, e fyer e perdhunuar per vdekje nga shqiptaret ne vitet e fundit , meriton tё rifitojё pozicionin qё i pёrket midis nesh.
Nё njё nga forumet shqiptare eshte votuar me 70% se Doruntinen e solli Konstandini.
Ekziston edhe njё ndёr librat mё madhёshtor nё historine e letersise; romani " Doruntina", i I. Kadaresё , i cili me zgjuarsi pёrfitoj nga legjenda pёr tё bёrё te perjetshem emrin e tij ( jo vetёm nё kёtё rast) e njekohesisht nderoj kombin tonё duke e fituar perfundimisht "betejèn" mbi pronesinè e Doruntines kundrejt ish -Jugosllaveve dhe grekёve. çdo popull do tё donte tё ishte pronar i kёsaj historie/Legjende.
Kjo na pёrket vetèm neve, vetёm se nuk i dihet se sa e kemi respektuar ne Besёn!? Kohёt e fundit nё kaosin e paimagjinueshёm postkomunist, kemi fyer dhunshёm Konstandinin qè u ngrit nga varri pёr t'i dёrguar jo vetёm shqiptarёve, ndofta edhe mbarё njerёzimit mesazhin madhёshtor qё pёrmban legjenda.
Pse Doruntinen e solli Konstandini? Perse duhet te besojme kete?
Ka shumè fenomene te pashpjeguar , dhe disa vende ku kanё ndodhur mrekullira. Atehere pse nuk duhet tё besojme ne kete fenomen te krijuar nga forca madhore. Pёrse nuk mund te mbijetoj shpirti?
Pёrse libri i lexuar ne gjithe boten DORUNTINA mbyllet me fjaline tronditese te kapitenit Gjergj Stresi ( hetuesi i ngarkuar nga Princi pёr hetimet e rastit) ;" Doruntinen e solli Konstandini."
Vallё, Doruntina ringjalli pёr pak kohё vёllain e saj vetёm per qejfin dhe me magjine e saj,per te lodhur e çuditur njerezit ndèr shekuj?! A ka te ngjare qè ajo te ishte magjistare? Apo i gёnjeu tё gjithё pёr tё fshehur emrin e dashnorit tё mundshёm?
Gjithçka mund tё ketè ndodhur ashtu siç nuk ka ndodhur asgjё e tillё, ndonёse tё gjithё ne do te shpresonim ne jeten e perjetshme deri diku, dhe po t'i besojme legjendes atehere shpresa mund te shnderrohet ne bindje absolute, ndonёse duhet te kemi parasysh sesa e meritojme neve ate; pёrjetёsinё ose ringjalljen, qoftё edhe pёr pak ditё si nё rastin e Konstandinit. Ngaqe duhen edhe motive te vlefshme qe ajo tё ndodhi vёrtetё. Fatkeqёsisht, pёr mёnyrёn sesi sillemi e jetojmё, ndoshta asnjeri prej nesh s'ka arsye pёr t'u ringjallur. Jeta ёshtё sidomos çёshtje zgjedhjeje personale dhe ne njerёzit e thjeshtё, pabesueshёm dhe krejt PA Besё i kemi harruar shumё nga vlerat njerёzore, qё pёrbёjnё ndryshimin kryesor tё njeriut nga kafshёt. Nё kёtё rast unё nuk pёrjashtoj askёnd, madje pёrfshij edhe vetёveten.
Ekzistojnё shumё histori jo normale e jo tё gjitha janё fantazi autori.
Do te vazhdoj te mbetet nje mister se çfare ndodh pas vdekjes me njerezit, megjithese kjo legjende shpjegon deri diku qe edhe mund te mbijetoj shpirti apo ringjallesh, mjafton qe t'i nevojitesh dikujt dhe te mos dèmtosh asnjeri. Ose kёshtu mё pёlqen tё mendoj.
