Tregim i ri :*( Rikthehet për lexuesit autori Erion Selmani)
Për të mos ulëritur nga inati ajo zbuti tonin e zërit me
stërmundim.- Ti më rrëshqet çdo ditë. Më trajton si dashnore, se
dashnorja telefohet me orar. Po shyqyr që je i përpiktë me këto oraret e
tua.- shtoi ajo me ironi . –Anila, unë jam i martuar.-ja preu shkurt
ai.
-Po pse s’ma the që në fillim!? Bërtiti
ajo me sa kishte fuqi. Celularët u mbyllën nga të dyja anët. Roberti
nuk pati asnjë dëshirë të bindte Anilën për të vërtetën që dihej. Anila e
dinte mjaft mirë se Roberti qe i martuar me kolegen e saj Martinën. Të
dyja jepnin mësim në të njëjtën shkollë 9-vjeçare e kështu ndërmjet
koleges së saj qe njohur me bashkëshortin e Martinës, domethënë
Robertin.
Gjatë dy muajve të dashurisë së tyre ilegale…, Anila
se kishte përmendur kurrë fjalën martesa jote, apo gruaja jote. Ajo me
shumë stil, thuajse art e kishte shpërfillur egzistencën e Martinës, e
kishte të ngjarë që në ndërgjegjen e saj ajo e harronte që ai ishte
burri i asaj tjetrës.
Qenë njohur me Robertin tek shkolla kur ai
shkonte atje për të marrë të shoqen nga puna e më pas kishin pirë kafe
të tre bashkë siç ndodh shpesh midis kolegësh apo të njohurish.
Kishte qenë pikërisht ajo pasdite në kafe kur Anila kishte humbur
kontrollin dhe qe joshur përfundimisht nga idea se Roberti do i
përkiste.
“Se pranoj dot më, të më trajtosh si dashnore” i nisi ajo sms sapo mbaroi biseda telefonike.
“Po atëherë si duhet të të trajtoj, cila je ti për mua, sipas teje? pyeti ai ndërmjet sms.
“Jam e fejuara jote. Të dua marrëzisht! Më mungon shumë! Dua të të
takoj urgjentisht” shkroi Anila, disi e eksituar, mbase edhe e përndezur
në maksimum nga “vuajtja” që ai s’qe pranë saj.
“Hajde tek tezja, ora 16:00”, shkroi ai më tepër se i kënaqur nga mesazhi i Anilës.
Takoheshin shpesh tek tezja e tij e moshuar, e cila banonte vetëm dhe u linte banesën në dispozicion.
“Ja pra:skena, gjërat, tradhëtia po përsëriten” mendoi ai kur u
përqafua me Anilën në dhomën e gjumit të tezes së tij.
Qenë të dy mbi 30
vjeç, shtatlartë , ai me flokë ngjyrë gështenje ndërsa ajo flokëverdhë.
-Robert! Mos mi shqit sytë ndërsa zhvishem. Më vështro sikur po bën
dashuri me trupin tim, sikur po më ledhaton me sytë e tu, sikur po më
“përdhunon” me afshin tënd…
Ai e shikonte me ëndje por më shumë
se trupin e saj, shihte buzët dhe sytë e saj. Qenë ato buzë, që e
kishin shpartalluar, qenë sytë e Anilës të cilët e kishin dashuruar pas
saj. Ose ashtu i qe dukur atij në fazën fillestare të njohjes. Krejt
ndryshe nga mahnitja e javëve të para, kohët e fundit ai provonte
ndjenjë faji që po tradhtonte të shoqen.
Anila qe gati. Tashmë ishte momenti i shtratit të ndjenjave….
E zhdërvjellët si përherë ajo rrëshqiti poshtë atij për t’u mbuluar e
tëra me trupin e Robertit, për t’u shtypur krejt nga trupi i tij, për të
shijuar çdo prekje, për të gëzuar të gjitha shtyrjet, për të
qetësuar... hormonet, për t’u ndjerë femër….
Qenë pikërisht
këto takime dashurie që i lidhnin me njëri-tjetrin, përherë e më shumë.
Mirëkuptimi në krevat, pasioni i pashuar, shijet e përbashkëta erotike,
ishin me të vërtetë në harmoni të plotë, ndaj Roberti sa më shumë
mendohej kohët e fundit për ta lënë Anilën, e dinte që do të humbiste
shumë gjëra të bukura, nga ato kënaqësi që tashmë nuk përjetonte më me
bashkëshorten e tij.
Po. Dashnorja kishte tjetër shije, më tepër
lezet, e njëkohësisht telashe thuajse të frikshme, për të mos thënë se
ndonjëherë marrëdhëniet jashtëmartesore, mund të shndërroheshin edhe në
tragjedi... Për fat të keq.
-Anila, dua të të them një gjë.- tha
Roberti pas dashurisë. Po prisnin të ulur mbi divan kafen që po u bënte
tezja, siç ndodhte gjithmonë pasi kishin kryer punë…
Në fakt ai do ta donte kafen para se të përfundonin në shtrat, ndërsa Anila e parapëlqente kafen pas dashurisë.
Tezja u solli dy kafet dhe i la vetëm. Ai piu kafe, e pa në sy Anilën
dhe foli mendueshëm, me shumë ngadalë. Ngjante sikur vetë fjalët nuk
donin të dilnin nga goja, ose qenë dhëmbët që pengonin daljen e fjalëve.
-Ti thua se po të trajtoj si dashnore, ndërkaq thua se je e fejuara
ime. Po sikur kjo histori midis nesh të ishte për mua thjesht aventurë,
madje edhe për ty.
-Qysh the Robert?- Aventurë?- Anila qe prishur në
fytyrë, me sy të egër nga dhimbja që i shkaktuan fjalët e tij. Do të
donte të dëgjonte ndonjë fjalë dashurie, ndonjë premtim, qoftë edhe
gënjeshtër, po ama ajo donte të ndihej femra e tij, e fejuara e tij, e
në asnjë mënyrë jo; aventura e tij erotike. Ajo ishte pikërisht ajo që e
ngopte, ose i qetësonte shpirtin mashkullor, me gjithë qënien e saj, me
krejt feminilitetin e saj.
Anila foli sërisht por, me zë të përvuajtur kësaj here.
-U ngope zotrote me femër... Tashti po pi kafe e më pas do ikësh në shtëpi tek gruaja. Doemos unë jam aventura jote.
-Dëgjo e dashur. Me mua s’ke të ardhme. Unë nuk do e braktis gruan për ty. Shiko të gjesh ndonjë burrë beqar.
-Ahhh, sa i poshtër që paske qenë! Ti mashkulli im, ti i fejuari im, më
thua mua të gjej ndonjë tjetër!? Gruaja jote jam unë, dhe sonte s’ke
për të vajtur tek ajo tjetra. Biles aventura jote është ajo, jo unë.
Pasi unë jam e vetmja dashuri e jotja, e papërsëritshme dua të them. Jam
zemra jote, e këtë dua ta theksoj... VIJON. KLIKO PER TA LEXUAR
23/01/13
Iscriviti a:
Post (Atom)