Natyrisht qё Doruntinёn e solli ne vendlindje Konstandini, sepse BESA, kjo fjale e paperkthyeshme e jona firmosi ndér shekuj, forcёn e saj, triumfin duke i dhuruar njerezimit kete leggende. Nё mungesё tё nje Harku Triumfi si ai ne Paris, populli shqiptar krijoj kёtё "Monument" fale gojedhanёs, letersisё dhe talentit te tij sfidues.
Ky mund te jete edhe nje krijim i nje autori te panjohur por sidoqoftё eshte e jona dhe meqenese eshte keshtu ne do te jemi njё popull qe kemi " firmosur" ringjalljen, pavaresisht se çfare vendimi ka marre Zoti, atje lart ne qiell?
Sfidё me perèndine? Mund te jete edhe keshtu ashtu siç eshte krejt e pamundur ta fitojme sfidёn, por ne me shumё kokéfortesi kemi vendosur qё ta perballojme sfidёn te cilёn nuk do ta fitojme kurre por sidoqofte ka tё ngjarё tё mos e humbasim. Do tё dalim sigurisht barazim nё kёtё sfidё tё pamundur, por vetёm nёse ne do tё lejojmё Besёn tё rikthehet midis nesh, sepse tashmё janё tepёr tё gjatё vitet, gjatё tё cilave ne e kemi shkelmuar larg ( jo te gjithe), Besёn, moralin apo thjesht mirёsjelljen njerёzore.
Erion Selmani
30/10/09
19/10/09
Botohet i printuar ne leter " Anija ..."
Per te kenaqur disa lexues te interesuar per librin e botova edhe te printuar ne leter (ne format klasik.)
Me pak fjale libri argetues "Anija e dashurise" eshte i disponueshem ketu. Mjafton ta porostni dhe ju mberrin ne shtepi ndermjet postes.
Faqosja eshte e bukur dhe e ilustruar me foto me ngjyra . Prandaj çmimi i botimit eshte pak i larte, pasi shtohen shpenzimet per fotot me ngjyra e per Kodin ISBN .
ISBN 978-1-4452-1411-5
Botues Lulu.com - ©2008 Erion Selmani
Kete botim te printuar ne leter e bera per qejf dhe, per te kenaqur ata personat qe e porositen ne privat.
18/10/09
14/10/09
Perballe kompjuterit
Ekzistojne mijera persona te ngujuar brenda shtepise te tyre (Kullave te dikurshme)ne vendin tone, per arsye gjakmarrjeje. Po si mund te harrojme te “ngujuarit” modern perballe kompjuterit?
Janè miliona e miliona njerëz te varur krejtesisht nga Facebook, Blog-u, Forum-i, Chat-i e keshtu me rradhe. Ata i kushtojne shume kohe kompjuterit, me teper ndoshta sesa punes, dashurise ose vetvetes. Sepse ne chat mund te jesh edhe ndersa punon ne zyre, ose dashuri mund te besh edhe ndersa je ne chat, ose edhe me keq akoma: Filmon marredhenien seksuale dhe e publikon ne rrjet.Pasi ke publikuar videon tende ( pa sukses) ne Youtube etj, pasi ke vezhguar persona ne webcam tek Livejasmin etj etj lind deshira qe te besh goditjen e madhe dhe pergatit nje video te “papare”!Pasi te kesh vizituar faqen e nje ylli blogu atehere deshiron te behesh si ajo/ai prandaj mbyllesh ne shtepi dhe fillon krijimin e faqeve ne internet, 3-4 ose 5 blog-e, pak rendesi ka numri.E rendesishmja eshte te behesh “yll” bote, apo jo?Pikerisht ketu fillon veshtiresia e paparishikuar, kur sheh qe faqen tende nuk e viziton askush ose kur askujt nuk i interesojne shkrimet e tua.
Me nje fjale duhen ndryshime ne taktike dhe pas zhgenjimit tek per shembull portali Liberoblog.it kerkon suksesin ne Virgilio blog, ose Tiscali.it per te perfunduar ne Blogger.com e ku ta dish se ku tjeter.Ne ketè moment fillon “Ngujimi” i te apasionuarit. Tashme humbet interesi per punen, jetèn pèrreth etj dhe i kushtohesh kenaqesise ne web, ndonese ne disa raste bie fjala e kupton papritur qe vajzat ose djemte qe ke parè ne supemerkato ose shetitore jane edhe me te bukur/a se ato/a qe sheh ne internet, ata/o te pakapshmit, per shkak te largesise etj.Ngujimi vazhdon ngaqe ti do te bèsh jeten tende te dyfishte, reale dhe virtuale, ate me kryesoren per te ngujuarit modern .Jo rralle ne internet te bejne komente fyese, kercenuese por i ngujuari nuk trembet aspak ngaqe interneti nuk eshte ” Prilli i thyer” Kaderian, paçka se mund te ndodhi edhe “thyerja” apo “shèmbja” ose “shpartallimi”, por kjo nuk ka asnje rendesi per ty sepse pasi ke krijuar blog-un numer 6 ne tre gjuhe te huaja, tashme ke vendosur te ndertosh faqen tende ne gjuhen amtare, pasi keshtu e ndien veten me te mbrojtur, me te sigurte.S’ka paqe per te ngujuarin modern. Ai/ Ajo zbulon pa u besuar syve qe edhe ne gjuhen amtare s’ndryshon shume, madje kercenimet, ofendimet kane edhe ngjyra me te frikshme. Sikur te donin t’i hiqnin mèrzine e vetmisè dikush i shkruan se i pelqejne shkrimet tuaja etj, pastaj vijne edhe vardisjet nga vajzat ose djemte (anasjelltas) te cilat perfundojne me biseda erotike ose masturbime te perbashketa ne Messenger webcam.Ai/Ajo papritur kupton qe nuk je i vetèm nè zgjedhjen qe ke bèrè per t’iu larguar botes reale, por kjo nuk te ngushellon aspak, prandaj kerkon te bèhesh nje blogger i madh, edhe pse pak ndryshon situata, sidoqe te shkoj muhabeti ti do vazhdosh te mbetesh i mbyllur me shokun tend me te mire; PC!Ka ardhur koha qe te fitosh pare me internetin dhe i provon te gjitha mènyrat qe te zhgenjejne njera pas tjetres, ndonèse ekzistojne qindra mènyra per te fituar.Ateherè disa femra fillojne te zhvishen etj neper faqet me pagesè, nderkohe qe djemte krijojne gjithfare web site, per te fituar te holla.Jo te gjithe arrijne te behen te njohur keshtu qe lind idea “madheshtore”, strip blog! ” Sa me shume komente te me shkruani e aq me teper do tregoj trupin tim nudo” shkruan nje vajze.Suksesi ishte i menjehershem.Te gjitha gazetat shkruajten per ate.”Vajza tjeter shkruan se “Do te kalonte nje nate te zjarrte ….. me ate qe i jep nje vend pune”Dhe shume shembuj te tjere. Kèta njerèz e kèrkojne punen, suksesin etj te mbyllur brenda shtepise se tyre. Po sikur te dilnin nga “ngujimi” a do te ishte me e lehte? Veshtire te japesh pergjigje per kete.Per dike mund te jete edhe nje “Prill i thyer” sepse shume herè vetèvrasjet e krime te tjerè shpallen ne web, por gjate ngujimit shpresa e vetme eshte mbijetesa, ose edhe te jetuarit per se mbari, ngaqe interneti eshte edhe nje nga kenaqesite e jetès tone n.q.s e perdorim ashtu siç duhet pa i shnderruar Forumet e blog-et ne arena grindjeje, ose egersie.Vite me pare kur hyra ne Rome te KOLOSEO me kaluan neper mendje skena qe kisha pare ne filma me gladiatora.Perjetova nje ankth te veçante ashtu siç ndoshta i ndodh dikujt gjate vetmise se ngujimit ne veri te Shqiperise. Vetèm tani e kuptoj qe shume njerezve do t’iu pelqej per nje kohe te gjatè te qendrojne te vetmuar perballe kompjuterit sepse sheshet kryesore te qyteteve e fshatrave i perngjajne ( ne menyra te reja,dhe me pamje moderne) arenès se pergjakur per qindra vjet te Koloseut ne Rome. Ngujimi i tmerrshem i filluar fatkeqsisht kohe me pare ne Ballkan ka perfshire krejt boten ne menyra te ndryshme por sidoqofte deri diku i ngjashem.Shume prej nesh duan te jetojne ndryshe mbi Toke, prandaj dhe perpjekjet kane qenè te shumta, derisa te lodhur nga zhgenjimet e panumerta, filloj te shitej truall nè Hènè, per te organizuar perfundimisht jeten “hyjnore”, duke treguar nje ambicion te mahnitshem, aqsa edhe Zoti i madh lart ne qiell ka ngelur me goje hapur, i “pafuqishem” per te ndryshuar mendjet tona. Ndofta per kete edhe jeta e planetit tone thone se nuk e ka te gjate, pasi edhe Perendia eshte e lodhur me Sfidat e njepasnjeshme qe ne i shpallim. Prej kohesh mbi toke jetojne 6 miliard njerez, me teper se gjysma e te cilève kane qenè dhe vazhdojne te jene te bindur se jane Perèndia vetè!
Erion Selmani
01/09/09
Nuk me pelqen FACEBOOK
Ka te ngjare se shumica shkojne atje edhe per njohje te reja e vardisje, pasi vetem keshtu mund te shpjegohet disi numri i miliona anetareve.
Lind pyetja; kush nuk eshte ne Facebook do te thote qe nuk paska miq??
Po, mundet te jete keshtu. Jeta e perditshme na ka mesuar se sa te rralle jane miqte e vertete.
Jetojme ne nje bote ku ka raste qe te tradheton familja, te tradheton shoku i femijerise, te grabit komshiu etj., dhe njerezit shkojne ne facebook per miqesira virtuale?!
Njerezit pasi jane ngopur me miqesi reale dhe virtuale, vjen dita qe i pelqejne te dyja bashke, por me kalimin e kohes shume thjeshte mund t'iu hyj ne qejf edhe vetmia.
E megjjithate kjo (vetmia) eshte kalimtare sepse asgje nuk zgjat pergjithmone.
Dhe do te ishte shume monotone sikur te benim perhere te njejtat gjera.
Facebook, per mendimin tim eshte nje mode e momentit e jo me teper.
30/07/09
Muaji i pushimeve
Edhe ti vizitore besoj se je i lodhur nga puna, jeta e perditshme, madje edhe nga kompjuteri yt qe te ka lodhur syte dhe krijuar iluzione te panumerta.
17/07/09
Flamurtari fiton kunder Motherwell
Me ne fund Flamurtari i rikthehet fitores ne Europa League. U gezova shume ashtu si gjithe tifozat shqiptare. Natyrisht qe kjo eshte nje fitore modeste ndaj nje skuadre gjithashtu modeste si Motherwell (Skoci), por le te shpresojme se eshte fillimi i nje epoke te re ne futbollin vlonjat. Ne tifozat e Flamurtarit s'para jemi te mesuar me fitore dhe besoj se e kuptoni euforine time. Kaluan kaq vite pa fituar asgje. Kete vit fituam kupen e Republikes dhe ja me ne fund edhe kete ndeshje nderkombetare.
Vlora ne delir! Ju lumte djemve te skuadres tone per lojen e bukur! Suksese Flamurtari!
http://www.youtube.com/watch?v=nvKDjExBQUM
----
Marre nga Skflamurtari.com
Flamurtari - Motherwell 1 : 0 FK Flamurtari Vlorë: Moçka, Guga, Beqiri, Veliu, Begaj, Alviz, Strati, Zeqiri, Shehaj (Roshi 36), Mema (Galica 77), Ngjela (Flavio Junior 46). Në bankinë: Xhelilaj, Kuqi, Merxha, Sakaj.
Kartona të verdhë: Begaj (12), Guga (56), Strati (85)
Motherwell: Fraser, Hammell, Reynolds, Craigan, Sutton, Lasley, O'Brien, McGarry (Fitzpatrick 64), Forbes (Murphy 74), Saunders (Page 40), Slane. Në bankinë: Jennings, Hutchinson, McHugh, Kosiorowski.
Kartona të verdhë: Forbes (36), Hammell (56)
Golat : Ermir Strati 66'
Flamurtari fitoi sot ( 16 Korrik )me Motherwell të Skocisë në Vlorë me rezultatin 1 : 0. Flamurtari ka pasur edhe shumë raste të tjera si në pjesën e parë por edhe në pjesën e dytë sidomos pas golit të shënuar në minutën e 66-të nga Ermir Strati. Në pjesën e parë të dyja skuadrat kanë goditur shtyllat e portave kundërshtare. Në minutën e 56-të skuadra e Motherwell ka fituar një penallti të cilën e ka pritur portieri i talentuar vlonjat Shpëtim Moçka. Pas golit të Stratit loja ka folur vetëm për Flamurtarin i cili nuk arriti të dyfishonte rezultatin. Tani Flamurtarit i duhet të luftoj edhe një ndeshje në Skoci duke kërkuar kualifikimin. Ndeshja e dytë midis këtyre dy skuadrave do të luhet të enjten 23 korrik në Skoci.
07/07/09
Si te shkruajme shpallje te suksesshme
Atëherë lexoni disa këshilla që nuk janë rregulla, por veçse pikëpamje/sygjerime të cilat ka te ngjare qe mund t’ju shërbejnë.
Titulli i lajmërimit ka rëndësi të veçantë dhe duhet të tërheqi vëmendjen e personit të interesuar. Shkruani në titull fjalën kryesore të sendit, objektit që shisni ose blini etj.
Mos shkruani tituj ose tekste me gërma kapitale; për shembull SHTEPIA, pasi është mungesë etike. Teksti juaj nuk duhet te jetë shumë i gjatë, (pasi ka rrezik që mos ta lexoj askush) por sintetik dhe i qartë.
Vendosni edhe njè foto të shtepisë, hotelit, makinës etj që jepni me qera ose shisni, pasi fotografia e shton mundësinë e suksesit.
Pra, përgatituni mirë përpara se të publikoni ofertën apo kërkesën tuaj.
Zgjidh rubrikën e duhur.
Trego qartë qytetin ose fshatin ku ndodhet objekti apo ju vetë.
Nëse jeni Firmë/Agjensi atëherë prezantohuni qartë përballë klientit tuaj.
Statistikat thonë se lajmërimet e shoqeruara me një numër telefoni kanë më tepër sukses, pasi të interesuarit ju kontaktojnë më shpejtësisht.
Mos harroni të zgjidhni një titull interesant.
Ka raste që edhe një shpallje/lajmërim mund t’ju ndryshoj ose përmirësoj jetën.
Natyrisht nevojitet edhe pak fat për të arritur suksesin.
Suksese !
E.Selmani
06/07/09
Per djemte qe kerkojne vajza
Ka të ngjarë që po kërkoni vajza për shoqëri, fejesë apo martesë.Në ditët tona edhe interneti mund të ndryshoj diçka për ju, mjafton të përfitoni nga mundësia që ofrojnë www.lajmerime.com
Vajzat u përgjigjen mjaft rrallë lajmërimëve të djemve në internet, por nëse ju djem shkruani diçka të veçantë, atëherë nuk do t’ju mungojnë përgjigjet.Femrat nuk i përgjigjen pothuajse asnjeherë lajmërimeve me sfond të theksuar erotik apo me fraza vulgare. Ajo është femër dhe brenda saj ëndërron dashuri, besnikëri, krijim familjeje, lindje fëmije…Shkruani me qetësi një lajmërim dhe rilexojeni disa herë. Mundësisht pa gabime gjuhësore, pra shkruani shqipen Standarte, sepse kjo ju rrit vlerat në sytë e saj. Shkruani diçka romantike dhe në lajmërim shtoni ndonje fjalë si, ledhatime, respekt, dashuri, ndjenja, sinqeritet etj.Për shembull: Për një jetë bashkëshortore plot ledhatime, respekt e ndjenja kërkoj vajzë mosha … etj. Shumica e femrave në përgjithësi kërkojnë lidhje serioze jo vetëm nëpër rrugë, sheshe, plazhe, por edhe në internet.Pas kësaj shkruani dy rreshta për të treguar kush jeni dhe si jeni nga pamja e jashtme.Teksti i lajmërimit duhet t’ju shfaqi disi Special, prandaj mos përdorni fjalë të trishtueshme, madje tregohuni Optimist (pa ekzagjerime).
Mos u tregoni shumë të etur apo të paduruar për marredhënie seksuale.Ka të ngjarë që ajo të mendoj se doni veç ta shfrytëzoni…, biles ka të ngjarë ta frikësoni po të tregoni shumë etje…Po të doni të përdorni pak strategji, mund të publikoni më tepër sesa një lajmërim me tekste të ndryshëm. Kështu që në qoftë se lajmërimi i parë ku ju përdorni fjalët, ledhatime e ndjenja, ndoshta asaj nuk i bën përshtypje. Mundet t’i pëlqej lajmërimi i dytë ku thuhet me pak ekzagjerim artistik se: ” Nëse ne të dy do të jemi pranë njëri - tjetrit, edhe një shikim do të vlente më tepër sesa 1000 puthje”. Fjalët romantike sot dëgjohen shumë pak në jetën e përditshme, ndaj femrat mundet te ndihen të “uritura” për meshkuj romantik ose paksa Special. Ato (shumica e tyre) adhurojnë djemtë xhentila!Pra zbukurojeni pak dhe suksesi nuk do t’ju mungoj, ose tè paktèn do tè jeni nè prag të suksesit.Po të kini dëshirë dhe kurajo vendosni edhe një foto personale. Imazhi është mjaft i rëndësishëm. Ka gjithmonë një femër që ju pëlqen ashtu siç jeni pamja e jashtme. Çdo vajzë që ju duket e paarritshme në rrugët e qytetit tuaj, mund të bëhet e juaja me pak shkathtësi. Po sikur juve ta provoni të gjeni fatin tuaj këtu te http://www.lajmerime.com/ ! Kini parasysh se Ajo dëshiron kryesisht respekt, ndjenja, sinqeritet, admirim e natyrisht shumë dashuri e përkushtim. Në këtë mënyrë mund ta krijoni pak a shumë lajmërimin tuaj, dhe vajzat nuk do t’ju rezistojnë..
E.Selmani
P.S hej çuna keto jane sygjerime dhe jo rregulla. S'ka rregulla fikse ne kesi punesh.-:)
01/07/09
Kujtime nga plazhi
Ora 15.00, Rimini.
Sapo mberrita ne hotel lashe valixhen time dhe dola per te pare perreth. Trotuari buze detit qe i tejmbushur me dyqane dhe turista disi te trullosur nga dielli. Shumica jane te moshuar por ka edhe mjaft te rinj, dhe mesoburra e gra.
Te gjithe jane gjysem te zhveshur, si gjithmone ne stinen e veres anes detit. Duke ecur ndeshem me grupe te shumta vajzash ruse. Mbi trotuarin e gjate per qindra metra gjuha sunduese eshte rusishtja. Ruset njihen menjehere edhe nga fizionomia, ndaj s’duhet te jesh njohes i gjuhes per t’a kuptuar se nga vijne.
Mè ben pershtypje numri i ruseve ne mbasditen e pare ne Rimini por vazhdova ecejaken time eksploruese te qytetit pa u ndalur e pa i kthyer syte nga deti, per te cilin kam vajtur atje.
Hyj neper dyqane dhe blej ca rroba me çmime te lira. S’kam ndermendje te laj veshjet per sa kohe te jem ne plazh. Oret kalojne dhe shkoj per t’u lare ne dush e per te ngrene darke ne hotelin e vogel buze detit. Ushqimi i darkes ndonese i bollshem ta shpif. Ky kuzhinjeri qenka kot fare, mendova ndersa haja darken. Shoh se hoteli qenka plot me gjermane dhe pushues nga Sllovakia.
Problemi i ushqimit te gatuar keq do te me shoqeronte ato dite, dhe ishte nje ushqim qe shkaktonte shume gromesima, si kurre ndonjehere . Te nesermen ne plazh vura re sesi ruset thekeshin ne diell, duke u djegur ne menyre rrenqethese. Trupat e tyre ishin flake te kuq, me lekuren e rrjepur ne menyre qe te linte me goje hapur. E kuptova etjen e tyre per rreze dielli.
I shoh me kurreshtje njerezit ne plazh dhe me bie ne sy dhjami i tepert dhe celulitet tek trupat e femrave, te cilat ndonese mjaft te reja ne moshe kane plot difekte ne trup.
Kjo eshte “nudo zhgenjyese” mendova me vete sa per te bere shaka.
Kurse ne darke trotuari i tejmbushur me njerez, pothuajse i pakalueshem ishte i pushtuar nga femrat e bukura. Mbi trotuar njerezit perplaseshin me njeri-tjetrin sepse s’kishte hapesire kalimi.
Qene te njejtat femra qe kisha pare gjate dites ne plazh, por ja qe mbremja, dritat e rruges, grimi/truku ato i bente me terheqese. Pa harruar se sandalet me taka te larta dhe fustanet e bukura kryenin punen e vet. Dihet se e vetmja gje qe i lidh femrat e te gjitha kombesive jane dyqanet, shopping, parrukierja. Kete mendova kur i shihja se si rendnin neper dyqanet e shumta.
U ula per te pire ne nje lokal dhe prej aty shihja shetitjen e turistave te shumte qe vazhdonin te perplaseshin here pas here mbi trotuar. Ndiej shikimet e dy vajzave ruse qe jane ne krahun tim te djathte. I shoh edhe une por ne shikimin tim nuk ka ate uri apo provokim qe mbase ato do te donin te shihnin, ndaj njera nga ato behet edhe me provokuese duke me dhuruar nje veshtrim te embel, joshes, per te me ngacmuar ose per t’u talllur. Tashme ato e shohin e ndiejne se ne syte e mi nuk ka etje e aq me pak, neps. Kohe plazhi e dihet qe duhet edhe pak loje ose tallje per te kaluar kohen. Vazhdon keshtu per minuta te gjata derisa u ngrita e ika. Kur ika, ato me pershendesin me dore por nuk ua kam qejfin. Perveç kesaj une dashuroj nje tjeter. U largova me hapa te qete e pa ngutje. Ne fakt kam nevoje per qetesi, prandaj tani duhet veç te pushoj, mendova i lodhur nga plazhi dhe disi i pergjumur.
Te nesermen ne plazh duke ecur gjate bregut prape vura re numrin e madh te ruseve. Bezdia e madhe ne plazh qe se vinin shume here shitesit ambulante ( kryesisht njerez me ngjyre nga afrika) qe me lodhnin e bezdisnin edhe kur flija gjume nen çader. Edhe kur paguan per te pushuar te vjen nen çader ndonje “debil” qe do te shesi sende dhe rroba. Pastaj kalonin shume here edhe masazhatoret kineze qe ishin shume te ngjitura. I pashe kur u benin masazhe te tjereve dhe pa i lare duart, masazhatorja i bente masazhe nje tjetri. Pra kishte ngjare qe nuk i lanin kurre duart dhe preknin me ato duar trupat e pushuesve duke rrezikuar te perhapnin semundje ngjitese.
Ne mbasdite autobuzat qe mberriten nga aereoporti i Riminit sollen dhjetera ruse te tjere e me vone pashe edhe autobuza qe vinin direkt nga Sllovakia, Republika çeke e Hungaria. Ne Rimini filiteshin kryesisht gjuhet e lindjes: tek tuk degjohej edhe shqip.
Me beri pershtypje kjo gje: Dikur njerezit vinin nga keto ane per te fituar kafshaten e gojes, ndersa sot Ruset, Sllovaket, Shqiptaret etj vijne edhe per pushime. Ky eshte nje shembull se sa ka ndryshuar bota, se si ndryshon historia, se sa deshire kane te gjithe popujt per te jetuar, per t’u argetuar te gjithe se bashku. Dhe ne te njejten mase.
Por secili sipas qejfit te tij.:)
Per vajzat qe kerkojne djem
( e botova kohe me pare tek nje web-faqe lajmerimesh dhe u çudita kur pashe 41 komente. Nuk e parashikoja-:))
E keni ëndërruar qysh nga fëmijëria “Princin e kaltër”, shpirtin binjak, ose thënë ndryshe djalin që do t’ju rrëmbejë zemrën. Ndoshta edhe nëpërmjet një lajmërimi të thjeshtë do të mundeni të gjeni personin e përshtatshëm për ju. Ndonjëherë interneti na krijon mundësira të njohim persona që në jetën e përditshme nuk do t’i kishim njohur kurrë. Mbase njohje me persona Special!
Ata janë dhjetëra mijëra djem shqiptarë kudo në bote që kërkojnë lidhje me vajza shqiptare.
Provoni të publikoni një kërkesë/lajmërim këtu tek www.lajmerime.com sipas dëshirës tuaj dhe prisni pak ditë. Kryesorja është që lajmërimi juaj të jetë i qartë dhe të sqaroni përfundimisht pretendentët tuaj se çfarë po kërkoni dhe në cilin qytet apo shtet kërkoni partnerin e ardhshëm.Do të merrni dhjetëra përgjigje nga meshkujt, por lind pyetja ; cili prej tyre është më i miri?. Këtë nuk e di askush, veçse ka disa gjëra që mund të kenë njëfarë vlere.Ai që ju shkruan përgjigje/propozim për njohje me katër,pesë fjalë të llojit: “ç’kemi, a je mirë, të hëngsha buzët etj” nuk duket në pamje të parë dhe aq i përshtashëm. Gjithsesi kjo është gusto personale.Përparësi në këto raste mund të kishte më tepër dikush që ju dërgon foto (le të shpresojmë se jane foto reale) dhe disa rreshta prezantues.Edhe nëse djali ju pëlqen mos u përgjigjni menjëherë. Ai është mesuar të presi femrat.Më interesanti nga ata meriton një përgjigje jo më parë se pas 2-3 ditësh, kjo gjë rrit ndjeshëm vlerat tuaja, dhe merrni ndër duar kontrollin e situates.Dhe jo vetëm kaq. Në këto 3 ditë mund t’ju përgjigjet dikush tjetër akoma më interesant se i pari.Duke qenë se sot kemi gjithandej me bollëk edhe web kamera, me kalimin e kohës po ta shihni të arsyeshme zhvilloni një bisedë në Messenger. Le ta hapi ai i pari kamerën. Kështu e shihni se cili është dhe evitoni rrezikun që rastësia nganjëherë mund t’ju sjelli në Messenger edhe kolegun e punës apo komshiun tuaj. Çfarë nuk ndodh!Në qoftë se ju pëlqen dhe me kalimin e kohës dëshironi të takoheni (Kjo është zgjedhja juaj personale) do të ishte më logjike, takimi në nje vend publik, kafene,shesh apo rrugë kryesore. Takimi i parë me një person ende të panjohur në një vend të fshehtë në periferi etj., mundet edhe të sjelli fatkeqësisht të papritura të papëlqyeshme.Dhe kur çdo gjë shkon për së mbari, vendosni ju dhe vetëm ju se çfarë do të bëni më tej.
E.Selmani P.S Këto janë vetëm disa pikepamje modeste personale.Kini parasysh se është e pamundur që këto pikëpamje të vlejnë për të gjithë, por dikujt ndoshta i shërbejnë.
14/06/09
Sa libra lexon Shqiperia virtuale?
Ka autore te tjere te rinj qe kane arritur suksese me te medha e ka ca te tjere qe kane ecur akoma me keq se mua.
e shkruajta me nxitim dhe jane vetem mendime personale. Jo tjeter.